Simptomat e para të depresionit dhe si t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga ai

spot_imgspot_img

Për personat që vuajnë nga depresioni nuk ka asgjë më të gabuar se këshillat e tipit “tërhiqu, blidh vehten, përpiqu” sepse gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që të ndihmohet të marrë ndihmën e përshtatshme mjekësore.

Për personin depresiv më e rëndësishme është që t’i ofrohet përkrahje emocionale e cila përfshin mirëkuptim, durim, dashuri dhe inkurajim, ku duhet theksuar se personat në depresion nuk dëshirojnë të janë në depresion.

Ekspertët këshillojnë që të afërmit, personin depresiv duhet ta kyçin në bisedë dhe ta ndëgjojnë me kujdes, ta thërrasin në shetitje, kino, inkurajojnë në aktivitete të cilët e kanë gëzuar ndonjëherë…

Gjithashtu, personin depresiv nuk duhet angazhuar me obligime të tepërta sepse personave të tillë i duhet argëtim dhe shoqëri, kurse kërkesat e mëdha mund vetëm t’i rrisin ndjenjën e mossuksesit.

Mjekët paralajmërojnë që personin depresiv nuk duhet akuzuar për dembelizëm (përtaci) apo se shtiret si i sëmurë, dhe veçanërisht nuk duhet shpresuar se vetëvetiu mund të “dalë” nga depresioni.

Ndryshe, depresioni – sëmundje moderne e njerëzimit, siç e vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë, deri në fund të kësaj dekade do të bëhet faktori kryesor i sëmundjeve në vendet e zhvilluara.

Edhe në Ballkan, çrregullimet psiqike janë mes problemeve kryesore të shëndetit.

Çrregullimet më të shpeshta mendore të cilët shpien në humbjen e plotë të aftësisë së punës dhe funksionalitetit janë depresionet e rënda, çrregullimet bipolare, skizofrenia, çrregullimet e personalitetit, psikozat.

Streset, ankthi i pasigurisë, humbja e vendit të punës apo pamundësia e punësimit, predispozicioni gjenetik, janë shkaqet më të shpeshta të depresionit për të cilin askush nuk mund të jetë imun.

Shenjat e para të depresionit më së shpeshti janë pagjumësia, ankthi, lodhja në mëngjes, tensionimi, humbja e perspektivës, ashtuqë duke pasur parasysh se ky çrregullim nuk është i parëndësishëm, vizitat mjekësore nuk duhet shmangur.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.