Dhoma e gjumit: 7 ngjyra për relaksim

spot_imgspot_img

E gjelbërta e çelët ka energji pozitive, vjollcë është ngjyrë mbretërore, e bardha elegante ndërsa e kaltra ofronë ndjenjë freskie. E butë është e verdha, derisa nuancat e ngjyrës tirkiz të zgjojnë ndjenjën e pafundësisë dhe besimit. Tamam pushim për shpirt e sy është ngjyra pjeshkë.

Ngjyrat janë forma jo verbale e komunikimit e cila mund të ndikojë në disponimin tonë, kërkimet e emocioneve, insiprimet e njerëzve shumë shpesh destinohen në dhomën e gjumit, andaj zgjidhni ngjyra relaksuese. Shikoni se për cilat ngjyra dizajnerët e enteriereve thonë që janë relaksuese dhe qetsuese.

E gjelbër e çelët

Secilën herë që do të futeni në dhomë ku dominon kjo ngjyrë, do të keni ndjenjën që po hyni në një mal i cili ju bjen qetësi. E gjelbërta e çelët ka energji pozitive, e cila lidhet me freskinë, pranverën, barin dhe dendësinë. Për këto arsye, e gjelbërta është ngjyra e cila më së shumti mund të na ndihmojë të relaksohemi.

Ngjyra vjollcë e mbyllët

Ngjyrë mbretërore. Vjollca ka marrë status elitar për shkak të cmimit dhe rralësisë të ngjyrës. Përveç që ka status mbretërorë kjo ngjyrë ka edhe domethënie tjera, siç është pasuria dhe prestixhi. Nëse dëshironi të ndiheni të pasur dhe në të njëjtën kohë të jeni të relaksuar, e vjollca e mbyllët është me të vërtetë ngjyrë e përsosur për dhomë gjumi.

E bardha

Ndoshta mund të ju duket që ngjyra e badhë në muret tuaja mund të jetë ‘e mërzitshme’, por besoni kjo ngjyrë është apsolutisht moderne. Andaj nëse veç e keni, atëherë jeni edhe të vetëdijshmëm se si ajo ndikon në ju me elegancë. Në dhomë të fjetjes me ngjyrë të bardhë do të ndiheni të relaksuar dhe të qetë.

E kaltër e hapur

Ngjyra e kaltër e çelët jep ndjenjën e freskisë. Kjo është njëra ndër ngjyrat e cila rrezaton energji, impulsivitet dhe zgjon epsh. E kaltërta është fantastike për dhomë të fjetjes, sepse ndihmon shumë të relaksoheni dhe të merrni edhe më shumë energji.

E verdhe e hapur

Ngjyra e verdhë e hapur është ngjyrë e butë e cila dhomës mund t’i japë ndjenjë qetësie. Krahas kësaj gjithmonë do të keni ndjenjën që dhomën tuaj e kanë kapluar rrezet e diellit. Pozitiviteti, gëzimi dhe optimizmi janë energjitë që t’i ofron kjo ngjyrë.

Ngjyre tirkizi

Ngjyra e detit me nuanca të pasura,  paraqesin energji pozitive, ndjenjë pafundësije, ndjenjë besimi e sigurie. Nëse e doni detin, atëherë kjo është ngjyra juaj. Sa herë të hyni në dhomë me ngjyrë tirkizi, trupi dhe shpirti juaj do ta kenë ndjenjën se janë në det.

Ngjyre pjeshke

Kjo ngjyrë është e mirë sepse ju mundëson që në dhomë të keni detaje ngjyrë rozë.  Kjo ngjyrë konsiderohet si ngjyrë e egër, por ngjyra e pjeshkës ju mundëson që pa frikë t’i kombinoni në dhomë të gjumit dhe me efekt shumë relaksues bile. Kjo ngjyrë është shumë e butë dhe është pushim i vërtetë për sy, trup dhe shpirt …

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.

Këshilla‑shtëpiake: ide praktike për organizimin e kuzhinës së vogël

Si t’i organizoni kimikatet dhe produktet e pastrimit në një kuzhinë të vogël në mënyrë të sigurt, duke ulur rrezikun për familjen dhe duke ditur veprimet e para në rast helmimi.