Sfidë: Kalimi nga qumështi i nënën në atë të lopës

spot_imgspot_img

Pas lindjes së fëmijës, paraqiten disa ndryshime në jetën e tyre. Ndryshimi i parë është kalimi nga qumështi i nënës në qumësht të lopës. Ky nuk është përfundim i lumtur për fëmijë por as për nënën, sepse duhet secili prind të kalojë këtë fazë të vështirë. Ekspertët thonë që pas vitit të parë të fëmijës, ai duhet të fillojë të konsumojë qumështin e lopës në faza të vogla. Kur planifikoni kalimin nga qumështi i nënës në atë të lopës, ekzistojnë probleme të caktuara shëndetësore me të cilat fëmija juaj do të ballafaqohet. Në këso rastesh nënat duhet të ndjekin procedurat ‘hap për hap’.

Procedura mund të bëhet në këtë mënyrë- lugë të vogla të qumështit të lopës në mënyrë që fëmija juaj gradualisht të mësohet me shijen e këtij qumështi. Përveç kësaj, këtë qumësht mund ta përzieni me drithëra apo me ndonjë ushqim tjetër.

Këtu janë disa probleme shëndetësore të cilat duhet t’i keni në mendje kur të filloni të ushqeni fëmijën me qumësht lope. Këto probleme shëndetësore janë reaksione normale tek ky ndryshim për fëmijët .

Kapsllëku

Kur fëmija kalon nga qumështi i nënës në atë të lopës, shenja e parë e cila i paraqitet është kapsllëku. Qumështi i nënës tretet më lehtë se ai i lopës. Një gjë e rëndësishme që duhet ta keni në mendje që të jeni të sigurt, është që fëmija në këtë fazë pi shumë ujë.

Alergjitë

Për shkak të përbërësve dhe sasisë më të madhe të natriumit në qumështin e lopës, beben mund ta kap ndonjë alergji. Nëse e kap ndonjë skuqje e papritur në trupin e bebes, pasi që e ka pirë qumështin e lopës, duhet ta vizitoni pediatrin.

Zvogëlimi i substancave ushqyese

Njëra prej shenjave më të shpeshta tek fëmijët pas kalimit nga qumështi i nënës në qumësht lope, është zvogëlimi i substancave ushqyese. Qumështi i nënës ka shumë përbërës të shëndetshëm, kështu, kur futni qumështin e lopës, tek fëmijët mund të paraqiten shenja në trup apo fëmijët mund të ndiejnë krurje.

Probleme me gjumin

Fëmija juaj mund ta ndryshojë gjumin gjatë natës, kur kalon nga qumështi i nënës në atë të lopës. Ndërkaq, nuk ka ndonjë gjë që duhet të bëjmë merak, sepse pas një kohe fëmija do të mësohet me këtë ndryshim. Për këtë është më mirë që fëmija juaj ta pijë qumështin e lopës një orë para gjumit.

Ndryshimi i disponimit

Nëse vëreni që fëmija juaj është përnjëherë nervoz, kjo është për shkak të kalimit nga qumështi i nënës në atë të lopës. /gruaja-sod.com/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.