5.3 C
Priština
More

    Edukoni vajzën e cila do ta vlerësojë veten: Që të mos sillet si gjethi në erë!

    spot_imgspot_img

    Fatin e fëmijës e përcakton ajo çka flisni dhe si silleni ju vetë

    “Vajza e cila rritet me porosi të shëndetshme për trupin e saj, e pranon veten, krijon vetëbesim dhe vetërespekt, mëson të kujdeset për veten dhe të jetë e përgjegjshme ndaj vetes, po kështu edhe në marrëdhënie me të tjerët. Zhvillohet në person të kënaqur i cili i njeh dhe vlerëson nevojat e veta të vërteta, mund të kënaqet në jetë, të realizohet. Kështu nuk duhet vazhdimisht të dëshmohet dhe të garojë me të tjerët.

    “Vajza shumë e bukur” i shprehë këto porosi në mënyrë shumë të bukur dhe të fuqishme. Ky është tregimi me të cilin nënat mund ti vënë në gjumë dhe zgjojnë vajzat e tyre. Gjithashtu është edhe foto-album i cili i prekë të gjitha vajzat e vogla dhe të paushqyera të fshehura në nënat e tyre dhe t’i përkujtojë se kurrë nuk është vonë që ti rishqyrtojnë porositë që i kanë marrë dhe të fillojnë t’i ndryshojnë”.

    Për marrëdhënie të shëndetshme me veten kryesorë janë prindërit

    Për zhvillim të qëndrimit të shëndetshëm ndaj vetes, i cili përfshinë pranimin dhe njohjen e trupit tuaj, njohjen dhe respektimin e nevojave personale, kujdesin për t’i plotësuar ato, kurimin e vetes, qëndrimeve tuaja, veçantive, si dhe lirinë nga presionet që imponojnë standardet se çka “duhet” dhe “nevojitet”, çka është e “bukur”, “mirë”, “shëndetshme”, “mençur”, “dobishme” etj., sipas mendimit të psikologes, kryesorë janë prindërit.

    Marrëdhënia e tyre ndaj vajzës, gjithashtu ndaj djalit, dhe porositë që i japin – jo vetëm ato që i flasin, por edhe me mënyrën se si sillen dhe çka i bëjnë fëmijës – në fakt përcaktojnë të ardhmen e fëmijës. Marrëdhënia e parë dhe më intenzive që fëmija e përjeton është marrëdhënia me nënën, ajo ka rol vendimtarë dhe i dërgon porositë të cilat më vonë përcaktojnë jetën e foshnjës së saj.

    “Këshillë – trupi yt është shumë i bukur ashtu siç është, i respektoj nevojat tuaja dhe nuk të imponoj pritshmëri që nuk janë në pajtim me natyrën tënde, po të dëgjoj, po përjetoj dhe përgjigjem për atë që tip o ndjenë dhe shprehë; jam këtu për ty, ti je në rregull, ndjenjat tuaja janë në rregull dhe unë të çmoj dhe të jap atë që tani ke nevojë – këto janë porosi që fëmijës i mundësojnë të rritet dhe të jetë shëndosh e mirë.

    Kurse çka janë ato nevoja të vërteta të fëmijës që është me rëndësi të ndëgjohen dhe të njihen – ato ndryshojnë gjatë zhvillimit sepse edhe fëmija ndryshon dhe rritet. Në vitin e parë të jetës është me rëndësi që nëna të njohë dhe plotësojë nevojat themelore të trupit dhe psikologjike të fëmijës – nevojën e të ushqyerit, gjumit, rehatisë, kontaktit, ndjenjës së sigurisë … Më vonë fëmija ngadalë ndahet, bëhet më i pavarur, hulumton botën. Prindërit për këtë duhet të janë të pranishëm pikërisht poaq s aka nevojë fëmija, por prap – pa imponimin e tepërt nga jashtë.

    Dalloni nevojat e vërteta dhe ato të imponuara të fëmijës

    Vajzat nuk kanë nevojë të natyrshme për kukulla të panumërta, telefona të kuq mobil, fustane të modës, palë këpucësh pa numër. Këto janë nevoja të rreme, të imponuara. Ato mund të jenë argëtuese dhe t’i gëzojnë vajzat e vogla, por për shëndetin emocional dhe të trupit nuk janë të rëndësishme. Nëse nevojat e vërteta nuk janë plotësuar, këto të rremet më vonë zgjërohen dhe dalin në skenë si zëvendësim, i cili natyrisht kurrë nuk mund të zëvendësojë atë që vërtetë është me rëndësi. Fëmija i cili rritet në atmosferë sigurie, dashurie, njohjes, respektimit dhe përkrahjes ndjehet i sigurt, i dashur dhe i lirë. Ky është fëmijë i shëndetshëm”.

    Nëna ka rol vendimtarë dhe i dërgon porositë të cilat më vonë përcaktojnë jetën e vajzës së saj

    Përkundër kësaj, porositë negative zakonisht i dërgojnë nënat e pasigurta të cilat nuk janë në kontakt të mirë me vetëveten dhe për të cilat është shumë më me rëndësi imazhi që len në rreth se sa si ndjehet vajza e saj, çka vërtetë i duhet asaj dhe kush është ajo. Për ato është më me rëndësi që vajza e tyre të bëhet e mirë, se sa të jetë mirë. Psikologia shpjegon se nënat që dërgojnë porosi jo të shëndetshme në fakt ato vetë nuk e kanë përjetuar pranimin dhe përkrahjen nga prindërit e tyre dhe nganjëherë janë gra të cilat në veçanti përpiqen të bëhen nëna të mira, viktimizohen, mundohen dhe bëjnë aq shumë gjëra që, për fat të keq, vajzave të tyre nuk i nevojiten aspak, dhe nga “qëllimet e mira” përpiqen që fëmijën e tyre ta fusin me forcë në imazhin dhe skemën e dëshiruar të jetës në të cilën dihet se “çka dhe si është mirë dhe si duhet”.

