4.4 C
Priština
More

    Falënderimi dhe mirënjohja ju bëjnë njerëz të lumtur

    spot_imgspot_img

    Njëra prej shprehive më të çuditshme të njerëzve të lumtur është falënderimi. Ata e vërejnë , e ndjejnë, hulumtojnë dhe praktikojnë. Falenderimi liron nga stresi, ngrit disponimin që pozitivisht ndikon në kompletimin e imunitetit. Kështu do të ndërtoni mardhënie kualitative me kënd do që dëshironi.

    Njerëzit shpesh harrojnë në këtë shprehi të thjeshtë, që nuk është aq e  vështirë nëse e praktikojmë çdo ditë. Megjithate, si është ajo që njerëzit e lumtur ndjejnë falenderim pa marrë parasysh problemet. Kanë sëmundjen e kancerit, ata janë të falenderueshmë për ndihmën medicinale që ja u mundëson mbështetja familjare. Nëse nuk kanë familje apo partner, janë të falenderueshëm ndaj shoqërisë. Janë të papunë, shembull, janë të falenderueshëm të paktën që kanë kulm mbi kokë.

    Njerëzit e lumtur janë të falenderueshëm ndaj imtësive

    Ata nuk i marrin të parëndësishme ndodhitë e përditshme, si atë që në mëngjes janë zgjuar shëndosh e mirë, që kanë ujë, rrymë, shikim dhe bukë. Ata të gjitha këto i vërejnë dhe janë të kënaqur.

    Njerëzit e lumtur me vetëdije ndajnë kohë për falenderim

    Ata kanë disa mënyrë për falënderim. Kjo mund të jetë që gjatë ditës ndajnë kohë që të bëjnë listën e gjërave për të cilat janë mirnjohës. Gjithashtu edhe gjatë ngrënies mendojnë për atë se sa të bekuar janë. Ata ndjenjën e mirënjohjes e kanë praktikë ditore.

    Njerëzit e lumtur e tregojnë mirënjohjen

    Ata gjejnë kohë të jenë mirënjohës për të gjitha përvojat që i kanë arritur. Ato nuk janë vetëm fjalë: Ata e ndjenë mirënjohjen. Ajo mund të jetë ndjenjë lehtësimi, psherëtim apo thjesht një gjest që tregojnë që e kanë parë atë ndjenjë.

    Njerëzit e lumtur janë mirënjohës për ata që i rrethojnë

    Kanë shprehi mirënjohjeje me njerëzit e afërm për imtësi. Shpesh do u japin komplimente, i falenderojnë dhe marrin reagime pozitive si këmbim.

    Njerëzit e lumtur flasim për mirënjohje

    Ata ndajnë me të tjerët ndjenjën e mirënjohjes dhe kënaqësisë. Ata me qasjen e tyre për mirënjohje i bëjnë të ndihen mirë edhe njerëzit përreth.

    Njerëzit e lumtur janë falenderues edhe për arritjet e fatin e të tjerëve

    Ata kënaqen në fatin e të tjerëve. Ata jetojnë në botë ku ka vend për të gjithë. Nuk e shohim arritjen e dikujt si dështim të tyre. Për ata fitimi është diçka që ndahet dhe janë të gjithë të lumtur.

    Njerëzit e lumtur e dinë që jeta është e çuditshme

    Edhe ju mund ta shikoni jetën në këtë mënyrë. Andaj, hapini sytë, le të jetë mirënjohja shprehi e juaja pa marrë parasysh rrethanat. Shikojini dhe numrojini të gjitha çastet tuaja të lumtura.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...