4.5 C
Priština
More

     Foshnja dhe dimri – çfarë duhet të dini

    spot_imgspot_img

    Ky është dimri i parë për foshnjen tuaj? Mësoni se si “pajtohen” foshnja dhe dimri, si t’i mbroni, kujdeseni për ta, t’i vishni dhe kur t’i nxirrni jashtë.

    Foshnjat janë veçanarisht të ndjeshme ndaj stinës së dimrit. Nëse keni foshnje të porsalindur ose bebe të vogël, gjatë kohës së dimrit i kushtoni vëmendje disa gjërave. Ju sjellim këshilla se si më së miri të kujdeseni për foshnjen tuaj gjatë ditëve të dimrit.

    Jemi të sigurtë se mendoni për ngrohjen, për shtresat e veshjes, a është mirë që ta nxjerrni në shetitje beben gjatë dimrit, si ta mbroni nga ftohja, çfarë me problemet me lëkurën, etj…

    Ngrohja

    Foshnja e posalindur ende nuk ka mundësi që në mënyrë të saktë të rregullojë temperaturën e trupit të tij, siç ndodh me fëmijët më në moshë dhe me të rriturit. Prandaj foshnjat më së shumti i nënshtrohen ndryshimit të temperaturës. Është me rëndësi që beba të qëndrojë në hapsirë me temperaturë konstante të njejtë – kjo gjë është me e rëndësishme bile edhe se vetë temperatura, ndërsa si temperaturë më optimale është 16 gradë celzius deri në 20 gradë celzius. Nëse veni ngrohëse në dhomën e foshnjes, siguroni një termometër – përpiquni që temperatura të mos variojë shumë gjatë ditës, dhe posaçërisht gjatë natës. Edhe temperaturat më të larta se 22C-23C nuk janë shumë të përshtatshme për foshnjat. Ajo në çfarë duhet të keni kujdes është që edhe ajri mos të jetë shumë i thatë. Veçanarisht në stinën e dimrit rekomandohen avullues të ajrit, ose nëse vëreni se ajri është i thatë – veni peshqira të lagur mbi ngrohëse.

    Kujdesi dhe mbrojtja e lëkurës

    Tek foshnjet, sikur te të rriturit, gjatë dimrit mund të shfaqet lëkura e thatë dhe probleme të theksuara me lëkurën. Mund të vijë edhe deri tek dermatitisi atropik, por edhe psoriasis dhe sëmundje të ngjajshme. Lëkura e kuqe e thatë, e cila kruhet, është shenjë për alarm. Këtë përpiquni që ta parandaloni.

    Për shkak të ngrohjes në shtëpi, larjes së shpeshtë, ajrit të thatë, por edhe kohë së ftohtë – lëkura e foshnjes është e rrezikuar. I duhet hidratim plotësues.

    Mos e lani foshnjen në ujë shumë të ngrohtë. Temperatura ideale është 35C-37C. Mos e lani foshnjen gjatë dhe nëse e lani në vaskë përdorni shampo bebesh me bazë vaji. Foshnjen pas larjes është më së miri ta fërkoni me ndonjë vaj foshnjesh, por edhe më mirë me vaj bimësh të përshtatshme për këtë qëllim (ose vajra të përziera).

    Sa i përket fytyrës, e cila është më shume e ekspozuar, më së miri është që kohë pas kohe ta lani me çaj kamomile ose çaj bliri – vetëm zhytne pambukun në çaj të vakët dhe me të fshine fytyrën e bebes. Në duar ju rekomandohet që bebes t’i mbathni vetëm doreza pambuku (jo nga leshi).

    Rrobet

    Kuptohet që foshnjen nuk duhet ta mbingarkoni me rrobe, por asaj i duhet patjetër një shtresë më shumë rrobe se sa që mbani ju. Nëse e mbështillni me batanie, llogarisni që batanija të jetë me një shtresë më shumë. Foshnjen nuk duhet ta nxirrni përjashta në dimër pa kapelë dhe doreza. Keni kujdes që rrobet, veçanarisht ato pranë lëkurës së foshnjes, të jenë tërësisht nga materiali natyrorë. Rrobet pas larjes duhet mirë t’i shkundni. Kur të lani rrobet e foshnjes, patjetër duhet që t’i lani ndaras nga rrobet tuaja dhe ta veni lavatriçen të punojë edhe për një cikël të pastrimit (pastrimi me ujë të pastër dhe mëpastaj shtrydhja me centrifugë), sepse detergjenti mund ta iritojë lëkurën e foshnjes.

    Mbrojtja dhe shëndeti

    Ne kohën e virozave dhe ftohjes nuk ju rekomandohet ta dërgoni foshnjen në vende të mbyllura ku ka shumë njerëz (veçanarisht nëse aty ka të ftohur dhe duhanpirës). Pastroni duart para kontaktit me foshnjen, përpiquni që mos t’ua puthni duart (sepse foshnjet mesiguri duart do t’i fusin në gojën e tyre). Është e rendësishme që hundën t’ua pastroni, por me tamponë të vegjël pambuku të zhytura në solucion fiziologjik. Në këtë rast duhet t’u shmangeni tamponëve për veshë.

    Mbrojtja më e mirë për foshnjen është që t’i jepni gji sa më gjatë që të mundeni – tre muajt e parë janë thelbësore.

    Nëse fëmija është nervoz, i pakënaqur, nuk ka apetit, merr frymë rëndë, nuk ka tretje të rregullt, ndërsa temperaturën e ka mbi 38C, patjetër duhet ta konsultoni pediatrin.

    Shetitja përjashta

    Temperaturat e dimrit nuk janë arsye që ta mbani foshnjen tërë kohën brenda. Kuptohet, erërat, mjegulla dhe reshjet sigurisht që nuk janë të përshtatshme, por temperaturat deri në 0C, nëse foshnjen e veshni mirë, janë krejtësisht të pranueshme.

    Që në moshën njëmujore foshnja është e gatshme për shëtitje të lehtë me karrocë fëmijësh, kuptohet duke e mbrojtur mirë. Edhe pak borë nuk do t’i bëjë dëm, nëse karrocën e mbuloni. Sipas disa hulumtimeve, foshnjet që dalin shpesh jashtë, bile edhe në temperatura më të ulta, më rrallë sëmuren.

    Në temperatura të ulta shetitja duhet të zgjasë më shkurtë (në kushte të përshtatshme duhet të zgjasë rreth një deri një orë e gjysëm), dhe mos u frigoni nësë hunda dhe faqet e foshnjes janë skuqur pak. Keni kujdes vetëm këmbët dhe duart – nëse vereni se i kanë të ftohta atëherë koha është që t’i fusni brenda.

    Foshnjen mos e merrni në shoping, marketet dhe qendrat tregtare janë “plantacionet” e virozave dhe bakterjeve. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...