9 C
Priština
More

    Intervistë me dr. Jasmina Tolaj, Gjinekologe-Obstetre

    spot_imgspot_img

    Intervistoi: Edita Sahiti-Bekteshi

    E dashura dr. Jasmina, meqenëse kemi dëgjuar shpesh përgjigjet e pyetjeve për probleme të ndryshme gjinekologjike, këtë herë do kishim dashur të përqëndrohemi më shumë rreth obstetrikës, monitorimit të shtatzënisë, kontrollet gjatë shtatzënisë si dhe periudhës pas shtaztënisë tek gratë.

    Së pari, do donim të prezantojmë pak biografinë tuaj për lexuesit tanë. Kush është Dr. Jasmina Tolaj?

    Jam Gjinekologe – Obstetre, punoj ne Kliniken Obstetrike Gjinekologjike ne Prishtine. Jam e martuar , nene e dy femijeve.

    Si e kaloni një ditë të zakonshme në maternitet?

    Dita e punes fillon shume heret, ne oren 7:30 me mbledhjen e mengjesit ku i marrim informata si ka kaluar puna ne klinike gjate 24 oreve. Pastaj filloj viziten ne repart, ku edhe takohem me pacientet te cila jane aty kane nevoje per bisede trajtim dhe qendrim ne klinike.

    A mendoni se ka moshë të caktuar që është më e përshtatshme për shtatzëni, cila është ajo kohë ideale dhe pse?

    Nuk ka kohe te caktuar qe eshte e pershtatshme per shtatzani.  Ka disa rregulla te cilat duhet ndjekur qe te kemi shtatzani te mbare dhe te shendoshe. Secila femer e pret kete periudhe e cila eshte nje nder periudhat me te kendshme ne jete kur behesh nene. Prandaj duhet te jemi mire te pergatitura  psiqikisht dhe fizikisht, qe te kemi shtatezani te mire. Nuk rekomadohet shtatezani pas moshes 35 vjecare, jo pse nuk ben, por qe ne ate moshte shtohen  me shume rreziqet prandaj duhet shtuar kujdesin me shume rreth ecurise se shtatzenise dhe zhvillimit te mire te frytiti si dhe vete nenes.

    Çfarë është më e rëndësishme për gratë shtatzëna gjatë periudhës së shtatzënisë. cilat janë përgjegjësitë dhe shprehitë e shëndetshme për të mirën e fëmijës dhe nënës, të ushqyerit dhe suplementet (vitaminat dhe mineralet në formë të tabletave apo pilulave).

    Gjate periudhes se shtatzenise nuk duhet qe te bejme nderrimin komplet te menyres se jeteses sone si dhe shprehive te tjera ne jete, sepse shtatzenia duhet pranuar si nje periudhe normale ne jeten tone ne periudhe te nje moshe te caktuar. Jeta duhet vazhduar normal me vetem pak me shume kujdes per ushqimin si dhe aktivitetin tone fizike. Edhe pse femra edhe pa shtatzeni duhet bere te njejtin kujdes per shendetin e vet. Duhani, alkoholi nuk lejohen te perdoren.  Nese ushqimi eshte cilesor dhe i mjaftueshem, atehere nuk ka nevoje per suplemente plotesuese, perveq nese mjeku e vlereson si dhe cka ka nevoje, duke pasur parasysh analizat rutinore qe behen te gruaja shtatzene.

    Testet e nevojshme gjatë shtatzënisë pavarsisht moshës së nënës?

    Nuk mjafton vetem egzaminim me ultraze sië eshte shume e kerkuar te ne te grate shtatzene. Duhet bere  testet e rregullta te grate  shtatzene ne faza te caktuara te shtatzenise qe te kontrollojme gjendje te ndryshme qe mund te paraqiten te grate shtatzene si psh anemia, infeksionet te ndryshme, etj .Kontrollat e rregullta ndihmojne qe çdohere te behen ato qe mjeku i rekomandon  per nje ecuri te mire te shtatzenise.

    Kontrollet sistematike gjatë periudhës së shtatzënisë. A ka nevojë për marrjen e bris-it, pap testit tek gratë që kanë rrezik më të lartë, apo vetëm pap testi i mbulon të gjitha preventivat gjatë shtatzënisë. Cili është rekomandimi juaj, a duhet bërë edhe kontrolle tjera të nevojshme për ecurinë e një shtatzënie të shëndetshme?

    Qe te kemi nje ecuri te mire te shtatzenise duhet bere kontrolla te rregullta te gjinekologu , ultrazeri, vizitat gjinekologjike, marrja e strishove si dhe testet te cilat preferohen te behen ne javet e caktuara te shtatzenise. Papa testi nuk eshte cdohere i nevojshe te behet te cdo shtatzene, por vetem te rastet e caktuara, nëse verejmë ndryshime ne qafen e mitres, apo nese gruaja  me heret ka pas probleme te tilla.

    Ushtrimet në shtatzëni. Çfarë lloje stërvitjesh i lejohet një gruaje shtatzënë dhe çfarë jo? Ekzistojnë shumë pikëpamje lidhur me këtë, andaj duam të dimë edhe  mendimin tuaj lidhur me këtë.

    Cfaredo aktiviteti fizik eshte i mirseardhur te nje grua shtatzene e shendoshe. Nuk duhet bere ato aktivitete ekstreme te renda (ngritja e peshave) qe mund te shkaktojne lodhje te madhe apo deshtim te shtatzenise. Asnjehere nuk duhet qe gruaja shtatzene e cila ka ecuri te mire te shtatzenise  te jete pasive  dhe te mos beje asnje aktivitet fizik, cfaredo qofte ai, si psh ecja, aktivitete te lehta fizike ne fitnes, bile ato jane shume te domosdoshme per nje shtatzene te shendoshe. Tek ne kjo nuk pranohet dhe nuk kuptohet mire. Shtimi i peshes gjate shtatzenise komplikon shtatzanine dhe mund te paraqiten semnundje te ndryshme (diabeti, tromboza, tension arterial i larte). Mesatarja eshte 13 kg, qe tolerohet te shtojme peshe gjate shtatzenise.

