13.1 C
Priština
More

    Çka do të duhej të dinit për kokëdhembjen

    spot_imgspot_img

    Ndërrimi i motit, ushqimi dhe cikli menstrual mund të ndikojnë që ju të keni kokëdhembje. Nëse keni dhimbje për çdo ditë dhe ajo ju ndikon në aktivitetet tuaja normale, vizitoni mjekun.

    Mësoni se çka mund të bëni që të ndaloni kokëdhembjen.

    Llojet e kokëdhembjes

    Ekspertët pohojnë që ekziston një numër i madh i llojeve të kokëdhembjes, mirëpo të gjith këto mund të klasifikohen në disa grupe. Kokëdhembjet tenzive më së shpeshti janë të lidhura me stresin, kurse sjellin ngarkesë në muskujt e fytyrës dhe të qafës, derisa kokëdhembjet vaskulare mund të përfshihen në migrenë. Grupi i tretë i madh i kokëdhembjeve përfshin ato të cilat i shkaktojnë problemet tjera me shëndetin, siç janë infeksionet e sinuseve ose tumoret në tru.

    Lajmi i mirë dhe i keq për migrenën

    Rreth 20 përqind e njerëzve vuajnë nga migrena, kurse për fat të keq, këto epizode të dhimbjes nuk janë të sqaruara deri në fund.
    Më herët ekspertët kanë menduar që migrena mund të forcojnë rrezikun nga demenca dhe dobësimin e aftësive kognitive, mirëpo studimet e bëra në një mostër prej 40.000 femrave nuk kanë gjetur asi lloj lidhjesh. Prapëseprapë, një studim tjetër ka treguar që migrena me aura mund të sjellë deri tek sulmet në zemër dhe tru tek femrat.

    Hormonet dhe cikli menstrual

    Nga 28 milionë amerikanë të cilët vuajnë nga migrena, 70 përqind janë femra. Përderisa meshkujt kanë hormone relativisht stabile, niveli i hormoneve tek femrat varion gjatë ciklit, që mund të shkaktojë paraqitjen e migrenës menstruale apo paramenstruale dhe kokëdhembjen tenzive. Femrat janë më shumë të prira gjenetikisht për paraqitje të migrenës.

    Mbani kujdes në ushqim

    Personave të cilët vuajnë nga migrena u ndihmon shmangja e disa llojeve të ushqimit, duke përfshirë edhe djathrat e rëndë, çokoladës, alkoolit dhe ushqimit të marinuar. Tjetri shkaktar për migrenë mund të jetë edhe shtyerja e ngrënies së mëngjesit apo drekës. Personat që vuajnë nga migrena do të duhej që të mundoheshin të hanë përafërsisht në të njejtën kohë çdo ditë dhe të mos i shtyejnë vaktet.

    Vetëtima ndikon në kokëdhembje

    Ndërrimi kushteve atmosferike mund të jetë shkaktar i kokëdhembjes tek disa njerëz. Studimi i universitetit Sinsinati ka treguar që tek personat të cilët vuajnë nga kokëdhembja kronike, për 31 përqind është më i madh rreziku nga kokëdhembja si dhe 28 përqind rreziku më i madh nga migrena, në ditën kur „gjuan“ rrufeja, edhe atë në një radius prej 40 kilometrave nga shtëpitë e tyre.

    Gjumi dhe stresi

    GJumi i mangët mund të sjellë deri te kokëdhembja, sikur edhe fjetja e tepërt. Ndërprerja e intervalit të zakonshëm të gjumit mund të shkaktojë migrenën. Gjithashtu, as stresi nuk është një faktor i parëndësishëm.

    Kur të kërkoni ndihmë?

    Edhepse marrja e barërave të cilat i keni blerë pa reçetë mjeku mund që të zbusin dhimbjet, në disa raste duhet që të vizitoni patjetër mjekun. Kërkoni ndihmë profesionale nëse kokëdhembja:

    • Rrënon punën tuaj dhe jetën në shoqëri
    • Paraqitet në baza ditore
    • Është e lidhur me aktivitetet fizike apo seksin
    • Përcillet me djersitje në veshë dhe ndjenjë të dobësisë (psh në duar), probleme me të pamurit apo simptomat tjera neurologjike
    • Është aq e fortë që ju duhet të merrni barëra kundër dhimbjeve për çdo ditë.
      /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...