12.7 C
Priština
More

    Nga se ju vjen nevoja për të prekur fytyrën?

    spot_imgspot_img

    Ju shihni një puçër dhe vendosni ta shtrydhni. Nëse herën e parë nuk ia dilni, e provoni sërish e sërish, derisa diçka brenda jush t’ju thotë se u kënaqët. Pastaj, kur vendosni make-up-in, e ngacmoni prapë, se nuk duket mirë nën pluhurin mbulues. Para se ta kuptoni, në fytyrën tuaj ka mbetur një gropë e pakëndshme, të cilën make-up-i e ka të pamundur ta mbulojë.

    Ngacmimi i lëkurës është diçka që secili prej nesh e ka provuar dhe psikologët thonë e ndajnë këtë lloj zakoni në: „çregullimi dhe sindroma”.

    Shumica e njerëzve bien në kategorinë e sindormës. Këta janë njerëzit, që e ngacmojnë lëkurën njëherë në ca kohë. Në momentin kur ka patur përpjekje të vazhdueshme për ta lënë këtë ves dhe procesi është shoqëruar me ankth, kemi të bëjmë me sjelljen e çrregullimit. Pacientët mund të shmagin pjesëmarrjen në aktivitete të tjera, sepse një shenjë e madhe u ka ngelur në fytyrë ose sepse duan më tepër kohë për të ngacmuar fytyrën.

    Edhe pse nuk ka një shkak të njohur, besohet se çrregullimi mund të jetë gjenetik. Sipas ekspertëve, kjo është e shfaqur më tepër tek njerëzit me ankth. Shumë njerëz e përdorin si një rregullues emocional. Bëhet mekanizëm përballues i mërzisë, ankthit dhe ndjesisë së frikës dhe tensionit.

    E njejta gjë ndodh edhe tek njerëzit, që bien në kategorinë e sindromës, por diferenca është ndenja e fajit. Pacientët me çrregullim raportojnë, se ndjejnë kënaqësi kur shtrydhin puçrrat, por ndihen më pas fajtorë. Kjo praktikë mund të duket e padëmshme në fillim, por çon në infeksion dhe në ngeljen e shenjave në fytyrë.

    Mesazhi i vetëm? Nëse doni lëkurë të mirë, zero shenja dhe një jetë pa varësi, mbajini duart larg fytyrës.

    Burimi: Pop Sugar

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...