    Amniocenteza. Kohët e fundit kemi dëgjuar për amniocentezën si të detyrueshme për të gjitha gratë pas moshës 30 vjeçare. Sa është një indikator i sigurtë i anomalive gjenetike tek fetusi. A e rekomandoni ju amniocentezën? A ekzistojnë metoda tjera testuese, përveç amniocentezës, e që janë më pak agresive?

    Amniocenteza eshte test i cili tregon per probleme te ndryshme te cilat mund t’i kete fryti ne periudhen e hershme te shtatzenise. Eshte shume e domosdoshme te grate mbi moshen 30 apo 35 vjecare, ndonjhere edhe me heret nese mjeku ka dyshime te anomalive gjenetike te cilat eventualisht mund te kete fryti. Ka metoda tjera me pak agresive , me anen e gjakut si nje paraprijes se a kemi nevoje te bejme amniocentezen apo jo. Por per kete cdohere duhet biseduar me mjekun  dhe diskutohet bashke.

    Na tregoni pak për anestezionin Epidural. A praktikohet kjo në vendin tonë dhe cilat janë përparësitë dhe mangësitë e tij? A është e nevojshme ndonjë përgatitje e veçantë për marrjen e Epidural-it dhe cilat janë efektet anësore?

    Anestezioni epidural praktikhot te ne por ndonjehere nuk ka material te nevojshem per kete anesetzion. Shpeshehere grate te ne e blejne vete materialin nese deshirojne anestezion epidural, edhepse rralle kerkohet te behet te ne ne klinike. Aplikohet nga anesteziologu ne bashkpunim me gjinekologun. Eshte nje anestezion pa ndonje efekt anesore,  gruaja nuk ndien kontraksione- dhimbje, ndersa lindja vazhdon me nje ecuri normale dhe pa dhimbje.

    Periudha pas lindjes. Si të shërojmë epizotominë dhe thithat e lënduara?

    Shpesh ndodhe qe lindja te kryhet me episiotomi sidomos te grate te cilat lindin per here te pare, behet prerja e rreth vagines per te ndihmuar daljen me te lehet dhe pa problem e frytit.  Sherimi eshte i shpejte dhe nuk kerkon ndonje trajtim te vecante, perveq higjienes se duhur . Ndersa  tek thithat e gjirit duhet te behet larja dhe dezifenktimit i lehte i tyre. Te dyja jane shume te bezdishme, si episiotomija edhe thithat e gjirit pas lindjes, por ajo kalon shume shpejt dhe nuk ka  ndonje pasoje. Gjate dhimbjeve mund te mirren analgjetike te lehte dhe mbajta e higjienes se duhur.

    Depresioni postnatal (pas lindjes) është ende tabu temë në vendin tonë dhe kryesisht i atribuohet grave që janë emocionalisht më të dobëta. Çfarë është në të vërtetë depresioni postnatal, çfarë saktësisht ndodh tek gratë, si mund të dallojmë simptomat dhe si bëhet trajtimi i tij?

    Depresioni postanatal eshte relativisht i shpeshte tek grate pas lindjes. Nuk paraqitet vetem te grate emocionalisht me te dobeta, por te nje numer i grave shtatzena pa ndonje arsye te vecante. Duhet ndihmuar dhe kuptuar gruan pas lindjes, se pari nga bashkeshorti dhe gjithe familja. Eshte ndonjehere shume gjendje e rende sa qe duhet biseduar me psihiater per trajtim me te sakte.

    Tek ne veshtire kuptohte nje grua me derpresion pas lindjes, prandaj edhe nuk kane mirekuptim nga ana e bashkeshortit si dhe anetareve te tjere te familjes. Ka ende familje te cilat, duke u nisur nga tradita jone, ende jetojne ne bashkesi te medha, dhe aty jane edhe me te shprehura keto gjendje dhe te cilat nuk marrin trajtim adekuat mjekesor.

    Gruaja me gjendjen e depresionit postnatal nuk sillet ne menyre te shendoshe me femiun,  me anetare te tjere dhe  nuk kupton mire situaten e saj. Kjo gjendje kalon dhe nuk len asnje pasoje tek ajo. Behet e njejet e dashur dhe e sjellshme me veten si dhe femiun e vet, fillon ta kuptoje jeten me femije dhe e ndien dashurine qe femiu i ofron.

    Na tregoni momentet më të preferuara në karrierën tuaj që gjithmonë i kujtoni?

    Kam pune te veshtire por njekohesisht pune qe me sjelle gjithmone kenaqesi te madhe. Punoj me femra ku mundohem t’ju ndihmoj, t’i keshilloj qe te ndihen mire dhe te lumtura me jeten e tyre, duke ndihmuar qe te krijojne familje dhe jetojne nje jete te lumtur.  Per nje femer eshte gjeja me e rendesishme dhe me lumtur qe te behesh nene. Deshiroj qe cdo femer te behet nene, ta ndjeje kenaqesine e te qenurit nene dhe te jetoje jeten e lumtur me gjithe familjen e saj. Pra, kjo eshte e gjithe ajo qe me ben te ndihem krenare dhe e lumtur per pune qe e bej.

    Ju faleminderit shumë që ndatë kohë për dhënien e përgjigjeve të vlefshme. Jemi të sigurtë se lexuesit tanë janë të mirëinformuar dhe të kënaqur nga leksionet dhe këshillat e juaja si mjeke profesioniste.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...