17.5 C
Priština
More

     Dhjami në zonën e stomakut është shenja më e qartë e rritjes së rrezikut të diabetit tip 2

    spot_imgspot_img

    Burrat me perimetër të belit më të madh se 102 cm kanë rrezik pesë herë më të lartë të sëmundjes nga diabeti tip 2 në krahasim me meshkujt me bel më të vogël. Sa i përket grave – ato që kanë një bel me madhësi 88 cm janë në rrezik më të lartë për të paktën tri herë se sa gratë e dobëta.

    Njerëzit të cilët janë të trashë dhe të cilët janë mbipeshë janë në rrezik më të lartë të diabetit tip 2, i cili mund të çojë në verbëri, amputim dhe vdekje të parakohshme, paralajmërojnë ekspertët.

    Dhjami në zonën e stomakut është shenjë edhe më e besueshme që duhet të na shqetësojë.

    – Diabeti është një problem i madh i cili çdo ditë është duke u zmadhuar, dhe parandalimi më i mirë është mbajtja e peshës normale të trupit – thotë Alison Tedstoun, një nutricionist në Shëndetsinë Publike në Angli.

    Shëndetsia Publike Angleze i bën thirrje qeverisë që të përfshihet në luftën kundër obezitetit (trashjes), i cili është fajtori më i madh për rritjen e numrit të pacientëve me diabet.

    Rreth 90 për qind e njerëzve që kanë diabet kanë peshë të tepërt. Trajtimi i njerëzve me këtë sëmundje ka kushtuar rreth 8,8 miliardë funta në 2010-11, e cila është 10% e buxhetit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

    Rreth 23 000 njerëz, gjatë këtij viti kanë vdekur para kohe për shkak të kësaj sëmundjeje.

    – Njerëzit nënvlerësojnë peshën e tyre. Ata nënvlerësojnë edhe peshën e fëmijëve të tyre dhe mendojnë se nuk duhet ndërmarrë asgjë në lidhje me të. Kurse mbi 60 për qind prej nesh janë të trashë dhe në rrezik të lartë nga diabeti tip 2 – paralajmëron Alison.

    Shërbimet britanike për luftën kundër trashjes nuk janë shumë të besueshme, ashtuqë apelohet në rritje të ndërgjegjësimit të njerëzve për rrezikun e trashjes.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...