Pjatat që s’duhet të mungojnë gjatë Pashkëve

spot_imgspot_img

Pashkët janë të dielën, por nëse ende nuk keni menduar për ushqimet e asaj dite, bëjeni tani. E dini se kjo festë, kërkon që në tryezë të shtrohen ushqime të veçanta dhe jo pa qëllim. Kjo ditë është shumë e lidhur me traditën e ushqimeve, por çfarë duhet të gatuajmë dhe pse?

Vezët e ziera (dhe çokollatat në formë veze)

Ndoshta një nga ushqimet që i bashkon për Pashkë njerëzit e gjithë botës janë vezët e kuqe.  Edhe pse më tepër i përdorim si diçka dekorative për tryezën, tradita e trokitjes së tyre të dielën në mëngjes, mbetet një traditë e vazhdueshme.

Buka e Pashkëve

Buka e Pashkëve është një tjetër ushqim tradicional që gatuhet gjatë këtyre ditëve. Ajo simbolizon trupin e Krishtit dhe thuhet se është ndarë gjatë Darkës së Fundit me apostujt. Nëse e ndani gjysmën për vete dhe gjysmën për shokun/shoqen thuhet se marrëdhënia do të forcohet edhe më me kalimin e viteve.

Mish qingji i pjekur

Zakonisht serviret në drekën e të dielës dhe lidhet me historinë e të krishterëve.

Karrotat.

Karrotat kanë gjithashtu një lidhje të ngushtë me këtë periudhë dhe e mira është t’i përdorni në çdo pjatë që do të përgatisni atë ditë.

Proshutë derri

Thuhet se proshuta e gatuar sjell fat të mirë. Gjithashtu ishte shumë i përdorur në Amerikë ku mishi i qengjit nuk preferohej.

Burimi: Bustle

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.