A është mirë të veshni një korset për ngushtimin e belit tuaj?

spot_imgspot_img

Ta formësoni belin me anë të një korseti, mund të rezultojë në “belin e grerëzës” apo në figurën e ekzagjeruar të orës së rërës, ndërsa paraqitja juaj e shëndetshme mund të jetë vetëm një iluzion.

Korseti nuk e djeg dhjamin apo tonin e muskujve, ata thjeshtë ndryshojnë masën tuaj ekzistuese në një formë të re, dhe nëse keqpërdoret ai, mund të shkaktojë probleme të përhershme shëndetësore. Por, sidoqoftë, nëse përdorni korset për periudha të shkurtra kohore, konsultohuni me mjekun tuaj në lidhje me efektet anësore.

Madhësia e belit vs. trashësia e belit

Korseti mund të ndryshojë formën tuaj, mirëpo shtrëngimi i saj nuk e zvogëlon yndyrën në bel, kështuqë djegia e dhjamit është më e rëndësishme për shëndetin tuaj se sa thjeshtë ta riformoni trupin. Yndyra viscerale (e organeve të brendshme) është e rrezikshme, pasi mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, tronditje, diabet dhe kancer. Të ushqyerit dhe mënyra e jetesës janë mjetet më efektive për të luftuar yndyrën e trupit.

Humbja e peshës afat-shkurtë

Ta lidhni dhe shtrëngoni veten me anë të një korseti, mund të kompresojë barkun tuaj, gjë që ju bën të hani më pak apo të duroni një siklet ekstrem, kështuqë ju mund të humbni peshë në këtë mënyrë. Pas disa ditëve ose javëve, në mënyrë të natyrshme, ju mund të reduktoni trashësinë e barkut dhe madhësinë e belit tuaj, por pas heqjes së korsetit, ju duhet vullnet i madh që të mbani formën e fituar. Pas ngushtimit të belit dhe tkurrjes së barkut, korseti nuk formëson apo tonifikon barkun tuaj, dhe pasojat mund të jenë gulçime apo pengesë në frymëmarrje si dhe lëkurë e thatë.

Efektet afatgjata të shëndetit

Ngushtimi i belit mund të ndryshojë fizikisht formën e trupit me kalimin e kohës, gradualisht duke shtypur brinjët dhe kafazin e krahërorit si dhe duke zhvendosur organet e brendshme. Përderisa nga jashtë, kjo pamje e hollë dhe e shëndetshme e belit jep imazh shumë të mirë, nga ana tjetër mund të lindin probleme shëndetësore. Disa nga përdorueset theksojnë për dhimbje të legenit apo këmbëve, si pasojë e presionit të nervave, ndërsa dëmet e kafazit mund të zvogëlojnë kapacitetin e mushkërive. Kompresimi apo shtypja e barkut mund të pengojë tretjen e rregullt si dhe dëmtimi i organeve tjera është mëse i mundshëm.

Alternativat e përdorimit të korsetit

Korsetet nuk janë të nevojshme për krijimin e një beli të hollë. Ekzistojnë edhe veshje tjera që e reduktojnë trashësinë për një periudhë të shkurtë si shtrënguese në forma të ndryshme që i japin formë trupit, mirëpo heqja permanente e dhjamit në pjesë të caktuara të trupit kërkon ndryshime në dietë dhe stërvitje aerobiku. Kërkoni opcione të shëndetshme, sepse përderisa të gjithë tentojnë që të shohin më të mirën tek vetja, shëndeti duhet të paguhet për një çmim shumë më të lartë./kosovarja.ch/

Foto: Youtube

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.

Këshilla‑shtëpiake: ide praktike për organizimin e kuzhinës së vogël

Si t’i organizoni kimikatet dhe produktet e pastrimit në një kuzhinë të vogël në mënyrë të sigurt, duke ulur rrezikun për familjen dhe duke ditur veprimet e para në rast helmimi.