4.4 C
Priština
More

    Çfarë do të thotë kur fëmija juaj refuzon të shkojë në shkollë

    spot_imgspot_img

    Identifikoni dhunën dhe menjëherë reagoni

    Kur e dëgjoni frazën „Unë e urrej shkollën“ – kjo është shenja e parë që ju duhet të ndaleni dhe të mendoni se pse fëmija juaj ndjehet në këtë mënyrë. Shpesh kjo deklaratë është një thirrje për ndihmë. Përveç që mund të ketë probleme me mësimin, të cilin mund të zbulojmë lehtë dhe shpejt, ekziston një mundësi e madhe që fëmija juaj është në konflikt me dikë, apo që ai/ajo ndjehet që nuk është i pranuar nga moshatarët e tij/saj.

    Fëmijët shpesh mund të jenë shumë të vrazhdë ndaj fëmijëve të tjerë. Duke qenë një individ në një grup prej 20 ose më shumë nxënës nuk është një detyrë e lehtë për askënd. Një fëmijë, i cili është një ‘introvert’ nga natyra, apo që e ka të vështirë të përshtatet në grup, të cilët më vështirë krijojnë kontakte me moshatarët e tyre, me siguri do të ketë shqetësimin dhe bezdisjen e atyre moshatarëve të njëjtë.

    – Bisedoni me fëmiun tuaj shkollor lidhur me shokët të tij, dhe pastaj përpiquni për të ndihmuar atë. Për shembull, të organizoni ndonjë “parti” të vogël, një festë për ditëlindje apo bisedoni për këtë me mësuesen/in e fëmiut. Personeli mësimor ka shumë përvojë dhe sigurisht që nga ndonjëri prej tyre mund të merrni këshilla të mira, pasi që në mesin e tyre është edhe këshilltari (pedagogu) i shkollës.

    Përmes viteve të praktikës është dëshmuar që fëmijët janë të vrazhdë për këdo i cili shmanget nga kriteri e tyre. Atëherë fëmiu është „Shtylla e Turpit“, është subjekt i shakave të ulëta dhe nuk është i pranuar. Përderisa tek disa fëmijë kjo ndikon, disa të tjerët janë indiferentë ndaj talljes dhe kritikave. Dallimi është në ngrohtësinë dhe sigurinë që prindërit e tyre e fusin për të fituar vetëbesimin e nevojshëm.

    Çfarë ndodh nëse fëmiju juaj është duke krijuar probleme?

    Mos e mohoni atë dhe mos e mbroni fëmijun tuaj. Sidomos mos i’a mbani anën  para prindërve të fëmijës i cili ndihet i kërcënuar apo i izoluar për shkak të ‘sugarit’ tuaj. Diskutoni haptazi, shpjegoni që nuk është e mirë për të bërë grupe të izoluara, që duhet të pranojmë të gjithë bashkë moshatarët. Sidomos tërhiqni vëmendjen e veçantë fëmijut tuaj për të mos ngacmuar fëmijët me aftësi të kufizuara apo me ndonjë të metë tjetër, veshët e mëdha, apo i trashë.

    Për të ndihmuar fëmijun tuaj, për të forcuar vetbesimin e tij, ju si një prind duhet të rrënjosni dashurinë tuaj tek ai/ajo, ata duhet të ndjehen të sigurt dhe të pranuar nga prindërit.

    – Kur fëmiju e sheh që e ka përkrahjen e plotë të prindërve të tij, do të ndjehet i sigurt në shoqërinë e bashkë-moshatarëve. Nëse fëmijët e tjerë e ngacmojnë për diçka, kjo nuk ka rëndësi për ta, sepse fëmijët gjithnjë mbështeten në dashurinë e prindërive.

    Fëmijët shpesh ngacmohen nga bashkë moshatarët e tyre  që ndihen të pasigurt dhe duan të bëjnë për të treguar që janë më të mirë.

    – Për këtë arsye është e rëndësishme që fëmijët të zhvillojnë besim të mjaftueshëm tek prindërit që mund të kenë komunikim të hapur me ta. Prindërit që nga fëmijëria duhet t’i mësojnë fëmijëve vlerat reale sepse fëmijët fitojnë besimin dhe sigurinë nga identifikimi me prindërit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...