Si të lehtësojmë dhimjet e dhëmbit

spot_imgspot_img

Zgavrat në dhëmbë krijohen nga ndikimi i bakterieve të cilat mund të shkaktojnë dhimbje. Bakteriet zhvillohen kur ushqimi mbetet në dhëmbë dhe mishin përreth. Atëherë formohet acid i cili dëmton dhëmbin, dhe pas dëmtimit arrin deri te nervi, krijohet dhimbje.

Dhimbjen e dhëmbit mund ta shkaktojnë edhe faktorë tjerë, nëse për shembull keni probleme me sinusët, dhëmb të thyer apo granolë (pezmatim i indit në formë nyje – enjtje në vendin e dhëmbit), mbushje (plombë) e dobët, apo copëz e ushqimit e ngecur mes dy dhëmbëve.

Shpëtim nga dhimbja mund të ju ofrojë akupresura. Shtypni me gishtin e madh pikën ku bashkohen gishti i madh dhe ai tregues në pjesën e prapme (sipërme) të dorës tjetër dhe kështu e mbani rreth dy minuta. Shtypja do të nxitë krijimin e endorfinit, të ashtuquajtur hormon i gëzimit, por këtë metodë mos e përdorni gjatë shtatzanisë.

Nëse ju ka ra mbushja (plomba) apo është thyer dhëmbi, dhimbjen mund ta zvogëloni me çamçakëz. Vendosni çamçakëzin e zbutur në dhëmbin e dëmtuar, por mos përtypni asgjë me atë dhëmb deri sa nuk e shëroni. Në barnatore mund të bleni mbushje (plombë) të përkohshme e cila do të mbrojë dhëmbin dhe gojën nga dhëmbi i dëmtuar dhe skajet (thepat) e tij.

Kur nervat e gishtave i dërgojnë sinjalet në tru, ato mundë ti mundin sinjalet e dhëmbit të sëmurë. Për këtë një katrorë akulli e mbështillni në një leckë (facoletë) të hollë dhe me këtë e fërkoni vendin e butë mes gishtit tregues dhe gishtit të madh, si dhe mundë ta masazhoni dorën me katrorin e akullit, që gjithashtu do të zbutë dhimbjet.

Për të shkatërruar bakteriet dhe për të zvogëluar dhimbjet, gojën mund ta shplani me tretje të peroksidit të hidrogjenit, të cilin e tëholloni me sasi të njejtë ujë. Me këtë do të arrini lehtësim të përkohshëm nëse dhimbja e dhëmbit shoqërohet me shije të keqe në gojë dhe temperaturë. Tretjen e peroksidit të hidrogjenit e pështyni dhe gojën e shpëlani me ujë disa herë. Tretjen e peroksidit të hidrogjenit nuk guxoni ta pini.

Kur keni dhimbje të dhëmbit më së miri paraqituni te dentisti sa më shpejt të jet e mundur, madje edhe pse keni përshtypjen se gjëndja po përmirësohet. Shembujt e cekur munden vetëm përkohësisht të ofrojnë lehtësim, por vetëm dentisti mund të ju ofrojë ndihmën adekuate. Dhimbja është shenjë se keni nevojë për trajtim dhe nëse nuk reagoni në të gjëndja mund vetëm të përkeqësohet./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Kombinime vjeshte me rrobat që tashmë keni — ide praktike për gra dhe familje

Si të rifreskoni stilin vjeshtor pa blerje të reja: ide praktike, kombinime, dhe sjellje të qëndrueshme që e zgjasin jetën e rrobave tuaja.

Mëngjes i shpejtë: 3 ide praktike me përbërës që zakonisht gjenden në shtëpi

Tre ide të shpejta dhe të thjeshta mëngjesi që përdorin përbërës të zakonshëm nga frigoriferi ose kabineti, me këshilla ushqimore sipas parimeve të shëndetshme dhe rregulla të thjeshta higjienike.

Si të përgatiteni për gjumë: rutina të thjeshta mbrëmjeje për të rriturit

Rutina të thjeshta mbrëmjeje mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe të mbështesin shëndetin afatgjatë. Artikulli sjell këshilla praktike për të rriturit, të bazuara në parimet e promovimit të shëndetit dhe parandalimit.

Rubrika e yjeve: horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat (dashuri, punë, mirëqenie)

Një horoskop ditor argëtues për 12 shenjat që sjell sugjerime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie — për t'u qeshur, reflektuar dhe për të nisur ditën më lehtë.