8.5 C
Priština
More

    Përse prindërit sot nuk janë mjaft të rreptë

    spot_imgspot_img

    „Të vegjëlit e padisiplinuar bëhen fëmijë të padurueshëm që rriten në adoleshentë dhe të rritur të ashtuquajtur të llastuar“.

    Sapo largohesha me vajzën time gjashtëvjeçare nga oborri i shkollës u përballëm me një nënë që përpiqej të merrte vajzën e saj të klasës së dytë dhe djalin katër-vjeçar nga parku. Djali i acaruar me planin e veprimit të nënës në shenjë hakmarrje e godet atë në pjesën e prapme të kokës së saj me kanaçe uji. Ajo zmbrapset – goditja ishte e fortë, dhe fillon të ecë me një pyetje të vetme: „Keni dëshirë të hamë ëmbëlsirë?“

    • Ai pohoi me kokë.
    • Ajo pohoi me kokë.
    • Ata vazhduan të ecnin.

    Jo! Bërtita në kokën time. Jo! Kjo nuk është mënyrë e pranueshme e reagimit të tij! Ai nuk ka të drejtë të ju godas kështu!

    Iu ktheva vajzës sime. „Sophie“, i thash, duke u përkulur për të kapur sytë e saj „Nëse më godet – apo kushdo tjetër – në kokë … Unë do ta vras, a jemi të qartë“.

    Ajo pohoi me kokë

    Kjo është një bisedë që unë dhe Sophie e kemi bërë gjatë viteve si dëshmitarë se si dikush në rangun e moshës së saj ka bërë diçka të papranueshme dhe kaloi pa vërejtje nga kujdestari apo prindi i tij. Lista përfshin: hedhjen me grusht të orizit në fytyrën e një të rrituri, pështyrje e kafshatave të ushqimit në publik, ulëritje si ‘shtrigë’, dhe duke goditur të huajt. Asnjë nga këto nuk ishte nën moshën katër vjeç, e kuptoni. Asnjë nga këto fëmijë nuk ishte me pengesa në zhvillim. Këto ishin të gjithë fëmijë neuro-tipik të cilët kurrë nuk kishin marrë reagime se ka gjëra që thjesht nuk duhet bërë.

    Unë kam parë në shumë restorante fëmijë të papenguar duke vrapuar pas shërbyesve me tabaka plot kupash me supë përvëluese, që shpjegon se brezi ynë është i padisiplinuar.

    Unë kam parë në shumë restorante fëmijë të papenguar duke vrapuar pas shërbyesve me tabaka plot kupash me supë përvëluese, që shpjegon se brezi ynë është i padisiplinuar. Nga trajnimi i gjumit në tërbim, ne jemi brezi i prindërve të cilët kanë një marrëdhënie konfliktuoze me kufizimet dhe reagimet e të të gjitha llojeve.

    Kohët e fundit kam biseduar me Susan Peirce Thompson, për rritjen e tri vajzave të saj. Ajo theksoi se fëmija i cili nuk i pëlqen të shkojë në shtrat, për të ardhur në katin e poshtëm fillon të bëj pyetje shkencore pas orarit të gjumit, duke shpresuar të joshë nënën e tij për më shumë bisedë. „Duhet vetëm të thuani, ‘Unë nuk dua t’i përgjigjem tani’. Shkurt e thjeshtë. Sepse kjo është vetëm psikologjia e sjelljes. Mos shpërbleni ndonjë sjellje që nuk dëshironi ta shihni përsëri“.

    Keni dëshirë të hamë ëmbëlsirë ???

    Unë plotësisht nuk kuptoj çfarë duhet bërë. Si prindër sot, vazhdimisht shtohen të ardhurat dhe prap jemi të shtrënguar. Dhe çastet tipike kur ata testojnë kufijtë janë pikërisht kur ne, jemi aq të lodhur dhe duam vetëm t’i mbajmë gjërat në lëvizje. Por, për fat të keq, është momenti i saktë kur duhet shfrytëzuar një vullnet i vogël shtesë për ta qortuar apo dënuar duke “qëndruar në kënd pa lëvizur”, apo çfarëdo metode të preferuar. Dhe kjo mund të ndodhë në trotuar, apo në dyqan ushqimore, ose duke pritur jashtë derisa shfaqja ‘I ngrirë në akull’ të fillojë. Ishin netë të tëra që isha e lodhur shumë dhe dëshiroja vetëm të kaloja një mbrëmje të këndshme me Sophie, por ajo donte të më provokojë dhe mendimi im i parë ishte, „Në dreq, nuk dua ta bëj këtë tani“. Por unë gjithashtu e dija nëse nuk e lë të saj do të më sfidojë dhe nuk është në rregull të më krijojë probleme të mëdha poshtë rrugës.

