19.2 C
Priština
More

    Shembull i punës dhe i suksesit – Intervistë me Besa Berisha

    spot_imgspot_img

    Organizata Gratë për Gratë Internacionale (Women for Women International – Kosovo) ofron programe gjithpërfshirës për gratë, ku adresohen nevojat e tyre ekonomike dhe sociale.

    Zyra e OJQ Gratë për Gratë, në Kosovë është hapur në vitin  1999, ndërsa në vitin 2011 në Prishtinë është hapur qendra për mundësitë e grave si vend mësimi dhe takimi. Tani organizata ofron trajnime nga ku gratë përgatiten për tregun e punës, madje dhe ndihmohen në hapjen e bizneseve private.

    Zonja Besa Berisha është një nga gratë pjesëmarrëse në këto trajnime e cila u ndihmua për t’u punësuar dhe për të hapur biznesin e saj privat. Për punën e saj të madhe flet më se miri suksesi që ajo tashmë ka arritur. Më poshtë mund ta lexoni intervistën që zonja Besa ka dhënë për ne.

    1. Si filluat të bëheni pjesë e shoqatës Women For Women dhe si të ndihëmuan aty për të hapur biznesin privat?

    Besa: Në muajin mars të vitit 2013 kemi filluar trajnimin nga organizata Women For Women ku dhe jemi çertifikuar, në këtë program njëvjeqarë kemi mbajtur trajnim për aftësim jetësor dhe aftësim profesional në fushën e veprimtarisë së prodhimit të qumështit. Biznesi im privatë janë bakllavat të cila i përgatis në shtëpi, sidomos gjatë festave në vendin tonë. Ky trajnim më ka ofruar një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe, po ashtu njerëzit që kam njohur gjatë trajnimit më ofruan mundësi më të mëdha të shitjes së bakllavave. Gjatë njërit prej trajnimeve të emëruar Zhvillimi i Karrierës jam takuar me drejtoreshën e firmes “Fluturat” e cila më ka ofruar mundësin që të punësohem aty, kjo kompani mirret me mirëmbajtjen e shtëpive, banesave dhe lokaleve tjera.

    2. A vazhdoni ende të jeni pjesë e shoqatës?

    Besa: Po, ende jam pjesë e shoqatës dhe aktualishtë ushtroj rolin e kryetares në koperativën bujqësore “Lirishta” e cila merret me kultivimin e mjedrës, fasulës dhe dredhëzës së egër, e cila është përkrahur nga organizata Women For Women.

    3. Sa ju ka ndihmuar fillimi i njërës punë për të pasur suksese në punët tjera që bëni?

    Besa: Duke pasur parasyshë gjendjen ekonomike e kam parë të arsyshme që të mirrem me diçka, kjo ishte arsyeja pse unë kam vendosur të ndjek trajnimet që më kanë ndihmuar mjaft shumë. Duke pasur suksese në këto trajnime më janë hapur shumë dyer të tjera në punën që bëjë tani.

    Pjesë nga trajnimet që ka ndjekur.

    4. Si mundet një femër që me sukses të balancojë jetën private dhe punën e saj?

    Besa: Asnjëherë nuk është e lehtë që te balancohet jeta private dhe puna. Mirëpo vullneti dhe dëshira e madhë për të dyja këto dërgojn deri te suksesi, i cili gjithsesi përfshin në vete edhe sakrifica.

    5. Cilët janë njerëzit që të kanë mbështetur gjatë gjithë kohës dhe të cilëve do u jesh falënderuese gjithëmonë?

    Besa: Së pari e falënderoj familjen që më ka mbështetur, gëzoj një përkrahje të madhe nga bashkëshorti që me qëndron pranë në çdo rastë, organizatën Women For Women për përkrahjen që me ka dhënë, drejtoreshën e koperativës “Lirishta” zonjushën Bukurije Hajdari, drejtoreshën e kompanis “Fluturat” zonjën Ilirjana Hoxha e cila gjithashtu është përfitues e mjeteve nga organizata Women For Women.

    Pjesë nga puna tek ‚Fluturat‘.

    6. Çfarë këshille do u japësh të gjitha vajzave që do donit të ndiçnin rrugën tuaj?

    Besa: Për të gjitha femrat të cilat qëndrojnë në shtëpi do ti porosisja që të mos e bëjnë, do ja vlente që së paku të provohen mundësitë që ofrojnë organizatat e ndryshme, të provojnë mundësitë e realizimit të talentit apo zhvillimin e ëndrrave kanë,  sado që në ndonjë moment teë caktuar mund të ju kenë dukur të pamundura për ti realizuar.

    7. Dhe në fundë mund të na tregoni diçka më shumë për veten?

    Besa: Jam Besa Berisha, 35 vjeçare,e lindur ne Kaçanik. Jetoj me bashkëshortin dhe tre fëmijët perkatësisht dy djem dhe një vajzë, ne fashtain Dubravë të Kaçanikut. Në rrethana të caktuara më është dashur të ndërpres shkollimin. Duke përseritur edhe një herë, dua të përmbledh punët që tashmë bëj, aktualisht ushtrojë rolin e kryetarës në shoqatën koperative bujqësore „Lirishta“ dhe jam e punsuar në kompanin “Fluturat“ , po ashtu kam dhe biznesin tim privat ku bëj përgatitjen e bakllavasë.

    Në vazhim mund të lexoni pak më shumë për Organizatën Gratë për Gratë Internacionale:

    Programi bazë i GpGI-K – i ofron pjesëmarrëseve edukim për të drejtat e tyre dhe aftësitë jetësore. Trajnimet organizohen në grupe me rreth 25 gra në katër module:

    1. Vetëqëndrueshmëria ekonomike – temat adresojnë dobitëe kursimit, menaxhimit të financave në familje si dhe mundësitë e krijimit të të ardhurave.

    2. Shëndeti dhe mirëqenia – jep informata për çështjet kyçe të shëndetit dhe ushqyeshmërinë. Poashtu ofrohen referenca për shërbimet shëndetësore.

    3. Vendimmarrja në familje dhe komunikimi – mbulon tëdrejtat e njeriut, ligjet kombëtar dhe ndërjombëtare që kanë ndikim të gratë.

    4. Rrjetet sociale dhe të sigurta – ofrojnë mundësi për shkëmbimin e ideve, burimeve dhe informatave, poashtu të mbështesin dhe mbrojnënjëra tjetrën dhe ti zgjidhin problemet bashkarisht.

    Zyra për përkrahje për punësim (ZPP)

    ZPP ofron për gratëe diplomuara të programit të organizatës edhe për punëdhënësit ndërmjetësim për punësim, kontakte dhe informim të rregullt.

    ZPP ofron punëtore të kualifikuara për biznese private, institucione dhe familje për këto veprimtari shëbyese:

    1. Përkujdesje për fëmijë

    2. Përkujdesje për të moshuar

    3. Mirëmbajtje dhe pastrim

    4. Sektorin e shitjes

    5. Shërbime tjera

    Klikoni këtu për ta vizituar organizatën –  Organizata Gratë për Gratë Internacionale

    Falënderojmë zonjën Besa, për kohën që ka ndarë për të dhënë intervistën për ne.

    Përgatit: Hida Kastrati /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...