Dehidrimi: shkaktarët, simptomat dhe preventimi

spot_imgspot_img

Uji përbën 70 përqind të trupit të njeriut të shëndoshë. Sasia e mjaftueshme e ujit dhe hidratimi i mirë, janë të domosdoshme për tretjen, largimin e toksinave dhe mbeturinave tjera nga trupi, si dhe mirëmbajtjen e lëkurës së shëndoshë.Normalisht trupi i njeriut humb ujë gjatë gjithë ditës, më së shumti nëpërmes djersës dhe urinës, mirëpo atë zakonisht e kthejmë përmes ushqimit dhe pijeve.

Dehidrimi është një problem shumë serioz shëndetësor, i cili mund të shkaktohet tek njerëzit në çfarëdo moshe. Njerëzit do të duhej të njohin shenjat e dehidrimit, sepse në atë mënyrë mund të parandalojnë problemet e mëdha.

Çka është dehidrimi?

Dehidrimi ëshë gjendje e cila paraqitet kur dikush humb më shumë lëngje se sa ka konsumuar, ku me këtë prish baraspeshën e ndieshme të mineraleve në lëngjet trupore. Ajo është një gjendje jonaturale në të cilën pika të caktuara në trup humbin sasinë adekuate të ujit. Dehidrimi klasifikohet si i butë, mesatar dhe i rëndë, kurse bazohet në atë se sa lëngje ka humbur trupi.

  • Dehidrimi i butë ndodh kur trupi humb rreth një deri në dy përqind të sasisë së përgjithshme të lëngjeve
  • Dehidrimi mesatar ndodh kur trupi humb rreth 5 përqind të sasisë së përgjithshme të lëngjeve
  • Dehidrimi i rëndë ndodh kur trupi humb rreth 10 përqind të sasisë së përgjithshme të lëngjeve

Çka e shkakton dehidrimin?

Dehidrimi kryesisht shkaktohet nëse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të lëngjeve, nëse humbni shumë lëngje, apo edhe kombinimi i këtyre dyjave.

  • Vjellja dhe jashtëqitja janë dy shkaktarët më të zakonshëm të humbjes së sasisë më të madhe të ujit
  • Djersitja është edhe një shkaktar i madh të humbjes së konsiderueshme të ujit, kurse ndodh për shkakun që trupi tenton të ftohet. Arsyet për drejrsitje të tepruar mund të jenë të shumta. Disa nga to përfshijnë ushtrimet në hapësira të nxehta, puna në ambiente të nxehta si dhe temperatura që shkaktohet për shkak të infeksionit.
  • Niveli i lartë i sheqerit në gjak tek personat me diabet mund të shkaktojë urinim të shpeshtë.
  • Konsumimi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë dehidrim

Cilat janë shenjat/ simptomat e dehidrimit?

Simptomat e dehidrimit dallojnë në varësi të nivelit të tij. Reaksionet fillestare të trupit në dehidrim janë etja (trupi tenton të rrisë nivelin e ujit), rrallimi i urinimit (trupi tenton të mbajë lëngjet) si dhe ngjyra e mbyllët e urinës. Mirëpo problemi është që ju vetëm keni dehidruar kur këto simptoma të shfaqen. Sa më shumë që të rritet niveli i humbjes së ujit, paraqiten edhe më shumë shenja dhe simptoma, siç janë:

  • Kokëdhembja
  • Lëkurë dhe buzë të thata
  • Goja e thatë dhe gjuha e thatë me pështymë të dendur
  • Gërçe në duar dhe këmbë
  • Sy të thatë me pak apo aspak lotë kur qani,
  • Djersitje e pakët
  • Ngritja e temperaturës trupore
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Lodhje dhe dobësim
  • Mundim dhe vjellje

Nëse dehidrimi nuk mjekohet me urgjencë, pason dehidrimi i rëndë, i cili mund të sjellë deri në gjendje kome, ndalim të funksionit të organeve dhe në fund edhe vdekje.

Si mund të ndërpritet dehidrimi?

Konsumimi i sasisë së mjaftueshme të lëngjeve dhe ushqimit i cili përmban shumë ujë është mënyra më e thjeshtë që të ndërpritet dehidrimi. Lëngjet mund t’i fitoni jo vetëm nga uji, por edhe nga pijet tjera, si dhe ushqimi (pemët dhe perimet). A edhe disa këshilla shtesë për ndalimin e dehidrimit:

  • Pini ujë shtesë në motin e nxehtë dhe me lagështi, që të kompensoni atë që keni humbur me djersitje.
  • Pini lëngje (ujë apo lëng që përmban elektrolite shtesë) para fillimit të aktiviteteve të rënda apo ushtrimeve. Gjithashtu, vazhdoni të pini rregullisht gjatë aktivitetit si dhe pasi të mbaroni
  • Herët në mëngjes apo pasditen e vonë është koha më e përshtatshme për ushtrime apo sport. Shmangni orët më të nxehta të ditës për këto aktivitete./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.