Sipas shkencës thuhet se po …

Disa njerëz duan të njohin gjininë e fëmijës së tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndërsa disa të tjerë duan ta kenë si befasi deri në lindje.

Për ata persona që dëshirojnë të dinë me çdo kusht gjininë, që të fillojnë blerjen e rrobave, përcaktimin e emrit, për këta është një pritje e gjatë sepse shumica e njerëzve zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre të ardhshëm që në ultratingullin e bërë në javën 18-të.

Për një kohë aq të gjatë, prindërit e paduruar janë përpjekur të gjejnë mënyra për të zbuluar gjininë e fëmijës së tyre më herët, duke bërë supozime që nga forma e stomakut e deri në kohën kur foshnja është konceptuar.

Megjithatë, në disa lajme të fundit, duket se ka një mënyrë akoma më të thjeshtë për të treguar me saktësi nëse do keni djalë apo vajzë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se femrat që fitojnë më pak peshë gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa të kenë një vajzë, ndërsa ato që fitojnë më shumë peshë, kanë gjasa të kenë djalë.

Po, është kaq e thjeshtë.

Studiuesit ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë se pse ky shtim në peshë mund të parashikojë gjininë, por hulumtimet prapa saj duken mjaft të ligjshme. I publikuar në PLOS ONE, është bazuar në një studim vëzhgimor, duke observuar mbi 68 milionë lindje mbi moshën 23 vjeç.

Pra, lajm i mirë është se ne mund të fillojmë të parashikojmë gjininë e fëmijës sonë, por lajm i keq është se duhet të matemi më shpesh dhe ta kemi peshën në kontroll nëse duamë ta dimë këtë fakt!

kosovarja.ch