2.8 C
Priština
More

    Kujdes me përdorimin e këtij medikamenti gjatë shtatzënisë, mund të sjellë pasoja serioze për fëmijën pas lindjes

    spot_imgspot_img

    Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për ju dhe fëmijën, por megjithatë nuk duhet të abuzoni. Sipas një studimi të Universitetit të Mjekësisë në New York, nënat që konsumonin shumë paracetamolë gjatë shtatzënisë, ishin të prirura të lindnin fëmijë që flasin me shumë vonesë. Studiuesit analizuan fëmijët deri në muajin e 30-të të jetës dhe 59% e grave që kishin përdorur paracetamol që në muajt e parë të shtatzënisë. 10% e fëmijëve pjesëmarrës në studim, rezultuan se kishin çrregullime gjuhësore e fillonin të flisnin me shumë vonesë, krahasuar me të tjerët.

    Çrregullimet gjuhësore: Ekspozimi i foshnjës ndaj paracetamolit në shtatzëni rrit shanset për çrregullime gjuhësore 6 herë më shumë se fëmijët e tjerë. Këto rezultate janë në përputhje të plotë me studime të mëparshme, të cilat tregojnë se përdorimi i paracetamolit në shtatzëni sjell reduktim të koefiçientit të inteligjencës dhe probleme që lidhen me komunikimin.

    Hiperaktiviteti:Qarkullojnë gjithashtu disa hipoteza, sipas të cilave abuzimi me paracetamol nga nënat shtatzëna, mund të shkaktojë edhe çrregullime të tjera tek fëmija si hiperaktiviteti. Diçka e tillë ende nuk është vërtetuar, deri tani këto janë vetëm hipoteza.

    Doza e lejuar: Specialistët e shëndetit këshillojnë që të mos abuzohet me paracetamolin dhe me asnjë ilaç tjetër, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë. Gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun e të mos vendosni vetë çfarë ilaçi dhe në çfarë sasie ta merrni. Aktualisht doza maksimale ditore e paracetamolit për të rriturit është tre gr, e ndarë në tre doza ditore çdo tetë orë./Burimi “Për nënat“

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...