9.1 C
Priština
More

    Testoni dëgjimin e foshnjës tuaj sot, që të gëzoni ™atë me fjalë të ëmbla gjithë jetën!

    spot_imgspot_img

    Diagnostikimi i hershëm, vendosja e protezave dëgjimore, fillimi i hershëm i terapisë së të folurit dhe edukimi speci‹k, janë çelësi i suksesit për të maksimizuar të dëgjuarit dhe të folurit e një fëmije me humbje të dëgjimit.

    (marrë nga Revista VITAL, botim periodik i Spitalit Amerikan)

    Shurdhësia tek të vegjëlit është anomalia më e shpeshtë e lindur tek fëmijët. Mesatarisht në çdo 1000 fëmijë të sapolindur, 1-3 fëmijë janë plotësisht të shurdhër, ndërsa shumë të tjerë lindin me shkallë më të lehta të shurdhësisë apo pësojnë dëmtime në dëgjim gjatë viteve të para të fëmijërisë. Prevalenca e këtyre çrregullimeve rritet deri në 10-20 herë tek të sapolindurit dhe tek foshnjat me faktorë të tjerë risku. Defiçiti dëgjimor i pa identifikuar në kohë, ka pasoja të rënda për zhvillimin e trurit, aftësive gjuhësore, komunikuese dhe socializimin e fëmijës.

    Diagnostikimi sa më i hershëm i shurdhësisë është shumë i rëndësishëm për fillimin e ndërhyrjeve terapeutike dhe reduktimin e handikapit. Fëmija i diagnostikuar dhe i pajisur me proteza dëgjimore brenda moshës 6 muajsh, mund të arrijë deri në rekuperimin total të dëgjueshmërisë dhe zhvillimin normal. Terapia logopedike afatgjatë, së bashku me kontrrollet e rregullta të aparateve dëgjimore janë trajtimi i domosdoshëm për arritjen e suksesit

    Faktorët e riskut për shurdhësi janë:

    • Defekti gjenetik i konesinës 26
    • Histori familjare për shurdhësi
    • Infeksione të shtatzënisë si cytomegalovirus, herpes zoster, rubella, syphilis, toxoplasmosis
    • Përdorimi i medikamenteve ototoksike gjatë shtatzënisë
    • Hiperbilirubiemia
    • Fëmijët që trajtohen me ventilim mekanik mbi 5 ditë
    • Anomali kranio-faciale
    • Papajtueshmëria e Rhezusit apo grupeve të gjakut ABO
    • Fëmijë të lindur me peshë të vogël dhe parakohe
    • Traumat e kokës gjatë lindjes etj.

    Përse duhet testuar dëgjueshmëria?

    Për një fëmijë, të dëgjuarit dhe të folurit janë mënyrat thelbësore për të mësuar, për të luajtur dhe për të zhvilluar aftësi sociale, prandaj protezimi apo pajisja sa më shpejt me aparatet dëgjimorë janë esenciale. Fëmijët mësojnë duke imituar tingujt që dëgjojnë.

    Nëse ata kanë humbje të dëgjimit që nuk diagnostikohet apo trajtohet në kohë, ata humbasin gjuhën që flitet rreth tyre dhe komunikimin me njerëzit që i rrethojnë.

    Kjo mund të çojë në vonesa, apo mos zhvillim të gjuhës së folur, si dhe probleme sociale, ndonjëherë edhe në probleme intelektuale dhe akademike të mëvonshme.

    Mënyra e testimit Testi i nivelit të parë (TOEA) kryhet gjatë dy ditëve të para të lindjes tek çdo fëmijë pa asnjë risk për foshnjën. Kryerja e testit kërkon që fëmija të jetë i qetë, në një ambjent të qetë. Mjaftojnë pak minuta për ta kryer. Personeli infermieror që e kryen këtë test janë të trajnuar dhe me eksperiencë.

    Në pjesën e jashtme të veshit të bebes, futet një sondë e vogël me kapuç, e cila prodhon tinguj që kur veshi funksionon në mënyrë perfekte, ai vetë prodhon një sinjal që konfirmon dëgjimin dhe kjo regjistrohet në një kompjuter të vogël. Në momentin e daljes nga materniteti, mjeku ose infermierja u komunikojnë prindërve rezultatin e testit.

     

    Përse disa fëmijë kanë nevojë për një test të dytë konfirmues?

    Për të gjitha foshnjat që kanë rezultat të dyshimtë apo rezultojnë “FAIL” ( pa një rezultat bindës dhe të saktë) dhe për ata me faktor risku për problem të dëgjueshmërisë, kryhet testimi i dytë me anë të aplikimit të ABR (potencialeve të evokuara të trungut të trurit). Ky ekzaminim është vendimtar për diagnozën e shurdhësisë dhe duhet të kryhet dy herë brenda moshës 3 – 6 muajsh.

    Ky ekzaminim është gjithashtu i padhimbshëm dhe jo i bezdisshëm dhe zgjat disa minuta, por rekomandohet të kryhet ndërsa fëmija është në gjumë të plotë.

    Fëmijët që rezultojnë me dëmtim të dyanshëm të dëgjimit, duhet të protezohen me aparate dëgjimorë dhe të kryejnë kontrolle periodike të funksionit dëgjues, si dhe matje të progreseve të arritura me terapinë rehabilituese logopedike. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...