Edukimi i fëmijëve në Tibet – përgjimi i nevojave të fëmijës

spot_imgspot_img

Tibetianët herët bëhen me fëmijë, madje edhe si adoleshentë. Mënyra e rritjes është spontane, aspak si e jona. Ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë që sa më qetë t’i qaseni prindërimit.

Prindërit Tibetan nuk pyesin nëse fëmijët e tyre duhet të flejnë të ndarë prej tyre, nëse duhet t’i lënë të qajnë në mënyrë që të mësohen me këtë apo atë, kur duhet filluar për t’i dhënë ushqime të ngurta. Që nga lindja, fëmijët janë në kontakt të vazhdueshëm me nënat të cilat i bartin në shalle shumëngjyrëshe të varur rreth supeve, me fytyrë përball tyre. Bebet gjithmonë flenë me prindërit e tyre. Janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz (prindërit, vëllezërit e motrat, familjen e gjërë …), ashtuqë të gjitha nevojat i kanë të plotësuara. Pikërisht për shkak se nuk kanë arsye për këtë, fëmijët shumë rrallë qajnë. Nënat i ushqejnë me gji sa më gjatë të jetë e mundur. Ushqyerja nuk bëhet sipas ndonjë orari të caktuar, çdo disa orë, sipas rekomandimit të pediatrit apo nutricionistit, por, e ndjejnë, atëherë kur fëmija është i uritur.

Në Tibet nuk do t’i dëgjoni prindërit të marrin rolin e policit dhe të gjykojnë se në grindjen mes fëmijëve se cili i pari mori ndonjë objekt të fortë, por as se cili i pari filloi grindjen (që pikërisht ai të dënohet). Këtu sundojnë kritere të ndryshme të sjelljes. Pra, fëmija më i vjetër duhet ta ndajë atë që ka me fëmijët më të vegjël, pa marrë parasysh se a i duket si e padrejtë.

Nuk ka dallime të mëdha mes fëmijëve dhe të rriturve, të moshuarve dhe të rinjve. Të gjithë janë njësoj të rëndësishëm, me vetëdije se çdo moshë mbanë karakteristikat e veta, përparësi dhe dobësi të ndryshme. Për shkak të besimit në mishërim, fëmijët e dinë se është e rëndësishme që të respektojnë çdo formë të jetës, sepse pikërisht secila është për tu respektuar. Gjegjësisht, në çdo kohë, janë të vetëdijshëm se forma e jetës që e shohin mund të jetë dikush që në jetën e tyre të mëparshme ka qenë i rëndësishëm apo i afërt dhe i dashur. Ky besim rezulton me rritje të vëmendjes për çdo qenie të gjallë, nga bimët e deri te insekti më i vogël.

Për ne, të mësuar me faktin se buzëqeshja duhet të ketë arsye të madhe, relaksim dhe spontanitet, Tibetianët mund të duken të çuditshëm, sidomos kur e dijmë llojin e kushteve të vështira materiale të jetesës. Ne mendojmë se lumturia është një objektiv për t’u ndjekur. Ne presim që të arrihet kur të punësohemi, shkollojmë fëmijët, sigurojmë ekzistencën tonë … Ndryshe nga ne, Tibetianët jetojnë ‘këtu’ dhe ‘tani’. Kanë buzëqeshje në fytyrë jo për ndonjë arsye të veçantë, por thjesht për buzëqeshje./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Fërgesë me speca të pjekura dhe djathë kos — version familjar i përditësuar

Recetë e përditësuar e fërgesës me speca të pjekura dhe djathë kos, e përshtatur për familje dhe për diasporën në Zvicër: përbërës të zëvendësueshëm, këshilla ushqimore dhe rregulla të thjeshta higjene për përgatitje dhe ruajtje.

Kursimi i energjisë në shtëpi: hapa praktikë pa premtime konkrete financiare

Udhëzime praktike për përdorimin, ruajtjen dhe përgjegjshmërinë ndaj produkteve kimike në shtëpi, me hapa të qartë që reduktojnë rreziqet dhe ndihmojnë menaxhimin më efikas të punëve të përditshme pa premtime financiare.

Speca të mbushura me mish dhe oriz — recetë tradicionale shqiptare me kënd modern

Recetë familjare për speca të mbushura me mish dhe oriz që bashkon shijen tradicionale me zgjedhje më të shëndetshme dhe rregulla të thjeshta higjienike për përgatitje dhe ruajtje të sigurt.

Tavë kosi me perime të pjekura: recetë tradicionale shqiptare me shije moderne

Tavë kosi me perime të pjekura: recetë tradicionale shqiptare me shije moderne — një përzierje e ngrohtësisë së tavës klasike me fibra dhe larmishmëri perimesh për një vakt më të balancuar.