Korset pas lindjes – po apo jo?

spot_imgspot_img

Nëse hamendësoni se a ju nevojitet korset pas lindjes apo jo, po ju sjellim këshilla si të arrini deri te vendimi i duhur

Ndarja e muskulit të rrafshtë të barkut gjegjësisht ndarja e indeve të buta të linjës së mesit (lineae albae) quhet diastasis m. rectus abdominis. Testi i diastasis m. recti abdominis bëhet për shkak të kontrollit të ndarjes së muskujve të barkut gjatë shtatzënisë që është dukuri normale gjatë rritjes së mitrës. Deri te shfaqja e diastazës vjen për shkak të ndryshimeve hormonale dhe pamundësisë së zgjatjes së mëtutjeshme të indeve. Më së shumti paraqitet në vendin e presionit më të madh (pjesa e linjës së mesit mbi zonën e kërthizës, kurse më rrallë nën kërthizë). Nëse ndarja është mbi 2 cm atëherë duhet shmangur lëvizjet të cilat mund të ndikojnë në zmadhimin e tyre, veçanërisht gjatë ushtrimeve për forcimin e muskujve të barkut. Në rast të ndarjes më të madhe dhe vetëm nëse është e domosdoshme, gruaja shtatzënë duhet të përdorë korset për bark.

Korseti nuk preferohet te ndarjet e vogla për shkak të inaktivizimit të muskulaturës së barkut dhe ngarrkimit të shpinës. Fizioterapeutët që në spital mund ta testojnë diastazën (ndarjen) e muskujve të barkut zakonisht nga dita e tretë deri në të pestën pas lindjes, apo bëjeni të njejtën pas kthimit nga spitali në shtëpi.

Testimi i muskujve të barkut

Testi bëhet në pozitë të shtrirë në shpinë, këmbët të përthyera në gjunjë, shputa plotësisht e mbështetur në sfond (dysheme). Gruaja shtatzënë duhet ta ngre kokën dhe pjesën e sipërme të shpinës deri në fund të shpatullave. Me gishtin e dytë dhe tretë duhet ta shtypni butësisht zonën menjëherë mbi kërthizën, duhet të ndjehen cepat e muskulit të barkut.

Cilat janë rekomandimet për personat që kanë diastazë?

  • Nëse muskujt e barkut janë të ndarë më shumë se 2 centimetra atëherë duhet t’i përmbaheni rekomandimeve të veçanta.
  • Nëse ka gropëzim ku mund të hyjnë dy gishtat apo nëse në vendin ku ndodhen gishtat paraqitet ngritje (fryerje) sikur kupolë, duhet përdorur korseti.
  • Koha e përdorimit është e kufizuar dhe nënkupton vetëm aktivitetin në ecje dhe lëvizje.
  • Gjatë pushimit duhet të hiqet.
  • Pas shërimit të muskujve të barkut, korseti duhet të hiqet plotësisht nga përdorimi.

Ushtrimet terapeutike janë pjesë e intervenimit fizioterapeutik dhe këto përfshijnë aktivitete dhe teknika për përmirësimin e funksionit të trupit dhe gjendjes shëndetësore. Por te muskujt e dobësuar të barkut shmangen ushtrimet rotative të trupit së paku deri në kontrollin e parë gjinekologjik, kurse më vonë sipas nevojës. Te diastaza ndarja e të cilës është më e madhe se dy gishta duhet shmangur rrotullimin e pjesës së epërme të trupit anash. Të gjitha lëvizjet tjera për forcimin e muskujve të barkut janë të lejuara. Nëse ndarja është më e vogël se dy gishta, atëherë mund të bëhen edhe ushtrimet rotative për forcimin e muskujve anësorë të barkut. Kombinimi i mbajtjes së korsetit me ushtrimet për forcimin e muskujve të barkut është dëshmuar si mënyra më e mirë për shërim./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si të ndërtoni një rutinë pas-shkollore praktike për fëmijën tuaj

Udhëzues praktik për ndërtimin e një rutine pas-shkollore që kombinon detyrat, lojën, ushqimin dhe mbështetjen emocionale, duke respektuar nevojat shëndetësore dhe zhvillimore të fëmijës.

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm: tre ide praktike për çdo ditë

Tre receta të shpejta dhe të lehta për mëngjes me përbërës të zakonshëm, të balancuara sipas parimeve të një diete të shëndetshme dhe me këshilla praktike për higjienën dhe ruajtjen.

Horoskop i thjeshtë për 12 shenjat: rubrika argëtuese e 20 gushtit 2026

Një rubrikë e lehtë dhe argëtuese për 12 shenjat më 20 gusht 2026: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie, me sugjerime të thjeshta që të ndihmojnë të nisni ditën me buzëqeshje.

Mbrëmje argëtuese për familjet shqiptare në Zvicër: lojëra dhe aktivitete që ruajnë gjuhën dhe kulturën

Udhëzime praktike dhe ide krijuese për mbrëmje argëtuese me familjen shqiptare në Zvicër: lojëra në shqip, aktivitete kulturore dhe natyrore, për të ruajtur gjuhën dhe lidhjet mes brezave.