16.7 C
Priština
More

    Nënat tregojnë problemet më të zakonshme të gjidhënies

    spot_imgspot_img

    Ushqyerja me gji është mënyra më natyrale për të ushqyer një fëmijë, por jo gjithmonë keni ndjenjë të tillë. Shumica e nënave përshkruajnë përjetimin e sfidave të ndryshme të gjidhënies.

    Janë pyetur disa grupe të nënave për sfidat e tyre më të mëdha të ushqyerjes me gji dhe ja cilët janë përgjigjet e tyre

    1. Turpi ndaj ekspozimit të gjirit

    Shumica e femrave kanë përshkruar se lufta e tyre më e madhe ishte ekspozimi i gjirit në vende publike gjatë gjidhënies. Sikleti i ekspozimit të gjirit apo paraqitja e turpshme në publik është një shqetësim i madh për to, pasi edhe vet këto nëna nuk janë ndjerë më herët kështu derisa nuk e kanë përjetuar vet.

    Udhëzime: mos harroni, në më shumë se 50 shtet, nënat mbrohen me ligj për gjidhënie në ambiente publike. Dhe, nëse mendoni se të gjithë po ju shikojnë, mos u shqetësoni sepse ata gëzohen kur shohin një nënë të përkushtuar ndaj fëmijës.

    2. Qarja gjatë çdo pike qumësht të derdhur

    Disa gra thjeshtë nuk arrijnë të prodhojnë mjaftueshëm qumësht për të plotësuar nevojat e fëmijës së tyre. Dhe, shpesh herë ato shqetësohen se a do të arrijë foshnja e tyre të ngopet mjaftueshëm. Ndonjëherë duhet kohë derisa të nëna të furrnizohet me qumësht dhe procesi mund të zgjasë më gjatë.

    Udhëzim: furrnizimi i qumështit mund të marrë kohë disa javë deri sa të rregullohet. Ndërhyrja gjatë javëve të para nuk është gjithmonë e nevojshme. Përderisa shumica e nënave shqetësohen për furnizimin e qumështit, mos harroni se vetëm 5% e tyre nuk mund të prodhojnë qumësht për fëmijën, për shkak të çështjeve si hypoplasia apo indit të pamjaftueshëm të gjëndrave. Nëse mendoni se keni sasi të vogël të qumështit, patjetër kërkoni ndihmë nga një konsulent laktacioni (qumështi). Ata mund të ju ndihmojnë rreth shtojcave për rritjen e sasisë së qumështit.

    3. Dhimbje, dhimbje

    Që nga kapja dhe bllokimi i kanaleve, mastitis dhe thimtha të pazhvilluara, sikleti i gjidhënies nuk është i pazakonshëm. Por, nëse gjatë javëve të para përveç sikletit ndjeni dhimbje, kjo nuk është normale.

    Udhëzim: nëse gjidhënia bëhet e dhimbshme, mos prisni që procesi të bëhet edhe më torturues, por kërkoni ndihmë. Ndonjëherë nënat përdorin pompa për nxjerrjen e gjirit derisa të largohet irritimi.

    4. Çfarë tha mjeku?

    Shumë nëna pohojnë se nuk kanë marrë asnjë udhëzim apo mbështetje pasi kanë dale nga spitali. Gjithashtu, disa prej nënave që kishin sukses me gjidhënie, u ballafaquan me probleme më vonë, pasi mjekët iu kishin dhënë këshilla konfuze.

    Udhëzim: nëse nuk keni probleme me gjidhënie, dëgjoni instinktin tuaj mbi të gjitha. Nëse keni probleme, kërkoni këshilla nga konsulentë për laktacion.

    5. Dilemat e pompës

    Kur bëhet fjalë për pompimin në punë, shumë nëna tmerrohen nga arratisja poshtëruese. Nga mungesa e hapësirës së nevojshme për pompim dhe përpjekja për tu fshehur në banjo, paraqet një luftë të rëndë.

    Udhëzim: mos kini frikë të kërkoni për atë që ju duhet në punë. Puna është se sikur të kishin kërkuar më shumë në punë, do të ishin të detyruar t’ja plotësonin kushtet në ambientin e punës nënave me status për gjidhënie./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...