9.8 C
Priština
More

    Këto jemi ne! – Intervistë me tri femra të suksesshme kosovare

    spot_imgspot_img

    Çka kanë të përbashkët këto tri femra? Të trija janë nga Kosova, të trija janë shumë të suksesshme në fushat e tyre, si dhe të trijave emri u fillon me shkronjën A.

    Asnjërën nga to nuk do ta shohim nëpër ekranet e televizionit apo në Youtube postimet. Asnjëra nga to nuk ka qenë subjekt i ndonjë skandali… Por, ato janë tri femra shumë të fuqishme, të edukuara, të suksesshme, e mbi të gjitha shumë atraktive. Femra të cilat udhëheqin ekipet e tyre sipas shembullit të tyre. Lidere të vërteta! Ato mund t’i shohim se si punojnë me zell, si pjesëmarrëse nëpër forume të ndryshme, gjithmonë në mesin e të tjerëve, poashtu të suksesshëm.

    Ju prezantojmë tri zonjushat: Anita Toçi, Arrita Gjakova dhe Arjeta Emra.

    Të dashura zonjusha, neve të gjithëve do të na interesonte që të dëgjonim diçka rreth jush. Na thuani shkurtimisht diçka rreth vetes suaj.

    Anita: E rritur në Prizren ku edhe kam mbaruar shkollën fillore  e të mesme. Fakultetin e shkencave matematiko natyrore dega e matematikës kam filluar në kohëra mjaft të vështira gjatë sistemit shkollë /shtëpi dhe kam përfunduar dikur pas lufte. Që nga 1999 kam punuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare e vendore, pastaj në bankë komerciale dhe tani jam në kompaninë më të madhe mediale në Kosovë GRUPI – KOHA, përgjegjëse për marketing dhe komerciale. Para dy viteve kam përfunduar programin njëvjecar Executive MBA në Bled të Slovenisë. Kohën e lirë e kaloj me shoqëri, më pëlqen të shiqoj filma, të udhëtoj dhe të gatuaj .

    Arrita: e lindur dhe rritur në Prishtinë, derisa prejardhja e prindërve të mi (Avni Gjakova dhe Myzafere Sahatçiu Gjakova) është nga Peja dhe Gjakova. Jam motër e dy vëllezërve (Arrim dhe Artan Gjakova). Shkollimin fillor dhe të mesëm e kam të përfunduar në vendlindje, derisa atë të lartë në Prishtinë, Gjermani dhe Austri. Jam Juriste e diplomuar, Germaniste dhe magjistre në shkencat europiane të përfunduar në Freie Universitaet Berlin. Krahas shkollimit primarë kam vijuar edhe aktivitete të tjera arsimore dhe kulturoro-sportive, siq janë: vijimi gjashtëvjeçar i shkolles së ulët të muzikës, sportiste në Ping-Pong, në klubin e atëhershëm të Prishtinës, adhuruese e skijit, valltare, etj. Që nga mosha e re studentore kam asistuar në zyrën e avokaturës së babait , per të vazhduar punën në vitin 1998 në Ambasadën Gjermane në Beograd, pas luftës në Oden Ekonomike Gjermane në Prishtinë, pastaj në Zyrën Ndërlidhëse Gjermane në Prishtinë dhe së fundmi, që nga viti 2009 jam Diplomate e zgjedhur me konkurs në Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, me titullin Konsull në Mbretërinë e Suedisë, duke mbuluar vendet Nordike dhe Baltike. Jam e edukuar për të qenë modeste, e afërt me fëmijë, të moshuar dhe bashkëmoshatarë, me ndjenjë të zhvilluar të përgjegjësisë, e kultivuar për të luftuar për të drejtat kombëtare pa kompromis , dhe të gjitha këto, për të mirën e popullit tonë.

