4.4 C
Priština
More

    Si t’i themi që seksi nuk është i mirë?

    spot_imgspot_img

    Hmmm, kjo nuk është punë e lehtë. Posaçërisht nëse për të keni ndjenja. Ndoshta bën vetëm ndonjë gabim të vogël, ndoshta edhe në përgjithësi gabon- pa marrë parasysh, duhet të ndërmerrni diçka…

    MOS E AKUZONI

    Nëse nuk jeni të kënaqur me seks, nuk guxoni ta mbani në vete. Ndër të tjera duhet të prisni momentin e duhur dhe t’i zgjidhni fjalët në mënyrë që mos ta lëndoni. Në asnjë mënyrë pas dëshpërimit mos i thoni “Pse e përfundove kaq shpejt, unë ende nuk jam ‘nxehur’!”, apo “Pse mendon vetëm për vete”, në këto moment mund të vij deri tek përleshje shumë serioze, e ai do të mund të zgjidhte mënyrën ‘I hidhëruar jam- dhe të ngërdheshet’. Më mirë prisni ditën tjetër kur të dy jeni më të relaksuar dhe haptas flisni.

    AI NUK ËSHTË EX-I JUAJ

    Edhe këtë mos e harroni asesi! Nëse diçka mund ta lëndojë të dashurin, ajo është krahasimi me ish të dashurin tuaj! Me këtë vetëm do t’i rrisni problemet në krevat, por edhe jashtë tij. Çfarëdo përmendje të ishit e sidomos kur flitet për seks nuk ju sjell fund të mirë. Andaj nëse keni ndonjë dëshirë, kërkesë apo korrigjim, mos thoni asnjëherë: “Ish i dashuri im e ka bërë këtë apo atë!”

    TË GËNJENI APO JO?

    Situata më e keqe është kur seksi nuk ka qenë i mirë, e ai pret që ju ta lavdëroni! Ndërkaq edhe kjo mund të zgjidhet në mënyrë elegante: Nëse nuk e keni përjetuar orgazmën, këtë thjesht thuajeni. Nëse është pak tip normal, do ta kuptojë poentën. Për çfarëdo rasti më mirë heshtni ose përmbajuni komentareve sesa të gënjeni “Që është dashnor i përkryer dhe që e di se çka je duke dashur”. Atëherë nuk do të përmirësohet kurrë. Prisni ditën tjetër dhe haptas pa gënjeshtra dhe lajka, flisni për problemet të cilat ju ngushtojnë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...