Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një tregim nga koha e mesjetës, i cili do të bëjë që t`i rimendoni marrëdhëniet e juaja miqësore me njerëzit.

Në mesjetë në Indinë e largët, një zonjë si kafshë shtëpiake e ka ruajtur një gjarpër piton, të cilin shumë e ka dashur.

Kur është bërë gjarpëri i madh 4 metra, përnjëherë ka pushuar së ngrëri, dhe pas disa javëve tentime për ta ushqyer me ushqime nga më të ndryshmet për një gjarpër, zonja e vendos ta dërgojë tek veterineri.

Duke e dëgjuar hallin e zonjës me gjarpërin, veterineri e pyeti” A flen me ju gjarpëri natën, mbështjellet rreth jush apo ju afrohet shumë afër jush dhe zgjatet me tërë gjatësinë e saj?”, zonja çuditet dhe në të gjitha pyetjet përgjigjet me “po, po, po. E shoh se kërkon diçka prej meje por nuk mund ta di se çfarë”.

Veterineri i brengosur i përgjiget” Zonjë, gjarpëri juaj nuk është i sëmurë, ai përgatitet të ju gllabërojë. Ai çdoherë që ju përqafon dhe mbështjellë trupin, ju mat se sa ushqim i madh jeni, kur është zgjatur shumë afër pranë jush ai ju ka matur se sa duhet të rritet që të ju hajë. Dhe po, nuk ha asgjë tjetër për të lehtësuar tretjen tuaj pasi të ju gllabërojë.

Mësimi i tregimit: Duhet të njohësh një gjarpër rreth teje dhe qëllimin e vërtetë të tij. Shpeshherë dikush ju përqafon dhe ju dashuron, vetëm e vetëm që të ju gllabërojë më vonë kur të rritet.

kosovarja.ch