    Arjeta: e lindur ne Gjakove dhe e rritur ne Prishtine. Jam njera nga dy femijet e familjes. Jam rritur nje nje nje familje art-dashese dhe te shkolluar. Babai im, Tahir Emra eshte piktor i shquar dhe Akademik ne Akademine e Shkencave dhe Arteve te Kosoves ndersa mamaja Shqipe (Nixha) Emra eshte profesoreshe e pianos. Vellau im, Modest Emra eshte inxhinier i Teknologjise Informative dhe jeton ne Londer qe nga viti 1991. Edukimin dhe aftesimin tim professional e kam filluar ne Prishtine dhe e kam vazhduar ne Londer, Oslo dhe Washington DC. Pas kthimit tim nga Londra I jam bashkangjitur Keshillit per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut ne vitin 1997. Ne mes te vitit 1998 dhe 2000 kam punur si menaxhere e projekteve ne USAID/OTI ndersa qe nga viti 2000 udheheqi zyren e British Council ne Kosove. Qe nga shtatori i vitit 2012 menaxhoj edhe zyren e British Council ne Tirane.

    Si duket fillimi i ditës suaj të punës?

    Anita: Fillon me kafen e mëngjesit, përgaditja për punë, ballafaqimi me trafikun problematik të Prishtinës, pastaj takimi i mëngjesit me kolegët e punës, ndarja e punëve tona duke vazhduar pastaj me takime të ndryshme gjatë ditës.

    Arrita: Që nga fundi i viti 2009 punoj dhe jetoj në Stockholm. Zgjohem në ora 07.30 derisa punën në Ambasadë të Republikës së Kosovës e filloj në ora 09.00. Orari zyrtarë i punës është deri në ora 17.00 mirëpo natyra e punë së Konsullit përbehet nga sfida të papritura , gjithnjë në shërbim të bashkëkombasve Kosovarë me qëndrim në shtetet Nordike, Baltike dhe Islandë, andaj shumë shpesh punën e përfundoj rreth orës 18.30 pasdite.Cdo ditë pune në jetën e një diplomati, respektivisht Konsulli, sjell dicka të re, kontakte të reja, komunikim të vazhdueshëm me insitucionet shtetërore të vendeve të cilat i mbulojmë në rrethin tonë konsullor, bashkëpunim në baza ditore me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe kontakte përsonale më palët e interest, të cilët frekuentojnë pothuaj cdo ditë Seksionin Konsullor në Stockholm.

    Arjeta: Jeta ime momentalisht eshte ne mes te Prishtines dhe Tiranes. Filloj punen cdo dite ne ora 0900, zakonisht me takime pune dhe planifikim te aktiviteteve. Kam nje ekip te jashtezakonshem ne zyre (te gjitha femra) te cilat udheheqin projektet e British Council ne lemine e arsimit, kultures dhe diplomacies publike. Angazhimi im ditor poashtu eshte i lidhur me komunikimin e vazhdueshem me udheheqesit e sektoreve te ndryshme ne Kosove me te cilet kemi partneritet ne projektet tona.

     Si femër, a mendoni se është vështirë apo lehtë që të keni sukses në ‚botën e meshkujve‘?

    Anita: ”Bota e meshkujve” kur jemi te suksesi nuk egziston, sepse  na takon të gjithëve :). Suksesi i takon botës së punës që bëjmë, botës së përgjegjësisë, përkushtimit, llogaridhënies, arsimimit dhe synimeve që ia kemi caktuar vetes. Unë jam rritur në ambient familjar ku ka barazi gjinore të plotë dhe nuk ka dallime ”Bota e meshkujve ”apo ”Bota e femrave”,  prandaj këtë dallim nuk e ndjej asnjëherë  sepse jam e barabartë ndaj çdo dallimi.

    Arrita: Për një femër të arsimuar, avangarde dhe njëherit intelektuale, mendoj se, suksesi në “botën e meshkujve” do të duhej të ishte më i lehtë, por realiteti kosovar, fatkeqësisht është paksa më ndryshe nga bota e perëndimit, posaqërisht nëse bëj një krahasim me vendet Skandinave, ku femra respektohet lartë dhe luan një rol të rëndësishmën në shoqërinë tejet demokratike. Femrat si menaxhere te mira që janë, bile edhe në Kosovë, nuk duhet të përpiqen të rregullojnë sjelljen dhe mentalitetin në një ‘ botë dhe kulturë mashkullore’, sikurse ndihen ndonjëherë nën presion për ta bërë atë. Ato duhet të mbeten vetvetja dhe bota mashkullore duhet të përshtatet me këtë fakt.

