Sa është e sigurtë shtyerja apo vonimi i ciklit menstrual?

Në periudhën e udhëtimeve shpesh shtrohet pyetja shtyerja apo prolongimi i menstruacioneve, por edhe frika nëse kjo vonesë a është e shëndetshme si dhe a do të lë pasoja për ciklet e ardhshme. Shtyerja e periudhës së menstruacioneve është e mundur, dhe nëse zbatohet sipas udhëzimeve të mjekut, nuk do të ketë pasoja, por nuk duhet ta përsërisni shpesh këtë, vetëm me anë të konsultimit me mjekun.

Terapia me barëra, e cila është e nevojshme për prolongimin e ciklit, nuk është pa efekte anësore dhe mund t’i jepet vetëm pacienteve të shëndetshme, që nuk janë shtatzënë dhe nuk kanë sëmundje kronike, sidomos në rritjen e presionit, çrregullimeve të koagulimit si tromboza etj.

Për shtyerjen e ciklit përdoren preparate hormonale, progestin (tableta progesterone) apo kontraceptivë oral (terapi e kombinuar me estrogjen dhe progesteron).

Femrat që veçmë janë në terapi me kontraceptivë oral mund të vazhdojnë të marrin këta barëra- pa ndërprerje dhe të vazhdojnë e pakon e ardhshme. Pasi të përfundojë pakoja e fundit, zakonisht bëhet pauzë – nëse terapia është me 21 ditë, pauza zgjat një javë, nëse terapia zgjat 24 deri 28 ditë, mirren pilula që janë marrë zakonisht gjatë pauzës – “pilula të bardha”. Gjatë periudhës së pauzës vjen deri tek cikli menstrual. Në disa raste, për shkak të marrjes së vazhdueshme të barërave mund të vjen deri tek efektet anësore kalimtare – të rralla, “gjakderdhje në formë pikash”, ndjeshmëri dhe tension të gjinjve si dhe dhimbje e lehtë e barkut. Këto fenomene ndodhin për shkak të efekteve hormonale dhe terapia duhet të vazhdojë në bazë të skemës.

Femrat që nuk kanë marrë terapi me kontraceptivë oral dhe nuk dëshirojnë të fillojnë vetëm për shkak të vonimit të ciklit, mund të shtyejnë menstruacionet me progestogjen – progesteron i cili sekretohet në fazën e dytë të ciklit menstrual. Këto barëra përfshihen në fazën e dytë të ciklit para shtyerjes së dëshiruar dhe merren për aq kohë sa dëshironi të ju shtyhet cikli, por jo më shumë se dy javë. Pas ndërprerjes së terapise, brenda pak ditësh do të keni gjakderdhje, që mund të jetë në sasi të zakonshme, por pak më e trashë. Efektet anësore të terapisë janë të ngjashme me ato të shtyerjes së ciklit me anë të kontraceptivëve oralë.

kosovarja.ch