    Sepse, nuk dua të bëj gabime, nga ana e majtë me sjellje të pakontrolluar të keqe po kalon në anën tjetër gjatë tërë kohës. Në një moment ju keni një foshnjë duke goditur nënën e saj derisa ajo tenton ta qetësojë me një akullore – dhe momentin tjetër keni një amvise të vërtetë. Të vegjëlit e padisiplinuar bëhen fëmijë të padurueshëm që rriten në adoleshentë dhe të rritur të ashtuquajtur të llastuar. Dhe në një pikë të jetës suaj sigurisht keni takuar ndonjë prej tyre. Dhe unë vë bast se kishit dëshiruar që dikush atë person ‘ta vë në rrugën e duhur’.

    Brezi ynë është më i ngarrkuar për shkak se, pas shumë trajnimeve, ne jemi thellësisht të vetëdijshëm se fëmijët tanë janë më të ditur, njerëz të ndërgjegjshëm në krahasim me gjeneratat e mëparshme që nuk ishin aq të vetëdijshëm. Fëmijët janë trajtuar si kafshë shtëpiake apo – më keq – si valvula të hapura nga streset dhe frika e prindërve të tyre, ashtuqë kanë pritur që në mënyrë magjike të transformohen në të rritur të shëndetshëm, funksional. Cila është arsyeja pse ne jemi brezi më me mbipeshë, më të varur nga medikamentet në histori.

    Ne po përpiqemi për ta thyer këtë cikël

    Por disiplina është pjesë e krijimit të një të rrituri të integruar funksional – kjo nuk ju bën ‘çun’ të keq. Fëmijët nuk dëmtohen nga disiplina, ata dëmtohen nga egërsia. Dhe kjo nuk është mizore t’i imponosh një fëmije zgjedhje të sjelljes që e bëjnë më të përgjegjshëm në të ardhmen. Unë e dënoj Sophie ‘të qëndrojë në një kënd pa lëvizur’ (Think Time) kur ajo nuk pranon të ulet në vaskë të rrëshqitshme edhe pse e lus në mënyrë të përsëritur, ose nuk del nga vaska pasi kan kaluar 10 minuta, nga koha kur i kam thënë se është koha për të dalë, ose me qëllim nuk më ndihmon të pastroj një rrëmujë që ajo e ka bërë.

    Unë e pranoj – në kulturën tonë tejet tolerante jam e rreptë. Sepse kam mësuar rrugën e vështirë të njerëzve tjerë duke ecur me fëmijët e tyre nëpër rrugët e qytetit të Nju Jorkut dhe se e vetmja mënyrë për t’i mbajtur ata të sigurt është që të sigurohem se ata pa kundërshtim do të ndjekin udhëzimet e mia, kur largohemi nga banesa. Shumë shpejt e kuptova se nëse isha e qartë me pritshmëritë që në ditët e para nuk kishte probleme përsëri. Këpucët rregulloheshin menjëherë, diskutimet ishin shmangur, zëri më i ulët në autobusë. Kur të gjitha këto gjëra rrespektohen në pikën më të lartë më shumë se një herë atëherë ju mund të përqëndroheni në kënaqësi. Vajza ime është sjellë mirë në restorante ashtuqë në shtëpi kemi gara spektakolare shpërblyese.

    Dhe kjo është paradoksi i disiplinës. Është aq e besueshme gjatë edukimit tim si prind. Kreativiteti në fakt lulëzon brenda kufijve. Pa marrë parasysh a janë kufij të një kanavace, përkufizime të një komisioni apo struktura e një detyre. Kur artisti e kupton strukturën atëherë mund ta shtriej imagjinatën e tij. E njëjta gjë vlenë për fëmijët. Ata kërkojnë të kenë kufij. Ata përsëritin sjelljen e padëshiruar, si zemërimi i çastit dhe dhuna, për shkak se ato kanë eskaluar, duke pritur dikë që të kujdeset mjaftueshëm për t’i treguar atyre se nuk bën.

    Ata kërkojnë të kenë kufij. Ata përsëritin sjelljen e padëshiruar, si zemërim i çastit dhe dhunës, për shkak se ato kanë eskaluar, duke pritur dikë që të kujdeset mjaftueshëm për t’i treguar atyre se nuk bën

    Ata nuk mund të reagojnë me mirënjohje tani, kuptohet, por pas një kohe të gjatë, fëmijët të cilët e dinë se ka rregulla të qarta do të ndjehen më të sigurt. Dhe Dr. Brene Brown ka dokumentuar të gjitha këto përmes kolegjit.

    Kështu, që herën tjetër fëmija juaj ta kuptojë saktësisht se ka bërë diçka që ju nuk dëshironi të përsëritet më. Përkuluni në nivelin e tij, shikojeni në sy, dhe, pa ngritur zërin, thuani në mënyrë të vendosur, „Kurrë nuk dua të të shoh ta bësh atë përsëri, e kupton?“ Pastaj e pyet të përsërisë thënien tuaj me fjalët e veta për tu siguruar që e ka kuptuar në fakt. Ju i keni bërë atij një favor për kohë të gjatë, ju premtoj.

    Dhe nëse ju nuk mund ta bëni këtë për veten tuaj, atëherë bëjeni për mua. Kështu që nuk dua t’i shpenzoj gjashtëdhjetë vitet e mia duke më goditur me shishe birre që nga vitet e njëzet e ca./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...