    Si e ushqen nëna fëmijën e saj?

    Kjo qasje mund të shihet edhe në mënyrën se si nëna ushqen fëmijën e saj: “Në këtë rast, ajo nuk e ushqen fëmijën kur fëmija ndjenë uri, por e ushqen rregullisht pas disa orësh ‘sepse kështu duhet’, gjë që, për fat të keq e përkrahin edhe disa ‘autoritete’ të cilët nuk e kuptojnë thelbin e zhvillimit të hershëm. Pasojë e trajtimit të tillë është se fëmija ndjenë frustrim të madh, me kohën duhet të ndrydhë impulset e tij të natyrshëm të cilët e porositin kur është i uritur dhe duhet të hajë ‘kur hahet’.

    Apo, për shembull, disa nëna i ofrojnë ushqim fëmijës që ta qetësojnë sa herë që ai qan, fëmija këtë me kalimin e kohës e pranon sepse nuk ka zgjedhje dhe kështu prap humb kontaktin me trupin e tij i cili nuk ka qenë i vlerësuar. Me kohë humb busullën ashtuqë më vonë në çdo situatë të pakëndshme ngushllohet me ‘ushqim’.

    Në mënyrë të ngjashme ndikojnë situatat në të cilat fëmija është i turpëruar, apo kur merr porosi të gabuara për seksualitetin – për këtë më vonë ka probleme me seksualitetin personal me të cilin nuk arrinë të përballet, krijon sjellje hutie apo ndrydhë seksualitetin si të padëshiruar apo problematik.

    Fëmija gjithmonë humbë luftën mes asaj se dëshiron të dëgjojë veten apo të dëgjojë ata që kujdesen për të – thjeshtë sepse nuk ka zgjedhje, thot bashkëbiseduesja jonë dhe shton se si këto shembuj të ndrydhjes, shtrembërimit, anashkalimit të nevojave personale dhe impulsive trupore, sepse nuk kanë qenë të vlerësuar, mund t’i zgjërojmë në gati të gjitha aspektet e jetës, kurse pasojat më vonë janë çrregullimet e të ushqyerit, forma të ndryshme të varshmërisë, krijimi i imazhit të gabuar për trupin e tij, probleme në marrëdhënie me veten dhe të tjerët.

    Nënë e mirë është nëna që është mirë

    Meqë çdo nënë për vajzën e saj dëshiron më të mirën, pyesim psikologun se çka munden gratë të bëjnë nëse zbulojnë se vetë kanë qëndrime dhe besime që pengojnë, kurse nuk dëshirojnë t’i bartin te vajzat e tyre.

    “Mënyra se si sillen nënat ndaj vetes realisht është vendimtare dhe përcakton se çka do të bartë te vajzat e saj. Nënë e mirë është nëna që është mirë, e cila është e kënaqur, e gëzuar, e cila pranon veten, e kupton veten, e vlerëson veten dhe nevojat e saj. Nëse i ka këto, mund edhe t’i bartë. Nëse jo, nuk mundet. Zinxhiri i porosive të gabuara bartet nga gjenerata në gjeneratë dhe është e rëndësishme të zbulohet dhe të shtjellohet. Një nga gabimet tipike që nënat e bëjnë është se dëshirojnë që vajzave të tyre t’i mundësojnë e tërë ato që nuk i kanë pasur vetë. Në dukje kjo duket shumë mirë dhe fisnike, përkushtuese dhe kujdesshme. Por, problemi qëndron në atë se ekziston rrezik që nënat të humbasin nevojat e fëmijës së saj dhe të vërtetën për fëmijën e saj si qenie e veçantë dhe t’i ofrojnë diçka që pa vetëdije e duan vetë.

    Problemi i vajzave qëndron në atë që në jetën e tyre shpesh bartin barrë shpresash dhe nevojash të frustruara dhe dëshirash të nënave të tyre. Të gjithë fëmijët e botës duan të bëhen të pranueshëm dhe për këtë përpiqen të përshtaten, të përmbushin pritshmëritë e tyre – kjo nuk është rrugë e mirë, sepse tradhëtojnë veten, nevojat dhe dëshirat e tyre.

    Vajzat e tyre nuk janë vazhdimësi e tyre por janë qenie të veçanta. Nënave në këtë rol më të përgjegjshëm në botë – edukimin e fëmijës – i nevojitet mbështetje, njohuri, durim.

    Me rëndësi është se guxojnë të gabojnë, nuk duhet të kenë ndjenjë fajësie, por të janë të lira të mësojnë, zhvillohen, duke e ditur se rruga e edukimit është e lehtë, kurse gabimet mund të përmirësohen. Në rrugën e edukimit mund të ndihmojnë partnerët e tyre, ekspertët, shoqet, kurse udhërrëfyesit kryesorë janë vajzat e tyre të cilat vazhdimisht i tregojnë rrugën. Gjithmonë është momenti i duhur për fillim të tillë. Kurrë nuk është vonë. Ç’do ndryshim është i rëndësishëm. Të gjitha që mund t’i përvetësojnë vetë, nënat do të janë më të gatshme t’i bartin edhe te vajzat e tyre”, përfundon psikologu./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...