    Arjeta: Ne aspektin profesional nuk mendoj se eshte bote e meshkujve. Suksesi i nje individi nuk eshte i lidhur me gjinine. Mendoj se femra duhet vet ta kete inciativen per te arritur sukses ne karriere.  Nuk dua ti gjeneralizoj gjerat sepse jam e vetedijeshme qe jo te gjitha femrat kane mundesite e barabarta por ato qe kane mundesi duhet te luftojne vete (sikurse edhe mashkujt) te arrijne deri te suksesi.

    Çka janë përparësitë dhe vështirësitë e të qenit femër udhëheqëse?

    Anita: Vështërsitë si udhëheqëse ka gjithnjë sikurse edhe në secilën punë tjetër, mirëpo këto tejkalohen , pa vështirësi  nuk ka më sfidë, mendoj që të jesh një femër udhëheqëse ka përparësitë e veta meqë si natyrë jemi më të përgjegjshme, më të vendosura, jemi   më shumë të orientara kah njerëzorja.

    Arrita: Për mua, do të kisha thënë, më tepër përparësi se vështirësi, nëse do të jetoj në botën moderne të gjysmës së kombit. Një femër në pozitë udhëheqëse, në radhë të parë duhet të jetë profesionalisht mirë e përgatitur sepse nëse mirë e njeh profesionin dhe ke afinitete – suksesi nuk do të mungojë dhe shoqëria do të të shiqon me admirim. Por ka edhe vështirësi të shumta për femrat në pozita udhëheqëse. Të menaxhosh një punë me shumë përgjegjësi, mund të jetë shumë shumë e lodhshme dhe e rëndë.  Fakti se femrat i pranojnë më lehtë gabimet, në botën e udhëheqjes ende të dominuar nga burrat, kjo merret shpesh si dobësi, ndërsa unë e konsideroj si shenjë të forcës dhe besimit në punën të cilen e ushtron. Ne shërbimin e Jashtëm të Kosovës nuk shoh asnjë vështirësi të të qenurit femër në një pozitë mjaft të vlerësuar dhe më përgjegjësi të madhe ndaj shtetit tënd dhe atij pritës.

    Arjeta: Perparesite e te qenit femer udheheqese jane ne menyren e menaxhimit, mendoj une. Mendoj se femrat kane casje komplet tjeter nga meshkujt ne adresimin e ceshtjeve, ne zgjidhjen e problemeve dhe ne te kuptuarit e nevojave. Veshtiresite gjithmone vine nga paragjykimet ne shoqerine tone se femrat nuk mund te jene, apo nuk dine te jene, ne pozita udheheqese. Kjo ka qene pervoja ime, sidomos ne fillim te punes sime me British Council. Shumica e partnereve tane lokal kane pritur ta takojne nje mashkull dhe ne shume raste nje mashkull te huaj.

    Po të mund të kthenit kohën dhe të vini në situatë që të vendosnit prapë, a do të zgjidhnit përsëri këtë profesion?

    Anita: Asnjëherë nuk e kam menduar që do të merrem me marketing apo të kem pozitë udhëheqëse ndonjëherë. Këtë e kam arritur me përkushtimin maksimal ndaj secilës punë që kam bërë. Marketingu si koncept i gjërë më pëlqen shumë sepse  kërkon kreativitet, ide të reja,  asnjëra ditë nuk ngjanë me tjetrën, prandaj  ndihem shumë rehat me atë që merrem.

    Arrita: Po, sepse të dy profesionet që unë kam, janë adekuate për punë në diplomaci. Duke punuar në Shërbimin e Jashtëm të një shteti është e rëndësishme të respektohen rregullat, pikëpamjet, kulturat dhe përvojat e ndryshme, gjë të cilën e pëlqej shumë. Andaj, çelësi i suksesit është të pëlqesh atë që po bën, dhe të provosh gjëra të reja të cilat hapin horizontet e dijës.

