A e dini cfarë është “Dulce de leche”?

spot_imgspot_img

Përkthyer fjalë për fjalë ajo do të thotë ëmbëlsirë me qumësht, përkatësisht karamele shumë e njohur në Amerikën Jugore, sidomos në Argjentinë dhe Uruguaj. Ky desert tek ata është pothuajse një ushqim nacional, e përdorin për të lyer, si krem ose si shtesë kremi për torta e ëmbëlsira të tjera…

Edhe francezët kanë dic të ngjashme në kuzhinën e tyre, confiture de lait (marmaladë nga qumështi), ndërsa anglezët e quajnë milk jam.

Përgatitja e këtij karameli për lyerje është e thjeshtë por zgjat shumë. Por, besoni ia vlen pritja.

Në një litër qumësht me yndyrë shtoni 40 gram gjalpë, 300 gram sheqer, pak ekstrakt vanile, pak kripë dhe një lugë sodë bikarboni.

Lëreni të ziejë qumështi dhe pastaj shtojini të gjithë përbërësit e tjerë, lëreni të vlojë rreth dy orë në zjarr të ngadalësuar. Sa më shumë që vlor, rezultati do të jetë edhe më I mirë. Kur masa fillon të trashet, përzijeni vazhdimisht dhe hiqeni nga zjarri kur e vini re se është krijuar një masë mjaft e trashë karamele.

Përdoreni për lyerjen e palëpetullave, të bukës, ose merrni ndonjë lugë kur ju hahet ëmbëlsirë.

kosovarja.ch

Foto: seriouseats.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione: Si dalloni materialet që zgjasin veshjet

Zbulon shpejt me dorë, sy dhe etiketë nëse një copë do të zgjasë, plus si ta lash dhe thash që të mbajë formën më gjatë.

Dashuria në familje pa telefona

Rikthe kontaktin sy më sy me një orë pa telefona: rregulla të thjeshta, pyetje që hapin zemrën dhe aktivitete që afron brezat në shtëpinë tënde.

Afërsia në distancë: këshilla për shëndetin seksual

Afërsia në distancë kërkon komunikim të hapur, kufij të qartë dhe rituale të buta. Zbulo hapa praktikë për intimitet dhe mirëqenie në çift, kudo që jetoni.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Riktheje gjumin e qetë me hapa të thjeshtë: mjedis i errët e i freskët, rutinë e qëndrueshme dhe pije bimore të kujdesshme. Fillo sonte, me një ndryshim të vogël.