Gjërat që nuk i dinit në lidhje me spray-in për larje të thatë të flokëve

spot_imgspot_img

Sprejt për larje të thatë të flokëve, në perendim ka vite që ndihmojnë femrat për të shmangur larjen e përditshme si dhe tharjen e tyre, ndërsa edhe në vendin tonë janë duke u bërë gjithnjë e më të njohura. Edhe pse më herët është përdorur vetë në rastet dhe situatat kur nuk keni qenë në gjendje për të larë flokët, ndërsa tani vajzat mund ta përdorin çdo ditë, dhe për një arsye shumë interesante – ata i japin një volum të papërshkruar flokëve.

Pastruesit e thatë, së fundmi po përdoren në formën e sprej-it, megjithëse ende mund të gjenden në formën e pluhurit të bardhë i cili vendoset në flokë. Kjo substancë e thatë funskionon si një sfungjer i vogël me vaj, që aplikohet në rrënjë, ku flokët për disa minuta do të duken të pastër dhe të dendur.

Prodhuesit kanë qenë në konkurencë të plotë se cili do të bëjë shampon më të mirë, dhe si rezultat i kësaj ne sot kemi sprej për bjonde, brune dhe zeshkane. Kërcënimi më i madh që vjen nga këto shampo është gjurmët e bardha që i lënë. Kjo, bjondeve nuk do i pengonte aspak, mirëpo vajzat me ngjyrë të errët të flokëve do duhej të zgjedhnin sprej që është i bërë enkas për ngjyrën e tyre të flokëve.

Megjithatë, është interesante se sot mund të gjenden dy lloje të spray-eve apo llaqeve të tilla. Njëra ka për qëllim thithjen e yndyrës dhe pastrimin e flokëve, ndërsa tjetra ka për qëllim vetëm për të shtuar volumin.

Si të dini se cili spray është në të vërtetë? Është shumë e thjeshtë – shikoni përbërjen në paketim. Nëse në listën e përbërësve në vendin e parë është niseshteja (starch), kjo do të thotë se ky është spray apo llak për larje të flokëve të thatë. Në fakt, niseshtja është ajo që ndikon në përthithjen e yndyrës në flokë. Ndërsa, në qoftë se alkooli është në vend të parë, atëherë ky është spray që do të jape vetëm volumin.

Si përdoret shampoja e thatë apo në formë pluhuri?

Spray-i aplikohet direkt në rrënjë të flokëve, veçanërisht në pjesën ku është më shumë me yndyrë. Lëreni që të veprojë për disa minuta, pastaj lani mirë dhe krehni flokët tuaj. Pas çdo krehje, shenjat do të zhduken dhe do të keni flokë të pastra. Megjithatë, ky efekt do të realizohet nëse spray-i aplikohet në flokë të lagur.

Edhepse shumë të dobishme, shampot e thatë nuk mund të jenë zëvendësues të larjes klasike të flokëve. Këto spray-e do t’ju ndihmojnë të kaloni dy –tri ditë pa larje të flokëve, por ekpsertët këshillojnë që pas aplikimit të tretë, sigurohuni që t’i lani flokët me shampo klasik./kosovarja.ch/

Foto: livinggreenandfrugally

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.