    Arjeta: Definitivisht. Pa asnje hamendje.

     Sa keni sakrifikuar nga pjesa tjetër e jetës për të arritur në profesion?

    Anita: Gjëja më e bukur është të krijohet balanci punë-jetë private. Kjo me kohë arrihet. Ndoshta periudha më e vështirë ka qenë kur kam punuar dhe përgaditur provimet në të njejtën kohë, kjo kërkon pak më tepër  përkushtim, energji dhe njëherit të lë anash nga shoqëria, miqët , familjarët. Kjo nuk është gjendje e përhershme pra tejkalohet dhe mbetet përsëri kohë për ato që ndoshta ke lënë anash për një periudhë.

    Arrita: Me veçanti e kam zhvilluar ndjenjen e sakrificës për të arritur në profesion sepse këtë ma kanë rrënjosur prindërit dhe gjyshërit. Andaj, pa asnjë mëdyshje dua të theksoj se, kam sakrifikuar dhe ende sakrifikoj shumë nga jeta ime private për profesionin të cilin e ushtroj. Përkushtimi në punë, devotshmëria dhe vetë-besimi janë deviza ime e suksesit në profesion.

    Arjeta: Kam sakrifikuar mjaft. Se pari aspektin privat te jetes e pastaj edhe familjen dhe kujdesjen e mjaftueshme ndaj tyre ne pamundesi te jem afer tyre aq sa kam deshire.

    Si e shihni ju pozicionimin e femrës kosovare sot?

    Anita: Paslufta ka bërë  një ndryshim mjaft të madh në pozicionimin e  femrës. Edhe pse para luftës kemi pasur femra udhëheqëse, femra të punësuara e të angazhuara në arsim, shëndetësi, fabrika etj, e ndoshta në numër më të vogël. Por, tani ka më shumë mundësi punësimi se në vitet 1990-1999, sot kemi femra politikane, femra në biznes, femra në polici pra në profesione të ndryshme. Sot janë krijuar mundësi më të mëdha për ato që dëshirojnë të avancohen në karrierë. Varësisht cili është orientimi tyre kanë mundësi  të punojnë, të studiojnë, veprojnë aty ku e gjejnë veten. Sot ka mundësi që të  studiohet  edhe jashtë vendit, ndahen bursa të ndryshme pra janë hapur mundësi të reja. Kjo nuk do të thotë që kemi arritur kulminacionin e të arriturave mirëpo ka përmirësim dhe natyrisht duhet të vazhdohet që sa më shumë femra të kyqen në çdo lëmi. Pra, unë vetëm mendoj që për gjeneratat më të reja egzistojnë mundësi dhe kushte  shumë më të favorshme se në periudhën kur unë kam qenë student.

    Arrita: Pozita e femrës shqiptare në Kosovë është ende shqetësuese. Problemet e femrës kosovare janë probleme të shoqërisë të cilat duhet të zgjidhen nga vetë shoqëria kosovare. Kur flas për këtë fenomen po më bjen ndërmend ideja e filozofit franqez, Furije (Charles Fourier) se, nëse kërkon të njohësh zhvillimin e një shoqërie, duhet të shohësh femrën e saj. Por, nuk duhet harruar se, gjendja materiale e përcakton vetëdijen e njeriut, siq pohonte filozofi gjerman, Karl Marx dhe kjo gjendje është përcaktuesi kryesor i pozitës së femrës kosovare sot, deshëm ne apo nuk deshëm ta pranojmë. Sido që të jetë, femra kosovare sot nuk është më ajo e cila ishte më herët. Fatmirësisht gjërat po ndryshojnë dhe atë në favor të femrës shqiptare. Prezenca ndërkombëtare në Kosovë, nga mbarimi i luftës e këndej, ka ofruar mundësi të shumta dhe ka vënë në pah aftësitë menaxhuese të fëmrës shqiptare. Klishetë e vjetra se, femra shqiptare nuk di, nuk ka aftësi fizike e as profesionale dhe se nuk mund të jetë e pavaruar, për fat të mirë, ngadalë po rrënjosen. Edhe femrat në zonat rurale duhet të mbajnë integritetin dhe qëndrimin e tyre, pa marrë parasysh se a e pëlqen apo se pelqen rrethi ku ato jetojnë. Femrat/gratë në Kosovë nuk duhet të hyjnë në punë që dikush t’i pëlqejë dhe të thonë sa të bukura janë, por që të zgjidhin probleme, të arsimohen cdo ditë e më shumë, të profesionalizohen, të lexojnë dhe të besojnë në aftësitë e tyrë.

