Orari i gjithsekujt është i ndryshëm në varësi të shumë faktorëve nga orari i stërvitjeve deri në prodhimin e sebum-it. Por, ka disa gjëra që janë esenciale për të gjithë. Kemi përgjuar stilistin e flokëve Halli Bivona nga salloni John Barrett për këshillat e saja se si ti trajtojmë flokët më së miri.

Kur duhen larë flokët:

Flokë të holla: Çdo të dytën ditë apo pas dy ditësh është më së miri. Në këtë mënyrë, as nuk do ti keni shumë kohë me yndyrë por edhe do të lejoni që yndyra të ushqejë flokun tuaj.

Flokë mesatare dhe të trasha: Çdo të tretën ditë deri në një javë. Flokët e trasha iu duhet më shumë ditë për të absorbuar vajrat natyrale dhe duken më pak të yndyrshme se sa flokët e holla. Rekomandohet të bëhet një maskë e thellë flokësh një herë në javë për rreth 15 minuta apo më gjatë.

Flokët e dëmtuar kimikisht: rekomandohet larja e flokëve duke u bazuar në cilësinë e saj, por duke lënë kondicionerin gjatë natës. Shtrëngoni flokët tuaja dhe vendosni një kapelë dushi gjatë fjetjes – në këtë mënyrë do të mbroni jastëkun tuaj dhe ngrohja natyrale do të ngrohë trajtimin me kondicioner, duke e lejuar që të depërtojë shtresat më të thella. Maska ime e preferuar është ‘Shu Uemura Ultimate Remedy’, e cila përmban shumë vajra thelbësorë të cilët janë super ushqyes për flokët tuaj.

Sa produkte duhet përdorur:

Dy të tretat e shamposë do të ju mjaftojnë për larje të mirë të flokëve, dhe e njejta për kondicionerin. Aplikoni produktin nga majat e deri tek rrënja dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Shumica e njerëzve nuk e lajnë si duhet kondicionerin nga flokët, gjë që mund të komprometojë me plasaritje. Shtoni edhe një minutë shtesë në mënyrë që të siguroheni se i keni larë flokët si duhet.

Kur duhen prerë flokët:

Gjatësia deri në supe apo më të shkurtra: që ta mirëmabni atë gjatësi precize, duhet ti preni flokët çdo 4-6 javë.

Gjatësia poshtë supeve: çdo 8 javë.

Këshillë: kam vërejtur se shumica e femrave me flokë të gjata nuk i prejnë ato nga frika e humbjes së gjatësisë, por kjo në të vërtetë bën më shumë dëm se sa dobi. Sa më gjatë ti lini flokët pa prerë, aq më shumë ju grumbullohen majat e çara duke shkaktuar më shumë thatësi dhe dëme, që të shmangni dëmtimin e flokëve të gjata, preni ato çdo sezonë apo në çdo 8 javë. Në këtë mënyrë mund ta ruani gjatësinë por edhe të hiqni qafe majat e plasaritura.

Kur të përdorni pajisje ngrohëse për flokë:

Është në rregull të përdorni ndonjëherë pajisje ngrohëse (hekur për flokë, figaro, fenirim) disa here në javë. Por, nëse i përdorni ato çdo ditë, atëherë definitivisht shkaktoni dëmtim tek flokët.

Këshillë: përdorni serume mbrojtëse ndaj nxehtësisë apo llak çdo here që i stiloni flokët tuaj. Shumica e pajisjeve shkojnë deri në 450 shkallë, por sa më e nxehtë të jetë pajisja aq më pak kohë ju duhet për të dredhuar flokët në figaro apo në hekurin e flokëve.

Kur të ngjyrosen flokët:

Proces i vetëm: çdo 4 javë.

Hijëzimi i flokëve: çdo 6-8 javë.

Këshillë: më pëlqen nuancimi i rrënjëve me hijëzim. Duket sikur i jep pak contrast flokëve por edhe i mbron nga procesimi.

kosovarja.ch