Çfarë nuk duhet t’u thoni shtatzënave

Mendoni para se ta pyesini diçka një femër shtatzënë. Krahas të gjitha ndryshimeve nëpër të cilta kalon organizmi i saj, sigurisht se komentet tuaja të pamenduara mirë asaj nuk i janë të nevojshme. Ja një listë e atyre gjërave të cilat në asnjë mënyrë nuk guxoni t’ia thoni ose t’ia parashtroni si pyetje një shtatzëne.

A e keni planifikuar këtë bebe?

Sikur është e rëndësishmë se a është bebja frut i një aksioni të menduar me plan paraprak apo rezultat i një mbremjeje kur keni pirë më shumë se sa duhet verë. Nëse femra ju thotë se është me barrë, këtë e bën sepse do të ndajë me ju këtë çast të lumtur. Mesiguri asnjë femër nuk pret pyetje të tipit “çfarë dhe si”. Një urim do të jetë i mjaftueshëm.

A je e sigurtë që nuk mban bineqë?

Mund lirisht të thoni edhe “dukesh shumë e trashë”, nuk ka asnjë ndryshim. Tek disa femra me barrë barku gjatë kohës së shtatzanisë është më i madh, tek disa më i vogël. Në fund të fundit në ditët e sotme teknologjia dhe shkenca kanë përparuar mjaftueshëm që qysh në stadin e hershëm të shtatzanisë mund të konstatohet se a bëhet fjalë për shtatzani binjake. Nëse shtatzëna nuk ju ka thënë asgjë për këtë, nuk keni arsye që ta pyesni.

Mendoj se do të lindësh…

Shmangjuni përrallave të gjysheve, asnjë femër shtatzënë nuk e ka mendjen te gjërat e tipit “femrat që mbajnë në bark foshnje mashkull, shkëlqejnë dhe zbukurohen, ndërsa ato që mbajnë foshnje femër, duken të lodhura dhe të rraskapitura, dhe unë mendoj se ti do të lindësh vajzë”. Sa keq tingëllon kjo gjë?

A mund të ta prek barkun?

Është më mirë të pyesni para se me vetiniciativë të bëni një gjë të tillë, por është fakt se ne në jetën e përditshme nuk ecim rreth e rrotull duke ua prekur barkun njerëzve, prandaj pse duhet të jetë më ndryshe me femrat shtatzëna.

Me çfarë emri do ta pagëzoni beben?

Kjo tingëllon si një pyetje shumë e shpeshtë, por ndoshta femra nuk do ta ndajë këtë me të gjithë derisa bebja nuk lind. Kjo pyetje mund të formulohet më butë, si psh. “a dëshironi t’na thoni emrin para se të lind bebja?”.

A do t’i jepni gji bebes tuaj?

Sigurisht kjo është një nga pyetjet më bizare, sepse askujt nuk duhet t’i interesojë se si dhe në çfarë mënyre dikush do ta ushqejë beben e saj.

E kishe kohën!

Vetëm mendojeni para se ta thoni këtë. Asnjëherë nuk mund ta dini për çfarë arsye femra shtatzënë deri më tani nuk ka patur fëmijë. Ndoshta kanë qenë në pyetje probleme shëndetësore, koha e karierës apo diçka tjetër.

A mud ta hash këtë!

“Unë normalisht kam pirë kafenë gjatë kohës që kam qenë shtatzënë”. Kjo është absolutisht diçka që ju përket vetëm juve. Asnjëherë mos i flisni shtatzënes se çfarë duhet ose çfarë nuk duhet të hajë. Sigurisht shtatzëna do të bëjë atë që mendon se është më së miri për shëndetin e bebes dhe për këtë gjë konsultohen edhe mjekët e kësaj fushe.

A dëshiron të kesh edhe fëmijë tjerë?

Sa pa kuptim është të pyetet kështu femra e cila ende nuk e ka lindur beben. Edhe kjo poashtu është një qështje personale e prindërve, që nuk duhet t’i interesojë askujt tjetër.

Shumica e këtyre pyetjeve dhe këshillave nuk thuhen me qëllim të keq, por shtatzënet, në organizmin e të cilave hormonet bëjnë “aheng”, mund që plotësisht ndryshe t’i përjetojnë këto pyetje, prandaj më mirë gjuha t’mos ju bëhet më e shpejtë se sa mendja. /kosovarja.ch/