    Arjeta: Eshte veshtire te gjeneralizohet pozicioni I femres ne Kosove. Ka dallim te madh tek pozicioni i femrave qe jetojne ne rreth urban nga ato ne vende rurale. E di se eshte tentuar te rregullohet perfaqesimi I femres ne pozicione udheheqese ne insitucione publike nepermjet te kuotes. Kuota eshte e mire ne nje aspekt por ne aspektin tjeter jo domosdosshmerisht sjell kualitet. Nuk e dua nje shoqeri te Kosoves ku femra vjen ne nje pozite vetem per shkak te kuotes. Do ta kasha vene kualitetin para kuotes. Po e kuptoj qe ne nje shoqeri si Kosova ka qene e domosdoshme fillimisht por mendoj se duhet te ndryshoj.

    Cilat janë motivet tuaja. Çka është ajo që ju shtyen përpara dhe ju bën të fuqishme kur gjendeni në situata të rënda?

    Anita: Motivi i vetëm është dëshira për të qenë e pavarur dhe arritur atë që dua. Rrugët e jetës janë plot sfida dhe situata të ndryshme të bukura e të rënda. I gjithë motivi dhe fuqia vjen nga familja dhe shoqëria ime që gjithnjë më kanë përkrahur.

    Arrita: 1. Profesionalizmi, përkushtimi, sinqeriteti , guximi , marrja mbi vete e përgjegjësive, dhe mbi të gjitha vetë-besimi, sepse çelësi i vetë-besimit është përgatitja profesionale dhe dija. 2. Në funksionin të cilin unë ushtroj, ajo cfarë më shtyn para dhe më bën të fuqishme është Patriotizmi. Por, unë e kuptoj patriotizmin si një aktivitet të përditshëm duke kryer punën ndaj kombit me nder dhe ashtu si duhet.  Kontributi drejt ndërtimit dhe konsolidimit të shtëtit tonë të ri bëhet me punë dhe jo më fjalë. Bëhet duke respektuar dhe besuar maksimalisht në institucionet e shtetit tonë. Vetëm në këtë mënyrë shteti jonë do të mund të prosperojë. Kuptohet se, me një apo dy lule nuk qel pranvera, por unë jam institucionaliste e fortë dhe deri në fund do të luftoj e punoj për të ndërtuar me nder dhe sukses shtetin tonë të dashur.

    Arjeta: 1. Perkushtimi. Jam e edukuar ne ate menyre qe te besoj se perkushtimi te motivon te shkosh perpara.  2. Dashuria ndaj vendit tim. E di se shume njerez thone qe e duan vendin e tyre por kjo duhet te tregohet me vepra e jo me fjale. Une personalisht cdo gje qe bej ne aspektin professional e lidhi me zhvillimin e Kosoves. Jam shume e perkushtuar ne kete gje dhe kjo me motivon shume. Edhe nje gje shume e vogel qe une mund ta bej qe ta ndihmoj vendim tim te ece perpara me ben shume te lumtur. Nese ka nje gje qe e kam mesuar gjate pervojes sime eshte se gjerat nuk duhet te personalizohen. Per mua, insitucioni eshte numer nje. Personi prapa institucionit sot mund te jete aty e neser jo. Te gjithe ne duhet te perkushtohemi ta ndertojme nje shtet ku populli beson ne insitucionin dhe sistemin e shtetit. Jemi larg ende por mund ta arrijme.

    Sa miq të vërtetë keni, dhe a bëjnë pjesë ato në botën e meshkujve apo të femrave?

