7.4 C
Priština
More

    Si t’i drejtoni flokët pa përdorimin e hekurit për flokë

    spot_imgspot_img

    Nuk dëshironi që të shkatërroni më shumë flokët, e megjithatë i doni prap të drejta? Praktikoni një herë në javë një nga këto tretmane dhe flokët tuaj do jenë tërësisht të drejta.

    Nëse jeni lodhur nga përdorimi i tepërt dhe shkatërrimi i flokëve nga presa dhe feni, dhe dëshironi që të keni flokë të mrekullueshme dhe të drejta, atëherë duhet të provoni një nga këto trajtimet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Të gjithë janë të lirë dhe mund t’i zbatoni ato në shtëpi, pa pasur nevojë për shumë përgatitje, ndërsa rezultati është mahnitës ku do të keni flokë të drejta dhe të rregulluara si në sallonet e bukurisë, e për më tepër do të jenë të shëndetshme dhe të ushqyera mire.

    Vaj i ngrohtë

    Për këtë trajtim ju duhet vaj kokosi dhe vaj ulliri të cilët duhet t’i përzieni bashkë. Këtë përzierje, aplikoni në flokë të thatë, mbështillni me një peshqir të ngrohtë dhe lajeni pas 45 minutave. Në vend të vajit të ullirit mund të përdorni edhe vaj bajamesh.

    Mjaltë dhe qumësht

    Mund të përdorni vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht. Në një sprej shishe hidhni qumështin, spërkatni flokët, leni që të ulen për rreth gjysmë ore dhe pastaj shpëlani. Sa i përket kombinimit, përzieni qumështin me mjaltin  dhe për efekt më të mirë shtoni luleshtrydhe (dredhëza) ose banane. Masën e fituar aplikoni në flokët tuaj  dhe leni që të veprojë për rreth 90 minuta dhe pastaj lani flokët.

    Uthull molle

    Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhni në një sprej shishe, aplikoni në flokë të lagur dhe masazhoni ato. Lëreni të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlani flokët.

    Vaj ulliri dhe vezë

    Vaji i ullirit është diçka pa të cilën nuk mundet pasi është shumë dobiprurëse si në të ushqyerit poashtu edhe në preparatet e bukurisë. Për këtë tretman janë të nevojshme dy vezë dhe vaj ulliri. Përzieni masën, veni në flokët tuaj dhe pas një ore shpëlajeni.

    Limon dhe kokos

    Një tjetër recetë për flokë të buta dhe të drejta është me anë të limonit dhe kokosit. Kokosin e imtësuar, përzieni me ujë deri sa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shtoni lëng limoni dhe ftohni masën e përzier në frigorifer. Shtresa e butë që formohet në krye të masës aplikohet për masazhim të flokëve dhe pastaj mbuloni me peshqir të ngrohtë. Pas një ore shpëlani flokët.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...