Dëshironi të freskoheni me pije të ftohtë plotë vitamina, kur shija e ujit të thjeshtë ju është bërë e mërzitshme dhe pashije? Atëherë uji i shtëpisë me vitamina është ideal për ju. Përzgjedhni vetë kombinimin e shijes sipas dëshirës dhe kënaquni me pijen e shëndetshme.

Përbërësit:

  • fruta të freskëta
  • erëza të freskëta sipas shijes
  • ujë
  • enë qelqi
  • shuuuuuumë akull

Kombinimet e shijes:

  • limon + limet (limon i gjelbërt) + portokall
  • mjedër (malina) + limet (limon i gjelbërt)
  • mentë + trangull + mollë e gjelbërt
  • livando + boronicë
  • ananas + mentë + xhenxhefil
  • portokall + limon + mentë

Përgatitja e ujit me vitamina:

  1. Frutat preni në rriska shumë të holla apo katrorë dhe vendosni në kavanoz qelqi apo gotë të madhe. Shtoni erëzat dhe mbusheni me ujë.
  2. Përzierjen vendoseni në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë disa orë dhe nganjëherë e përzieni lehtë.

Ujin e thjeshtë zëvendësojeni me atë të shijshëm dhe freskues, plot me vitamina dhe kënaquni me pijen e shëndoshë në vend të lëngjeve të ngopura me sheqer.

kosovarja.ch