Nga Lira Gjika: Prindër, ndihmojini fëmijët të prezantojnë veten!

spot_imgspot_img

Të gjithëve u ndodh të gjenden në mjedise me të rritur dhe fëmijë ku prindërit nuk i paraqesin fëmijët e tyre, por përkundrazi u kërkojnë, i detyrojnë deri edhe i fyejnë që ata të vetëparaqiten. Askujt nuk i shkon ndërmend se fëmija nuk mund ta bëjë këtë veprim, pasi nuk janë ndërtuar ende strukturat dhe mekanizmat psikikë që realizojnë këtë proces.

Nga Lira Gjika
Pediatre

Prindërve nuk u shkon ndërmend se është detyra e tyre, që të paraqesin fëmijën e tyre tek të tjerët.

Prindi ose zëvendësuesi i tij (kujdestari, edukatori, mësuesi) duhet të bëjë paraqitjen, të tregojë emrin dhe disa cilësi të fëmijës (i/e bukur, i/e mençur, djali/vajza ime e vogël, e madhe), apo duke treguar se është djali apo vajza e parë apo e vogël, se e quajnë X apo Y dhe se është një djalë ose vajzë shumë speciale, fjalë të cilat e bëjnë fëmijën të ndihet mirë dhe i vlerësuar.

Kjo mënyrë e siguron fëmijën se prindërit ndihen krenarë për të dhe e ndihmon për të rritur shkallën e vetëvlerësimit, pa të cilën nuk mund të realizohet si individ dhe qytetar.

Kur shohin një fëmijë me prindin e tij, të rriturit i drejtohen fëmijës “Po ti, si e ke emrin?”. Prindi ndërhyn duke e nxitur të thotë emrin. Fëmija hesht dhe struket pas prindit, por prindi këmbëngul më me ngulm edhe fizikisht që fëmija të tregojë emrin. Nuk mjafton kjo, por i rrituri tjetër plotëson kuadrin me shprehjen shumë “inteligjente”: “ Uaa, ti nuk e di emrin tënd?”

Kjo praktikë nuk është vetëm e gabuar, por ndikon drejtpërdrejt në atë proces psikik që quhet vetëvlerësim. Ky veprim, në dukje pa rëndësi, pengon mekanizmat dhe strukturat psikike që janë të lidhura me të (vetëvlerësimin).

(marrë nga libri “Fëmijëria”)

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.