Nëna, mos i ngrohni shumë fëmijët: rrobat e tepërta dëmtojnë shëndetin

spot_imgspot_img

Veshja e tepruar e bebeve dhe fëmijëve dhe futja e tyre në disa shtresa të rrobave të trasha është e dëmshme për organizmin e tyre.

Profesori nga fakulteti i Mjekësisë në Universitetin turk “Nexhmedin Erbakan” Konj Rahmi Ors paralajmëron se bebat dhe fëmijët e vegjël janë shumë të ndieshëm dhe se me ta duhet shume me kujdes të veproni. Ai theksoi që ekziston një varg gabimesh të cilat shumica e prindërve i bëjnë, të cilat mund të kenë pasoja shumë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
Njëra nga to është e lidhur me ngrohjen e tepruar të fëmijëve me shumë rroba të veshura. Për fëmiun është plotësisht mjaftueshëm që jashtë, madje edhe në pikë të dimrit, të jetë i ngrohur deri në një temperaturë mesatare të dhomës po prej 20 gradë celzius, dhe që nuk ka nevojë që ngrohet deri në masën që të djersitet, sikur në rrugë të ishte temperatura mbi 40 gradë.

– Fëmijët të cilët vishen tejmase janë të ekspozuar në rrezikun e dehidratimit, gjegjësisht humbjes së lëngjeve në organizëm. Ajo mund të ketë pasoja negative në punën e veshkëve, dhe ndodh që në rastet ekstreme të sjellë deri tek pasojat tragjike. Ngrohja e menjëhershme e organizmit rrit edhe sasinë e substancave të dëmshme në gjak, që gjithashtu mund të reflektojë negativisht në organizëm – porosit dr. Ors.

Gjithashtu, ai paralajmëron prindërit që voglushët e tyre të mos i mbulojnë së tepërmi edhe atëherë kur shkojnë për të fjetur gjumë, sepse me atë dëmtohet kualiteti i gjumit të vetë fëmijës.

– Nxehtësia e tepërt nuk është aspak më e padëmshme se të ftohtit, dhe këtë të gjithë do të duhet ta kenë në mendje. është e rëndësishme që të mbahet temperatura optimale, mirëpo jo edhe të teprohet me masat e marra – konkludon dr. ORS. /gruaja-sod.com/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.