    Anita: Jam me fat që kam miq të vërtetë gjatë gjithë jetës. Kam shoqe dhe shokë që nga fëmijeria, jemi në kontakte edhepse nuk shihemi shpesh, për shkak se rrugët e jetës i kemi të ndryshme. Kam shumë miqësi të krijuara në vendet kudo që kam punuar dhe ende mbaj kontaktet pothuajse më shumicën. Natyrisht që janë të të dy gjinive.

    Arrita: Shumë pyetje e qëlluar. Jam shumë mirënjohëse për faktin se, kam shumë shoqe dhe shokë të mirë. Njëherit edhe miq të shumtë, anë e mban botës, të cilët fitohen gjatë gjithë rrugëtimit tonë jetësorë. Më besoni që nuk mund të ndaj shokët nga shoqet e vërteta.

    Arjeta: Kam shume miq te vertete – edhe femra edhe meshkuj. Hahaha… tash qe po mendoj ndoshta me shume meshkuj, kjo sepse jam edhe adhuruese e madhe e futbollit.

    A e adhuroni modën dhe cilët janë kreatorët tuaj të dashur. Çfarë parfumi adhuroni dhe cila markë e make-up ju pëlqen më së shumti?

    Anita: Jam adhuruese e modës, pra e përcjell nëpër mediume të ndryshme, më interesojne shumë risitë në këtë industri. Moda është lloj arti, e unë jam një adhuruese fanatike e artit dhe shkencës. Po ashtu edhe punën e kreatoreve tona e përcjelli mjaft dhe jam shumë e gëzuar që kemi kreatore të nivelit botëror. Jam vërtetë adhuruese e parfumeve dhe adhuroj kryesisht aromat e lehta nga marka të ndryshme. Make-up nuk përdor shumë prandaj dhe nuk mund të them  ndonjë markë të preferuar.

    Arrita:  Nuk jam ndonjë adhuruese e flaktë e modës sepse nuk kam kohë të çmuar të jetës time për t’i dhuruar modës. Kam stilin tim sport-elegant dhe nisem nga parimi se, cdo gjë që më shkon për shtati dhe që më bën të ndjehem komod dhe të dukem korrekt është moda ime e preferuar.Adhuroj aromat e pastra, freskëta jo të ëmbla të parfemeve, si “Tommy Girl”/ të Tommy Hilfiger, “Eau de Sisley” të Sisley, “New York”-të Donna Karan dhe “Orange” – të Clarins. Nga make-up-i më së shumti përdor “Ester Lauder”, “Clarins” dhe “Louis Widmar”.

    Arjeta: Nuk e pecjelli shume moden. Nuk eshte prioritet i jetes time. Per sa i perket parfumeve ka shume qe me pelqejne. Do ti kasha vecuar ‘Eternity’ nga Calvin Klein dhe ‘White Linen’ nga Ester Lauder. Nga make-up-i me se shumti perdori ‘Lancome’ dhe ‘Ester Lauder’

     Çfarë mendoni se do të duhej të ishte kodi i veshjes (dress code) i një femre në punë?

    Anita: Në punë zakonisht preferoj veshje të thjeshtë, komfor ambientit të punës dhe mos të tejkaloj kornizat e tij.  E dua shumë uniformën dhe do të isha shumë e kënaqur sikur në çdo vend pune të ketë uniforma! Mendoj që secila femër duhet të përcaktohet për një stil të vetin i cili sipas meje duhet të jetë origjinal e praktik..

    Arrita: Si institucionet shtetërore ashtu edhe ato edukativo-arsimore do të duhej të kenë kodin zyrtarë  të veshjes. Si është vendi të jetë edhe kuvendi.

    Arjeta: Zyrtar. Kjo as qe do duhej te diskutohet. Secili insitucion do te duhej ta kishte ‘Code of Conduct’ ku perfshihet edhe kodi i veshjes.

    A mendoni që vajzat dhe gratë në Kosovë punojnë mjaftueshëm për vetë-edukim në sfera të ndryshme të jetës?

