Është vlerësuar se një e treta e jetës sonë kalohet në shtrat. Prandaj, edhe është e rëndësishme që të kemi një dyshek me cilësi të mirë në të cilin do të ndjehemi rehat për të pushuar. Po ju paraqesim gjashtë këshilla që do të lehtësojnë blerjen tuaj.

  1. Dysheku i ri blihet çdo 7-9 vjet

Nëse bëhet fjalë për cilësi më të vogël, modeli në të cilin flini gjumë ju shkakton dhimbje, atëherë është e nevojshme që ta zëvendësoni.

  1. Mos kurseni në dyshek

Gjatë blerjes mbani mend se modelet e lira kanë kohëzgjatje më të shkurtër, dhe kështuqë është më mirë të investoni në dyshek cilësor. Dyshekët e lirë në vete përmbajnë burime më pak cilësore dhe mbushje.

  1. Kushtoni vëmendje pozicionit në të cilin flini

Përveç lartësisë dhe peshës, të cilat janë faktori më i rëndësishëm gjatë blerjes së dyshekut, mos harroni ehe pozitën e preferuar të fjetjes. Nëse flini anash ju duhet një dyshek që mbështet peshën e plotë të trupit tuaj dhe i përshtatet atij. Mos blini shumë modele të forta sepse ajo bëhet shumë e pakëndshme në atë pozicion gjumi. Dysheku memorik ose ai standard janë zgjidhje ideale për ju.

Nëse flini në bark, shmangni dyshekë memorik. Në vend të kësaj zgjidhni modele me sipërfaqe të ngurta dhe të trasha.

Nëse flini në kurriz, atëherë keni nevojë për një përzierje mes dy modeleve të para. Kërkoni dyshek që do të mbvshtesë shpinën tuaj dhe të jetë fleksibil. Zgjidhja ideale do të ishte dyshek pranveror me shtresë memorike.

“Gjatë blerjes mbani mend se modelet e lira kanë kohëzgjatje më të shkurtër, kvshtuqë është më mirë të investoni në dyshek cilësor”.

  1. Testoni dyshekun

Gjithcysh para blerjes testoni dyshekun. Rekomandohet që të shtriheni disa minuta në shpinë, pastaj në të majtë dhe në të djathtë, dhe më në fund dis aminuta në stomak. Mendoni nëse dysheku është i rehatshëm për ju apo i forte, nëse keni mbvshtetje të mjaftueshmë ose është shumë i butë.

  1. Me kujdes zgjidhni mbulesën e sipërme decorative

Dyshekët memorik ose me lateks e mbajnë ngrohtësinë e trupit, veçanërisht nëse janë të butë dhe trupi juaj zhytet në të. Llogaritni në këto modele që të ndjeni nxehtësi në to. Ata kanë anën e tyre të mirë- janë anti mikrobe, rrezistente ndaj merimangave, pluhurit dhe mykut si dhe të shkëlqyer për njerëz me alergji.

Nëse jeni të prirur për alergji dhe dëshironi një dyshek standard të pranverës, sigurohuni që ta kombinoni me mbulesë dekoruese anti-alergjene.

  1. Mos harroni partnerin

Ndonjëherë është e pamundur që të gjeni dyshek që është i përshtatshëm edhe për ju dhe partnerin tuaj. Nëse keni një krevat të madh dopio, mendoni për opcionin që të vendosni dy dydhekë të vegjël në vend të jë dysheku të madh.

Në këtë mënyrë, ju do të flini në të njejtin shtrat, por secili në dyshekun e tij që i përshtatet nevojave tuaja.

kosovarja.ch