Kur është koha më e përshtatshme për lindjen e fëmijës së parë?

Përgjigjjet e shkencëtarëve, në bazë të studimeve të ndryshme na drejtojnë nga ajo që ne vet mendojmë për vitet më të mira. Sipas fjalëve të z. John Mirovski, një sociolog në Universitetin e Teksasit, në kuptimin biologjik vitet më të mira janë ato të adoleshencës së vonë apo njëzetat e hershme.

Sipas tij, në këtë moshë qelizat e vezorëve janë më të freskëta, kurse sistemi riprodhues është në kulmin e saj. Gratë në vitet e njëzeta kanë më pak gjasa për të patur probleme kronike shëndetësore që mund të jenë një rrezik për nënën apo për fëmijën, po ashtu në ato vite përqindja është më e ulët e rrezikut për abort, lindja e fëmisë së vdekur dhe infertilitetit.

Megjithatë, koha më e mirë biologjike për të lindur shpesh nuk është në përputhje me moshën shoqërore më të mirë për lindje, e sidomos në një shoqëri që është e organizuar rreth një familje me një numër të vogël të anëtarëve dhe grave që punojnë me orarë të plotë. Prandaj, shumica e njerëzve në adoleshencën e tyre ose në fund të viteve njëzeta të hershme nuk ndjehen të gatshëm për tu bërë prind. Nëse shtatzënia ndodh në atë moshë të hershme, shpesh e shoqërojnë probleme sociale dhe, sipas sociologut Mirovski, shtatëzania në njëzetat e hershme shpesh ndodhë jashtë martese dhe shumë shpesh ajo ndikon në arsimimin e mëtutjeshëm.

Viti më i mirë i lindjes mund të jetë koha në të cilën gratë kanë mundësi më të madhe për të lindur një fëmijë të shëndetshëm. Kështu, një studim i Kalifornisë arriti në përfundimin se koha më e mirë për të lindur fëmiun e parë është mosha 26 vjeqare, sepse atëherë janë shansat më të vogla për lindjen e një fëmije me ndonjë çrregullim. Një tjetër studim megjithatë, bazuar në të dhënat kombëtare, duke marrë në konsideratë faktorë të tjerë, përkatësisht shkallën e vdekshmërisë foshnjore, erdhi në përfundim që koha më e mirë për lindje është 32 vjet.

Një studim i tretë megjithatë tregoi se koha më e mirë për të lindur, për sa i përket shëndetit afatgjatë të nënës, është 31 vjeç. Në një tjetër studim i cili është kryer me anë të telefonit me gratë të moshës 45-95 vjeç është mësuar se mesatarisht, gratë të cilat kanë lindur fëmijën e tyre të parë në moshën 29 vjeçare kanë patur më pak çrregullime mendore pas lindjes. Shëndetin më të mirë në përgjithësi e kanë patur gratë që kishin lindur foshnjën e tyre të parë në 30 vjet. Shëndet të mirë  fizik afatgjatë kanë patur ato gra të cilat kanë lindur në 31 vjet.

Në qoftë se koha më e mirë për lindje përcaktohet në kuadër të jetëgjatësisë më të gjatë për nënën, atëherë ajo është 34 vjeç. Mirovski gjatë anketës ka  biseduar me 1890 nëna, dhe i ka pyetur për gjendjen e tyre aktuale shëndetësore, duke përfshirë edhe sëmundjet kronike, problemet e lëvizshmërisë dhe disa probleme të tjera. Ai pastaj i ka kontrolluar të dhënat mbi vdekshmërinë e grave që kanë pasur kushte të ngjashme mjedisore si dhe me ato të cilët ai foli dhe bëri një konkluzion në lidhje me vitet më të mira për lindjen e fëmijës së tyre të parë në aspektin e shëndetit afatgjatë dhe vdekshmërisë së nënave.

“Një grua që lindi fëmijën e parë të saj në 34 vjet me siguri do të jetë, në aspektin shëndetësor, 14 vjet më e re se gratë që kanë lindur në 18 vjet” – tha Mirovski, kurse për gratë në të njëzetat e tyre që janë duke menduar rreth asaj se si mund të kombinojnë arsimimin, punën dhe karrierën dhe jetën familjare, ofroi këshilla: ato mund të presin rezultate optimale shëndetësore edhe në qoftë se e shtyejnë amësinë për në të tridhjetat e tyre.

Megjithatë, nëse një grua dëshiron të ketë më shumë fëmijë, ajo do të ishte mirë që të lindte fëmijën e parë para se ti bën 34 vjet sepse për shkak të shëndetit të nënës dhe fëmijës koha më e mirë për të lindur fëmijën e fundit është në moshën para se ti mbush 35 vjet. Ky është pikërisht përfundimi i hulumtimit i cili në vitin 2002 u krye nga Angelo Alonzo, një sociolog në Universitetin e Ohajos.

Në këtë studim u zbulua se gratë që kanë lindur pas moshes 35-vjeqare kishin tensionin e gjakut më të lartë, nivelet e larta të glukozës në gjak, ku gjendja shëndetësore e tyre  në përgjithësi ishte më e dobët në krahasim me gratë që kanë lindur para moshës 35vjeç.

kosovarja.ch