Ulçera peptike apo ulçera e lukthit si dhe ajo duodenale është për fat të keq shumë i zakonshëm tek mosha e mesme, sidomos tek meshkujt.
Nëse i injoroni simptomat, ato mund të ndikojnë në mënyrë dramatike në shëndetin tuaj. Kjo paraqitet si lloj djegie në lukth ose në fillim të zorrës së hollë. Ulçera duodenale është një formë më e butë e sëmundjes në krahasim me ulçerën në lukth, e cila është më e rrezikshme dhe vështirë shërohet. Megjithatë, nëse arrini ta shëroni ajo vështirë mund të rikthehet, përdallim nga ulçera duodenale.
Çka e shkakton atë
Dyshimi i parë vjen nga bakteria Helicobacter pylori, edhepse ka disa mendime të ndryshme ku thuhet se tek disa njerëz kjo nuk shkakton ulçerën në lukth. Ndodh kryesisht për shkak të infeksionit bacterial, por ka gjasa edhe për shkak të përdorimit afatgjatë të preparateve jo steroidale anti-inflamatore, ku bëjnë pjesë aspirina, ibuprofen, diklofenak,…
Kjo ndikon tek njerëzit që hanë ushqime të forta, të përpunuara industrialisht, ushqime pikante dhe të skuqura. Përveç kësaj, sëmundja zhvillohet edhe me inkurajimin e alkoolit, nikotinës dhe stresit.
Helicobacter-i është gjtihmonë i pranishëm tek të sëmurët, por në disa raste ai nuk shkakton ulçerën, dhe arsyet nuk dihen pse. Mund të merret përmes ushqimit, të transmetohet nga personi në person , siç është përmes puthjeve. Ulçera mund të jetë me madhësi prej 0.5 cm deri në 5 cm.
Simptomat
Dhimbje në stomak, dispepsi apo vështirësi në tretje, vjellje dhe të përzierat janë simptomat kryesore. Mjekët zakonisht preferojnë antibiotikë, ku shumica nuk i favorizojnë dhe kërkojnë metoda alternative për trajtim.
Ekzistojnë edhe simptoma të lehta ku shumica mun edhe mos t’i vërejnë dhe të kuptojnë se nga çka vuajnë. Kjo, mund të çojë në probleme serioze (ulçera kalon përtej murit të lukthit apo zorrës duodenum), gjakderdhje (acidi apo ulçera depërton nëpër enët e gjakut) si dhe pengim (ulçera pengon rrugën në të cilën ushqimi del nga lukthi). Nëse ndonjëra nga këto ju ka ndodhur, atëherë sigurisht do të vuani nga këto simptoma të mëposhtme: dhimbje e fortë dhe marramendëse në lukth, të vjella me gjak, marramendje, zbehje, humbje peshe, të përziera të fuqishme,…
Këto janë shenja që ju rekomandojmë urgjentisht ta kontaktoni mjekun. Mjeku juaj, ndoshta do t’ju kërkojë për endoskopi – për ta vërtetuar gjendjen, se a keni më shumë ulçera, nëse është e nevojshme që të mirret ndonjë mostër e saj, nëse ulçera është me gjakderdhje etj.
Përveç gastroskopisë, është e nevojshme të përcaktohet edhe prania e bakteries H.pylori. është e rëndësishme të dini si t’i qaseni trajtimit. Në mënyrë specifike, trajtimi i ulçerës i shkaktuar nga kjo bakterie dallon nga trajtimi i ulçerës i shkaktuar si rezultat i preparateve jo steriodale anti-inflamatore. Zakonisht, preferohet edhe dietë ushqyese shumë e lehtë dhe specifike.
Metodat natyrore
Që të parandaloni shfaqjen e ulcerës, është e nevojshme dietë e shëndetshme, e pasur me fibra, perime, fruta dhe drithëra…
Perimet dhe frutat
Kups të freskëta është ilaçi më i njohur për ulçerën në lukth. Produktet me aminoacide, të cilët ndihmojnë në forcimin e stomakut përdoren për trajtimin e ulçerës. Konsumoni vetëm lëngje të cilat vet i shtrydhni nga pemë dhe perime të freskëta, ose edhe lënga nga lakra (mund të shtoni edh ekarrota) dhe të pini nga një gotë në ditë. Përveç karrotave, në shtrydhësen për fruta dhe perime, ju mund të shtoni edhe spinaq të freskët.
Edhe bananet janë të dobishme, si të freskëta ashtu edhe në formë milkshake-i. sa i përket gjetheve, mund të kërkoni nëpër barnatore bimore llojin e gjethes “hilba” (fenugreek), ku kjo bimë përmban substanca që e lehtësojnë dhimbjen e stomakut, e ndihmojnë në trajtimin dhe shërimin e ulçerës.
Preparate tjera natyrore
Mjalti është shumë i dashur su kurë për ulçerën. Ai sulmon bakteriet dhe forcon stomakun dhe florën e kuqe. Ju mund të merrni një lugë mjaltë në mëngjes në stomak të zbrazët dhe herë pas here të hani nga një fetë bukë të grurit e lyer me mjaltë.
Qumështi, sidomos ai i dhisë rekomandohet për të sëmurët. Vetëm se është e rëndësishme që ta merrni rregullisht. Ju mund të provoni të pini edh edy here në ditë në interval të rregullta si dhe çaj kamomili apo luleradhiqe (dandelion).
Shërimi efektiv
Achillea millefolium apo bari mijëfletësh, tregohet si mjaft efektiv. Mund të përdorni edhe vajin nga kjo bimë ose edhe kombinimin e saj me kantarion. Pini vetëm nga një lugë me vaj në mëngjes dhe në mbrëmje pas ngrënies.
Për shërim të plagëve dhe efekt sa më të shpejtë nga ulçera, vendosni gjethet në një kavanoz dhe plotësoni majën apo fillimin e saj me mjaltë. Konsumoni këtë ilaç – nga një lugë çdo mëngjes.
Para përdorimit të këtyre ilaçeve natyrore, konsultohuni me mjekun tuaj, veçanërisht nëse veçmë përdorni ndonjë terapi. /kosovarja.ch/