7.5 C
Priština
More

    Këshilla që më ndihmoi ta lindja edhe fëmijën e tretë

    spot_imgspot_img

    Kur bëhej fjalë për planifikimin familjar, unë gjithmonë isha e bindur se dëshiroja të kem vetëm dy fëmijë. Dhe, të jem e sinqertë, do të isha shumë më e lumtur me vetëm një fëmijë. Por, meqenëse burri im ëndërronte për një familje me ekip futbolli, menduam se dy fëmijë ishin kompromisi më i mirë. Duke qenë dy fëmijë, ata do të lidheshin ose me motrën ose me vëllaun dhe kështu unë do të isha me mendje të shëndoshë.

    Ishte një fitore për të gjithë.

    Pas lindjes së djalit tim. Unë ndjehesha shumë mirë për jetën. Çdo gjë shkonte sipas planit dhe dukej se familja jonë ishte e plotësuar. Ne kishim një djalë dhe një vajzë të vogël. Por, asnjëherë nuk e ksiha ndjenjën se ky do të ishte fëmija i fundit. Seriozisht nuk doja ti hyja sërish shtatzënisë dhe problemeve të lindjes, por thellë në vete ndjeja njëfarë boshllëku.

    Ne nuk flisnim realisht për një fëmijë tjetër të mundshëm. Ndonjëherë burri më ngacmonte me ndonjë shaka se mund të vazhdonim ekipin e futbollit për të realizuar ëndrrën e tij, por ishte thjeshtë në suaza të normales dhe përfundonim të dy duke thënë se “jo, nuk ka shansë më!”. Por, pas ditëlindjes së parë të djalit, më erdhi nëpër mend idea e pasjes së një fëmije tjetër.

    Më në fund isha në paqe me vetveten për vendimin e tillë.

    Kështu, fillova të pyes vërdallë. I pyesja njerëzit që kishin dy fëmijë dhe arsyen pse kishin hequr dorë nga më shumë fëmijë. Nga ana tjetër, i pyesja familjet e mëdha se cilat ishin sfidat e tyre më të vështira nga numri i mad hi fëmijëve. Pyesja shumë persona por sërish nuk arrija të përfundoj me një mendim timin personal. Ishte një vendim shumë i madh jetësor.

    Por, më pas mora disa këshilla shumë të mira që ndrruan perspektivën time.

    Unë dhe burri im morëm pjesë në një conference prindërore, dhe derisa unë mësova shumë gjëra gjatë kësaj fundjave, gjëja që me të vërtetë na mbërtheu ishte se sa të shkurtra janë vitet në të vërtetë. Konferenca ndahej sipas moshës dhe fazave. Fillimisht sqarohej rrëmuja që mund të shkaktohej gjatë fazë planifikuese, procesi i shtatzënisë, procesi i rritjes së fëmijëve dhe kaosi i vërtetë në shtëpi. Mirëpo, me kalimin e viteve, shpjegohej se ju mënjëherë do të ndjeni rezultatet e frtyit, shtëpia do të rikthehet në formën e mëparshme, do të keni fëmijë të mrekullueshëm dhe nuk do të pendoheni për këtë. Ajo që më ngeli në mendje ishte: “Shikoni gjërat afatgjate. Ndoshta në fillim do ju duket periudhë e gjatë, por realisht është shumë më e shkurtër saqë e mendoni. Ju kurrë nuk do të pendoheni për kohën e humbur që ia keni kushtuar atyre.”

    Pasi u kthyem në shtëpi, i mblidhja këto këshilla në kokën time dhe i mendoja pa ndalë. Mendova gjatë kohë duke tentuar të krijoja një fotografi të jetës, vizionit afatgjatë se si do të ngjante jeta ime. Erdha në përfundimin se unë isha frikësuar vetëm nga periudha e rritjes së foshnjave dhe se koha kur rriteshin ata përbënte një familje të përsosur. E dija se asnjëherë nuk do pendohesha për kohën shtesë dhe përpjekjen që kam vënë tek fëmijët e mi. Ndjehesha me të vërtetë ashtu. Më në fund arrita një ndjenjë paqeje me veten në lidhje me vendimin e marrë.

    I tregova burrit tim mënjëherë për idenë e pasjes së një fëmije tjetër, ai u emocionua pa masë për vendimin e marrë dhe në rrahjet e tmerrshme të zemres sime. Tani jam gati në tremujorin e shtatzënisë me fëmijën e tretë. Ende kam momente ankthi herë pas here. Por gjatë këtyre momenteve i përsëris këshillat e konferencës prindërore për vizionin afatgjatë. Imagjinoj aventurat së bashku me familjen sapo të përfundojë kjo sfidë e rritjes së fëmijëve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...