Pas kancerit të gjirit, bën tatuazh në vendin e thithave

Niki Blek ishte vetëm 23 kur u diagnostifikua me kancer të gjirit, nuk kishte histori të tillë në familje andaj mendoi se kjo gjë ishte një çështje tjetër.

Ajo thotë se në fillim kishte shkarkim nga gjiri dhe se qeni i saj filloi të fiksohet në gjirin e majtë, gjë që e detyroi të kontrollohet. Pasiqë mamogrami dukej i dyshimtë, ata i bënë biopsinë dhe konfirmuan se me të vërtetë kishte kancer të gjirit.

Pasi që i hoqën kancerin dhe areolat e gjinjve, ajo vendosi që në vend të areolave me thitha të bëj tatuazh. Për të , tautazhi ishte një mënyrë për të rimarrë kontrollin ndaj trupit të saj. Ndërsa si temë të tatuazhit e përcaktoi shenjën e saj të horoskopit, peshqit, me çka thotë se ia kujtojnë të ëmën.

Arsyeja pse e bëri nëj veprim të tillë është të shkojë kundër seksualizimit të kësaj sëmundjeje dhe të dërgojë mesazh për tërë njerëzit që mirren me kampanjën kundër kancerit të gjirit, se është më e rëndësishme të shpëtohet femra sesa thithat dhe areolat e gjirit.

Burim: Cosmopolitan