2.6 C
Priština
More

    4 arsye për t’i dhënë fund kontaktit me ish-partnerin pasi të ndaheni

    spot_imgspot_img

    Edhe gjëmbi pas ndarjes apo divorcit është i dhimbshëm dhe çorientues. Ndërsa adrenalina funksionon përmes trupit dhe mendjes. Çiftet e tilla e vuajnë këtë fakt duke mos iu besuar se çfarë po ndodhë me to, dhe me këtë ndjenjë, individi kërkon të korrigjojë veprimet duke folur me ish-partnerin, duke identifikuar dhe rregulluar problemin në marrëdhënie, ose të gjejnë kompromis për gjithçka.

    Dhe, megjithatë, mënyra e vetme më e mirë për të përshpejtuar procesin e shëriit pas një shkëputje apo divorci është kjo: të ndërpreni kontaktin me ish-in tuaj.

    Ja 4 arsyet si të ndaloni kontaktin me ish-in tuaj

    1. Ju nuk mund të shëroheni

    T’i jepni fund një lidhje është shumë e vështirë, por ndjenjat e dhimbshme nuk janë të përhershme. Ju do të ndjeheni e trishtuar, e zemëruar, do të keni një ndjesi shoku se jeta juaj ka marrë fund. Mirëpo, këto ndjenja janë normale, por me kalimin e kohës do ta pranoni këtë. Megjithatë, nëse vazhdoni që të kontaktoni ose tentoni të jeni në kontakt me të, ju jeni duke punuar kundër procesit të rimëkëmbjes. Me këtë mund të përjetoni vetëm goditje në jetën tuaj, por kjo nuk shëron asgjë. Ju thjeshtë po i lejoni vetes të pranoni ndjenja të vështira në rrethana të reja. Konfrontohuni me realitetin dhe pranoni faktin se nuk e keni më ish-in tuaj, kjo nënkupton se jeni në rrugën e shërimit.

    1. Ju nuk lejoni të hyjë energji e re në ju

    Edhe nëqoftëse nuk jeni të ndërgjegjshëm për këtë, nëse ju vazhdoni të keni kontakt me ish partnerin tuaj, kjo do të thotë se ju po harxhoni akoma energji mbi këtë marrëdhënie , e cila nuk është ajo që realisht ju duhet në jetën tuaj. Nëse keni kontakt me të, kjo nënkupton se ju akoma jeni duke menduar rreth tij, duke vazhduar të harxhoni energjinë mbi një lidhje të përfunduar.

    1. Jetoni jashtë fantazisë

    Nëse marrëdhënia juaj ka përfunduar, atëherë ky duhet të jetë fundi. Çfarë keni pasur me ish-partnerin tuaj nuk ekziston më. Nëse tentoni të vazhdoni lidhjen me kontakt, kjo nënkupton se ende keni shpresë për kthim të lumtur. Si rezultat i kësaj, ju përballeni rregullisht me zhgënjimin e sërishëm.

    1. Ju i rijetoni gabimet tuaja

    Pjesë e asaj që është kaq e vështirë në lidhje me menaxhimin e përfundimit të një lidhje është ndjenja e të fajësuarit të vetvetes. Në disa mënyra, përfundimi i një lidhje duhet të jetë një mundësi për rritje personale. Megjithatë, mos bëni gabimin të jeni në kontakt me shpresën se mund ti riktheni gjërat në jetë. Më mirë të përjetoni një dhimbje të përkohshme se sa të bëni sërish gabimet e njejta. Fitoni lirinë tuaj dhe vazhdoni tutje!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...