12.7 C
Priština
More

    Kur dhe si fëmijtë duhet filluar me pastrimin e dhëmbëve

    spot_imgspot_img

    Gjatë jetës njeriu gëzonë dy lloje të dhëmbëve: dhëmbët e qumështit dhe të përhershëm.

    Dhëmbët e qumështit fillojnë të dalin rreth muajit të gjashtë të jetës. Dalja e dhëmbëve përciellet me:

    1. Kruarje aty ku del dhëmbi,
    2. Pështymë e shtuar, dhe
    3. Dhëmbje e lehtë.
    Këto çrregullme të daljes së dhëmbëve janë kalimtare dhe kalojnë pa pasoja. Në qoftë se përcillen me diare dhe temperaturë atëherë duhet të kërkoni ndihmen e mjekut.
    Dhëmbët e qumështit kanë rëndësi të jashtëzakoneshme deri në kohën e ndërrimit të tyre me dhëmbë të përhershëm. Nëse ndonjë dhëmbë i qumështit humbet parakohe, atëherë dhëmbët e tjerë fillojnë të lëvizin nga rendi i tyre dhe shkaktojnë çrregullim të pozites së dhëmbëve të tjerë.
    Me rastin e humbjes se dhëmbit të qumështit parakohe, atëherë dhëmbët e përhershëm do të dalin jashtë harkut të dhëmbëve dhe do të kërkohet intervenim ortodontik (për drejtimin e dhëmbëve) e qe për prindërit në të ardhmen do të jetë një investim i detyrueshëm dhe do të kushtojë shumë.

    Shkaktarët e humbjes së dhëmbëve:

    1. Kariesi,
    2. Parodontopatia (pezmatimi i aparatit mbeshtetës të dhëmbëve),
    3. Traumat – aksidentet e ndryshme.
    Kariesi: është sëmundja shumë e shpeshtë e dhëmbit që shkatërronë të gjitha shtresat e dhëmbit:
    a) zmaltin (mbështjellësin e jashtëm të dhëmbit),
    b) dentinen (shtresën e brendshme) dhe
    c) pulpen e dhëmbit (nervin, me ecuri të pandërprerë).
    Kariesi nuk trashëgohet. Mund të trashëgohen shprehitë e këqija, si psh.: mos larja e dhëmbëve nga të gjithë anëtarët tjerë të familjës, edukata e ulët shëndetësore, mënyra e keqe e të ushqyerit, etj.
    Bakteriet: pa bakterie nuk ka karies. Para lindjes goja e fëmijut është sterile. Pas lindjes goja kolonizohet me bakterie të ndryshme dhe krijohet flora normale e bakterieve të gojës, e që mund të shndërrohen në bakterie të dëmshme patogjene dhe të shkaktojnë kariesin. Si pasojë e bakterieve të shumta formohet një shtresë në dhëmbë (plaku dental) ku 1 mg plakë dental gjinden 220 milion baktere. Posa të paraqitën dhëmbët në gojë atëherë krijohet edhe mundësia e shfaqjes se pllakut dental dhe kariesit.
    Të gjitha këto mund të parandalohen nëse DHËMBËT LAHEN ME BRUSHË DHE PASTË.
     .

    Gjithashtu edhe ushqimi luan rol në paraqitjen e kariesit.

    Konsumimi i ëmbëlsirave, lëngjet e gazuara me përmbajtje të sheqerit dhe të gjitha ushqimet e konzervuara që përmbajnë sheqer. Sa me i vogel që të jetë kontakti me sheqer, aq më e vogel do të jetë mundësia e prishjes së dhëmëve.
    Ushqimi i domosdoshem për femijë është qumështi dhe produktet e qumështit për arsye të përmbajtjës së kalciumit i cili i forcon strukturat e dhëmbit dhe i bënë më të qëndrueshëm ndaj prishjeve.

    Dhëmbë të shëndetshëm, trupi i shëndetshëm

    Mënyra më e mirë e pastrimit te dhëmbëve është pastrimi mekanike me brushë dhe pastë. Dhëmbët duhet të fillojnë të pastrohen që në momentin e daljes së tyre në gojë.
    Pastrimi i dhëmbëve të fëmijëve:
    1. Pas çdo shujte (2-3 herë në ditë),

    2. Ne mëngjes dhe gjithsesi para gjumit (nëse fëmija fle pa i larë dhëmbët, më mirë është ta zgjoni nga gjumi dhe t’i’a pastroni sesa ta lini që të flej, sepse gjatë natës në mungesë të pështymës ushqimi i mbetur në dhëmbë kalbët në gojë dhe në mëngjes kundërmon shumë)

    3.
     Kohëzgjatja e pastrimit 2 minuta.

    4.
     Teknika e drejtë në të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve.

    5.
     Gjithmonë përdorni pastë me Fluor sepse fluori i forcon dhëmbët.
    6. Mos e shpërlani gojën pas pastrimit, vetëm pështyni sepse Fluori arrin të qëndroj me gjatë në dhëmbë.
    7. Ndërrone brushën çdo 3-4 muaj, zgjidhini ato me fije të buta sintetike.
    8. Nuk ka brushë familjare! Çdo anëtarë i familjes duhet ta ketë brushën e vet.
    Nëse nuk keni brushë dhe pastë, shpërlajeni gojën me ujë ose konsumoni një copë djathë në fund të ushqimit sepse ka kalciumi dhe i forcon dhëmbët (por asasi nuk e zëvendëson pastrimin).
    Deri në moshën 6 vjeçare duhet të përdoret pastë me pak fluor dhe shije te frutave, e pas moshës 6 vjeçe përdoret pastë e zakonshme. Prindërit duhet të kujdesën për pastrimin e dhëmbëve të fëmijëve. Është mirë nëse prindërit i pastrojnë dhëmbët e vet para fëmijëve në mënyrë që t’i stimulojnë dhe t’i lajnë bashkë me ta.
    Teknika e pastrimit tek fëmijët është ajo e drejtë kurse me rritjen e fëmijut duhet të kombinohet me formën rrethore të pastrimit në të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve.
    Brusha duhet të jetë e veçantë për fëmijë, me fije të buta ose të mesme, ndërsa pasta cilado qe keni mundësi financiare për ta blerë. Të gjitha pastat kryejn të njëjtin rol, me rëndësi është që t’i pastroni dhëmbët rregullisht.
    Pra, prindër të dashur, lajani dhëmbët fëmijëve tuaj, që nga momenti i daljes së dhëmbëve e sidomos në kohën kur fillon të konsumoj ushqime të zakoneshme, në mëngjes dhe para gjumit, pas çdo shujte të ushqimit, sidomos pas konsumimit të ëmbëlsirave. Sa do qe i lani shpesh prap nuk është mjaft. Besoj që këto këshilla të mijat ju kanë ndihmu sado pak rreth higjienës se gojës për ju dhe fëmijët tuaj.
    Tema është përgatitur nga stomatologu:
    Dr. Besfort Xhemajli, Mitrovicë.
    Gruaja-sot.com për shëndetin oral të fëmijëve tuaj ju propozon pastat e dhëmbëve Vademecum.
     Për moshat 1-6 vjeç:               Mbi 6 vjeç:

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...