Hit në botë: Teknika “balayage” për nijansimin e flokëve

Metoda për ngjyrosjen e flokëve e cila është shpikur në Paris qysh në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, këtë vit është kthyer nëpërmjet “derës së madhe” dhe i ka mundur të gjitha ndjekëset e besueshme të trendeve të bukurisë! Teknika “balayage” është teknikë e lyerjes së flokëve gjatë së cilës fijet bëhen me truqe të njëtrajtshëm nga rrënja e flokut deri tek maja e fijeve, në mënyrë që kalimi ndërmjet ngjyrës natyrale të flokut dhe ngjyrës së fijeve të duket sa më natyrale.

Në rrënjën e flokut ngjyra shtresohet në shtresa të holla, ndërsa në maja me shtresa më të trasha, gjë që rezulton me pramenë të trashë dhe të gjërë, të cilat duken sikur kanë shkëlqyer në mënyrë natyrale. Teknika “balayge” është shumë e ngjajshme me të popullarizuarën metodë ombre ose me shatirin e zakonshëm të flokëve, por jep shumë më shumë natyrshmëri, elegancë dhe rezultat përfundimtar të sofistikuar.

Të themi, për dallim nga pramenët e bërë me ndihmën e folive (të cilat duken më pak të natyrshme), gjatë rritjes së flokëve në të cilën është aplikuar teknika “balayage” nuk bëhet aq ndryshim i dukshëm ndërmjet pramenëve dhe rrënjës së flokëve.

Metodën “balayage” e kanë pranuar edhe shumë yje hollivudiane dhe modele të popullarizuara, kështuqë kjo metodë ngadal por sigurtë nga froni po e heq metodën ombre dhe po bëhet hiti dhe inspirimi kryesorë në salonet e bukurisë anembanë globit!

kosovarja.ch