Kur bëhet fjalë për seksin: Të gjithë e bëjnë këtë gjë mirëpo askush nuk e pranon!

spot_imgspot_img

Kur bëhet fjalë për metodat e kontracepcionit, shumë njerëz i referohen pilulave dhe prezervativëve mirëpo edhe shumë të tjerë e përdorin metodën e “nxjerrjes” para ejakulimit.

Sipas studimeve të reja, kjo metodë është më e pranishmja tek partnerët, 18% e femrave kanë pranuar se kjo metodë është forma primare e kontracepcionit. Me fjalë të tjera, kjo metoda zë vendin e tretë në top-listën e kontraceptivëve, pas prezrvativëve që i përdorin 32% e të anketuarve dhe pilulave që përdoren nga 27%.

Metoda e “nxjerrjes” nga disa konsiderohet e rrezikshme pasiqë kërkon shumë vetëkontroll nga mashkulli prandaj ka shumë raste shtatëzënie nga moskontrollimi i epshit gjatë aktit të “nxjerrjes”.

Më lehtë dhe më mirë

60% e çifteve, sipas Glou, të paktën një herë në jetën e tyre seksuale e kanë përdorur këtë metodë si forma kryesore e mbrojtjes nga shtatëzënia.

88% e përdoruesve të kësaj metode janë në lidhje serioze, të fejuar apo të martuar, prandaj mund të konstatojmë se kjo metodë përdoret nga partnerët që kanë zhvilluar besimin mes tyre.

Është interesant se shumë femra turpërohen t`a pranojnë se mbështeten në këtë formë të mbrojtjes, mirëpo nëse dikush do e pranonte atëherë edhe të tjerët do i bashangjiteshin pasiqë kjo formë është shumë e përhapur.

Edhepse nuk mbron tërësisht nga shtatzënia (aspak nuk mbron nga sëmundjet seksuale), nëse bëhet në mënyrën e duhur mund të funksionojë njejtë sikurse prezervativët.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.