7.2 C
Priština
More

    Pse nënat kurrë nuk duhet ti lënë anash ‚daljet‘ me shoqet e ngushta

    spot_imgspot_img

    Kur unë dhe mikja ime Ema ishim në kolegj, shpiknim lloj lloj gjërash dhe shprehjesh rreth djemve dhe sjelljes së tyre. Ishim të lira dhe pa angazhime dhe shoqëroheshim vazhdimisht. Kohët e fundit mendoja për këto gjëra të përjetuara më parë, gjatë qëndrimit tim në sheshin e lojërave me disa nëna tjera që kurrë nuk i kisha takuar më parë.

    Unë ankohesha para tyre për dadon time se ka marrë promocion në punë dhe se nuk është në gjendje të më zëvendësojë apo kujdeset për fëmijët e mi pas ores gjashtë. Një nënë më pyeti nëse vallë kisha ndonjë punë atëherë. Unë i sqarova se e bëja këtë gjë çdo javë. Më pyesni se për çfarë e kisha, për dalje apo takime gjatë natës? Unë sqarohesha se për tu takuar me miket e mia. Ato u befasuan sepse kishin ndaluar që moti të dilnin dhe takoheshin me shoqe si rezultat i ngarkesave në punë dhe angazhimit me fëmijët.

    Për një periudhë të gjatë nuk e kisha Sophie-n afër vetes dhe për një kohë të gjatë isha e vetmuar. Ishte kohë janari pa kurrfarë fije shprese për një pranverë më të afërt. Ditëlindja e saj shënonte rreth një vit që kur kishim dalë për herë të fundit. Si mund ta lejoja kaq rrallë të takoheshim?

    Jo vetëm që kisha probleme normale, por edhe probleme shtesë: pagjumësi pas lindjes – e shoqëruar me depresion. Si nënë e re, ballafaqohesha me shkrimin e një libri të ri dhe tentoja të kujtoja momentet e kalaura së bashku me shoqet, ishim të çmendura fare, bisedonim për martesat dhe përvojat seksuale, frymëzoheshim dhe këshillonim njëra tjetrën, shkëmbenim emrat e librave të lexuar dhe herë pas here i ndërronim rrobat me njëra tjetrën. Më kujtohet si në ditëlindjen e Anxhelës jam takuar me të shoqin tim aktual. Sa shpejtë u bëra shtatzënë, u martova dhe më qëndruan shoqet nga pas edhe në momentin e lindjes.

    Obsesioni im me miqtë lidhet qysh nga fëmijëria ime dhe tani nuk kam asnjë rreth vetes. Afër bllokut kam disa nëna tjera që pavarsisht detyrimeve shtëpiake arrijmë të ndajmë kohë së bashku.

    Familja ime janë shumë larg nesh. Dhe kur Sophia shkoi larg, unë i thash burrit tim: kam nevojë për një prerje flokësh, kam nevojë të shkojë te dentist, duhet të gjejmë ndonjë kujdestare fëmijësh sepse unë nuk dua të humbas kohën pa u takuar me miket e mia, sepse më mungojnë pa masë.

    Dua ta gjej veten të rrethuar me miq shumë, ti kem gjithmonë afër vetes, të ngre një dolli për çdo sukses të arritur nga ana e tyre, ti përgëzoj dhe inkurajoj për sfidat në jetë dhe me një fjalë të ndaj çdo cope lumturie me ta./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...