Gjumi i pasditës është i mirë: Forcon memorien dhe koncentrimin

Sasia e gjumit të nevojshëm të pasditës është individuale ashtuqë dikush do të pushojë me vetëm 10-15 minuta gjumë, kurse dikujt i nevojiten dy deri tri orë. Në çdo mënyrë është më se i dobishëm për organizmin

Një orë gjumë pas drekës e mban trurin pesë vite më të ri, tregojnë shkencëtarët të cilët i kanë vëzhguar 3000 Kinez të moshes mbi 65 vjet, mes të cilëve 60 % të tyre çdo ditë pas dite kanë fjetur 30 deri 90 minuta.

Të testuarit të cilët kanë fjetur fiks një orë i kanë zgjidhur më saktë detyrat themelore matematikore dhe testet e memories nga grupi kontrollues, kurse te të tjerët nuk është vërejtur kurrfarë ndryshimi, ashtuqë përfundimi i ekspertëve është se pushimi i pasditës duhet të zgjasë një orë.

Por nuk është gjithçka aq e thjeshtë, thot dr. Zoran Gjogash, neuronjohës dhe ekspert për medicinën e gjumit, udhëheqës i Qendrës për medicinën e gjumit në KBC në Split. Fjetja e pasditës është gjë individuale, kurse varet shumë nga obligimet e jetës dhe nuk ndikon te të gjithë njejtë.

– Është e njohur se lakorja fiziologjike e ashtuquajtur e ritmit cikadial apo ritmit të zgjuarjes dhe fjetjes, përveç gjatë natës, tregon në shtimin e gjumësisë mes orës 14 dhe 17. Për shkak të nevojës për pushim psikologjik pas punës intenzive mentale, si dhe duke marrë parasysh efektet e dëshmuara të dobishme të gjumit afat-shkurtër për të mësuarit dhe kujtesës, gjegjësisht konsolidimin e memories, mund të nxjerrim përfundim se gjumi i pasditës është i dobishëm – shton.

Nuk është e lehtë të jipet këshillë e thjeshtë sa pas dite duhet bërë gjumë, thotë bashkëbiseduesi ynë.

– Bëhet fjalë për një fenomen i cili ndryshon shumë mes njerëzve, madje edhe të kulturës së njejtë. Disa njerëz janë të aftë të flenë shkurt, vetëm 10-15 minuta, dhe ndjehen të freskuar. Disa kanë nevojë së paku 30 minuta gjumë pasdite, kurse disa flejnë edhe më shumë, një apo dy orë – thotë dr. Gjogash.

Përveç kësaj, ritmi normal i zgjuarjes dhe fjetjes ndryshon gjatë jetës, ashtuqë të rinjtë janë më të prirur që të shkojnë për të fjetur në orë më të vona, por të zgjohen më vonë, kurse te më të moshuarit është e kundërta. E tërë kjo duhet patur parasysh kur dëshirojmë ta këshillojmë dikë për gjumin e pasditës, shton.

– Në parim, është me rëndësi që gjumi i pasditës të mos zgjasë shumë, të mos e çrregullojë gjumin e natës. Për këtë njerëzve që gjumi i pasditës i çrregullon kualitetin e gjumit të natës, apo shkakton vështirësi të fjetjes dhe mbajtjen e kontinuitetit të gjumit gjatë natës, duhet të shmangin fjetjen e pasditës – paralajmëron dr. Gjogash.

Këshilla që e cekëm në fillim të tekstit bazohet në hulumtimin e bërë me më të mëshuar se 65 vjeç në Kinë, thekson se supozimi që duhet fjetur pikërisht një orë, nëse tentojmë përmirësimin e aftësive mentale, mund të referohet vetëm për atë popullatë.

– Duhet theksuar se disa njerëz kanë shumë të zhvilluar aftësinë e të ashtuquajturës dremitje për fuqizim (power nap) në kohëzgjatje prej vetëm disa minutash, e cila mund të zhvillohet dhe trajnohet, kurse të cilën mund ta praktikojnë dhe më shumë herë në ditë. Shumë studime kanë treguar efektet e dobishmetë kësaj aftësie – thekson neuronjohësi Gjogash.

5 arsye kryesore për gjumin e pasditës

– do të çlodheni

– zvogëlohet ndjenja e lodhjes

– zmadhohet zgjuarësia dhe koncentrimi

– disponim i përmirësusr

– jemi më të efektshëm: reagojmë më shpejtë në nevojën për të bërë diçka dhe kemi kujtesë më të mirë

Në shkollën fillore fëmijët duhet fjetur 10 orë

Fëmijët pas ‘kopshtit’, në të cilin kanë pasur kohën e caktuar për gjumë pas drekës, kryesisht ndalojnë me zakonet e tilla, kurse edhe obligimet shkollore këtë nuk i’a mundësojnë. Për këtë është e rëndësisë së madhe të kanë kohë të mjaftueshme për gjumë të natës, këshillon neurologu Gjogash.

Atyre i nevojitet më shumë gjumë se sa të rriturve. Në shkollën fillore kjo është mesatarisht 10 orë – shton dr. Gjogash, me vërejtjen e dëshmimit të lidhjes direkte të suksesit në shkollë dhe kohëzgjatjen e fjetjes gjatë natës.

Megjithatë, sot është gjithnjë e më problem shkuarja sa më e vonshme e fëmijëve dhe të rinjve për fjetje, për shkak të përdorimit të aparateve të ndryshme elektronike, me të cilët shërbehen veçanërisht shumë në orët e mbrëmjes, kur i mbarojnë obligimet shkollore apo mësimi.

– Këto pajisje kanë edhe efekt negativ në fjetjen e natës sepse emitojnë të ashtuquajturën dritë të kaltërt, për të cilën gjithnjë e më shumë studime tregojnë se çrregullojnë arkitekturën e gjumit, gjegjësisht ndryshimet e stadeve normale të fjetjes përmes të cilëve kalojmë gjatë natës – thot mjeku.. Kur e kujtojmë edhe faktin se të rinjtë gjithnjë e më të rinj po fillojnë të dalin në mbrëmje, kurse gjithnjë në orë më të vona, janë shkaqe të mjaftueshme për brengosje. Edhe atë jo vetëm për shkak të shkurtimit të gjumit por edhe për shkak të cilësisë, sepse struktura e fjetjes gjatë ditës dhe ndryshimi i stadeve normale nuk po ndodhin në të njëjtën mënyrë, ashtuqë gjatë ditës kryesisht nuk mund të kompenzohet mungesa e gjumit të natës, paralajmëron dr. Gjogash.

kosovarja.ch