    Anita: Me aq sa jam e informuar dhe çka shoh çdo ditë, mendoj që ka shumë hapsirë për ne femrat,   të shfrytëzojmë sa më shumë kohën për tu informuar, arsimuar, zhvilluar dhe përparuar. Kohëve të fundit kam përshtypjen që shumë më tepër i kushtohet rëndësi dukjes dhe investohet në dukje se sa në edukim/arsimim. Mendoj që është shumë bukur nëse kemi një balans në këto dy aspekte. Femra nuk është vetëm objekt bukurie por është dhe duhet të jetë një figurë shumë e madhërishme, vendimmarrese, udhëheqëse dhe e zonja të merr vendimet në jetën e vet. Një shoqëri ec shumë më përpara kur femra e saj është e edukuar, e në këtë aspekt ndihmon shumë motoja”Life long learning”.

    Arrita: Mendoj se po punohet mjaft në këtë drejtim por duhet bërë ende më shumë. Jeta është bërë shumë dinamike dhe nuk është e lehtë të gjesh shumë kohë që të përkushtohesh maksimalisht për vetën apo nëna për fëmiun e gjinisë femrore. Në këtë drejtim, do të kisha apeluar tek mediat, qoftë ato elektronike apo të shkruara, që të plasojnë sa më shumë këshilla edukative për femrën e të gjitha moshave, sepse kjo është mënyra më e sigurtë që vajzat dhe femrat shqiptare të vijnë shpejt tek informata e duhur.

    Arjeta: Jo sa duhet. Por kjo nuk eshte vetem per femra. Edhe meshkujt nuk punojne sa duhet. Gjate kontakteve te mia me shume te rinj kam vene re se te rinjet sot kane shume me shume mundesi e shume me pak vullnet dhe perkushtim.

    Pasiqë kjo është një intervistë virtuale, ku ju të trija nuk e shihni njëra tjetrën, do të donim që të propozonit, secila për veten, që nëse do t’ju jepej mundësia që ju së bashku të filloni dhe udhëheqni një projekt në Kosovë, cili do të ishte ai?

    Anita: Unë gjithnjë kam dëshiruar të jem pjesë e ndonjë projekti për pensionistët,  meqë konsideroj që kjo  pjesë e shoqërisë, është lënë disi pa përkrahje.  Do të doja pse jo,  meqë përgaditja ime profesionale është edhe në fushën e arsimit dhe ate drejtim matematikor, që të jemi të kyqura në projekt që ka të bëjë me angazhimin e vajzave në shkencë.

    Arrita: Arjetën e kam shoqe që nga fëmijëria, Anitën shpresoj se shpejt do ta njoftoj, andaj projekti të cilin kisha mund ta paramendoj , do të kishte qenë: Inkurajimi i femrës shqiptare në Kosovë që të lexoj më shumë, sepse intelektuali nuk lind por krijohet. Intelektual i vërtetë është personi i cili lexon shumë ose ai i cili viziton botën!

    Arjeta: Nuk do ta kisha veshire aspak ta filloj ndonje project me Aniten dhe Arriten. Do te ishte kenaqesi.

    Dhe për fund, ju si model i një femre të sukesshme, çfarë mesazhi dëshironi t’i jepni të gjitha femrave në Kosovë?

    Anita: Mesazhi im do të ishte të përkrahim njëra tjetrën sa më shumë në çdo aspekt, pra të jemi komunitet më kompakt karshi vetvetes dhe botës.

    Arrita: Kosova ka nevoj për femra, bashkëshorte dhe nëna të arsimuara, andaj besoni në vetën Tuaj, në aftësitë Tuaja në mënyrë që të ndjeheni e përmbushur shpirtërisht dhe e lumtur në pafundësi. Për një shoqëri të shëndoshë na nevojiten femra intelektuale, të cilat do të edukojnë gjeneratat e ardhshme, për të cilat shteti jonë ka nevojë imediate.

    Arjeta: Perkushtojuni vetes dhe zhvillimit tuaj profesional. Zhvillimi juaj profesional do t’ju ndihmoje te jeni te pavarura ne jete. Kjo pastaj do te ndikoje pozitivisht ne vendimet qe merrni ne jeten tuaj, ne cfaredo sfere. /kosovarja.ch/

    Intervistoi: Edita Sahiti – Bekteshi

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...