Ja lloji i femrave që meshkujt duan të kenë një lidhje

spot_imgspot_img

Meshkujt, për portalin AskMen.com, u përpoqen të përgjigjen dhe të përshkruajnë me çfarë lloji të grave dëshirojnë që të kenë një lidhje dhe cilat janë cilësitë që i zbukurojnë ato.

Zonjushë ëmbëlsirë

Ajo është gjithmonë pozitive, e ëmbël, e lumtur me jetën dhe vërtet është një kënaqësi të jeni në shoqërinë e saj. Nuk ka asnjë moment të keq në vete dhe gjithmonë është në dispozicion. Meshkujt i adhurojnë ato.

Zonjushë e barabartë

Kjo është një feministe, por nuk i urren meshkujt. Përkundrazi, ajo i do dhe i respekton dhe me të vërtetë shumë mirë kalojnë së bashku me ta. Ajo është e zgjuar, argëtuese dhe e hapur ndaj përvojave të reja. Beson në barazi në lidhje dhe nuk sillet si një vajzë e dobët dhe e pambrojtur.

Zonjushë seksi

Asaj i pëlqejnë meshkujt dhe i pëlqen seksi. Nuk është imorale dhe nuk e përdor seksin si një manipulim, por thjesht e shijon atë dhe kjo shihet tek ajo sepse rrezaton seksi. Femrave tjera nuk i pëlqejnë edhe shumë ky lloj i femrave, por meshkujt e humbasin kokën për ato. Lidhja me ato është kënaqësi e vërtet.

Mikesha më e mirë

Kjo është shumë e ngjashme me Ëmbëlsirën. Është e kujdesshme, gjithmonë është aty për partnerin e saj, mund të flasin për çdo gjë, kanë interesa të përbashkëta. Ato janë një strehë e sigurt për partnerët e tyre dhe kjo është arsya pse meshkujt i ruajnë ato si një thesar.

Direkte

Kjo është një grua që di atë që dëshiron dhe nuk ka frikë për të treguar atë qartë. Është e fortë dhe nuk ka asnjë problem me atë për të marrë iniciativën dhe e para të thërret mashkullin për të dalë. Me ato ballafaqohen meshkujt e fortë që dinë se si të sillen me gra të forta. Ata që mund të bëjnë me ato, do të kenë një partnere të mirë dhe një marrëdhënie të mrekullueshme.

E pavarur

Ajo është e fortë, e guximshme, e zgjuar dhe e aftë. Ajo e ka jetën e organizuar dhe nuk ka nevojë për mashkull për ta bërë të lumtur dhe për të përmbushur kohën e saj të lirë. Ajo është një partnere e vërtetë në kuptimin e gjërë, sepse nuk është e dëshpëruar për një mashkull. Disa njerëz kanë frikë prej tyre, por me të vërtetë ata gabojnë, sepse, sipas disa gjërave, ajo është pothuajse ideale. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime — Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: zgjidhje funksionale për mikpritje familjare

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë për një mikpritje të sigurt dhe praktike, duke reduktuar rreziqet nga produktet kimike dhe duke ditur si t9u përgjigjeni në rast nevoje.

Make-up: Udhëzues praktik për kategorizim, ruajtje dhe kontroll të afateve të kozmetikës

Udhëzues praktik për kategorizimin, ruajtjen dhe verifikimin e afateve të përdorimit të kozmetikës. Si të lexoni etiketat, si t’i organizoni produktet në mënyrë të sigurt dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Udhëtime: Udhëzues i qartë për përgatitjen e bagazhit të dorës — pa rregulla të paverifikuara kompanish

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës me fokus në dokumentet, deklarimin e mallrave dhe verifikimin e informacionit zyrtar. Sugjerime për përdorimin e aplikacioneve zyrtare dhe kontaktet konsullore.

Shoqeria‑Familja: Rituali i përditshëm 20‑minutësh pa telefona për të afruar brezat

Një udhëzues praktik për një ritual të përditshëm 20‑minutësh pa telefona që ndihmon të forconi lidhjet ndërbrezore, të përmirësoni komunikimin dhe të krijoni një hap të sigurt për ndarjen e ndjenjave.