Shtatë lloje të ushqimit që ndikojnë në përmirësimin e disponimit

spot_imgspot_img

Për të ditur se cilin ushqim ta hani për të larguar nga vetja mërzinë, duhet që të vazhdoni ta lexoni këtë temë…

Çokolata e zezë
Sigurisht që nuk jeni befasuar që keni lexuar fjalën çokolatë! Çokolata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut deri në tru dhe automatikisht jep kontribut në përmirësimin e koncentrimit dhe disponimit. Shikuar në tërësi, çokolata konsiderohet si afrodiziaku më i madh, mirëpo kjo qartë – nuk është e vërtetë. Prandaj, është gjithmonë mirë që të keni një çokolatë nëpër duar kur ndiheni keq.

Mjalti
Mjalti është shumë i shëndoshë dhe shumë më i mirë se sheqeri. Nëse vuani nga depresioni, duhet që patjetër të fusni mjaltin në ushqimin tuaj të rregullt. Mjalti, gjithashtu parandalon inflamacionet në tru. E për të ngritur disponimin tuaj është shija e ëmbël e mjaltit!

Vezët
Vezët janë jashtëzakonisht të shëndosha dhe për atë duhet që të jenë të përfshira në ushqim. Veza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës B, jod, zink, proteina dhe omega-3 acide yndyrore. Jo vetëm që do të ndiheni mirë pas konsumimit të vezës, por do të ngiheni!

Jogurti
Kjo meze e lehtë në mes të vakteve të ushqimit është e plot me kalcium dhe sigurisht që do t’ju përmirësojë disponimin! Jogurti përmban probiotikë, bankterie miqësore të cilat janë të njohura për faktin që zbusin depresionin. Gjithashtu, është i shëndetshëm dhe nuk do të ndikojë në ngritjen e kalorive tuaja ditore. Mund të merrni edhe jogurt pemësh. Prandaj, herën tjetër kur do të ndjeheni keq – e dini se çka duhet të pini!

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme dhe shumë e popullarizuar tek gjeneratat e reja. Nëse jeni në stres, atëherë është në interesin tuaj personal që vetes t’i bëni një filxhan me çaj të gjelbër. Përveç që përmban L-teaninë, e cila është një antioksidans, nga çaji i gjelbër do të keni një erë të mirë dhe do të parandalojë formimin e kariesit. Kjo do të thotë vetëm një gjë – bëjini vetes një filxhan me çaj të gjelbër, përmirësoni disponimin dhe ruani dhëmbët!

Kokosi
Kjo mund t’ju vijë e papritur, mirëpo nëse hani kokos të gjallë, do të jeni shumë të disponuar. Kokosi përmban trigliceride, yndyra të llojit të veçantë nga të cilat përmirësohet disponimi, dhe në përgjighësi, ndikon në shëndetin e trurit tuaj. Mirëpo, mbani në mend që qumështi i kokosit është shumë i pashëndetshëm. Më së miri është që të përdorni vetëm pjesën e fortë.

Spinaqi
Spinaqi, sikurse edhe shumica e perimeve gjethegjelbërta, është shumë i mirë për shendetin. Spinaqi është plot me hekur përmes së cilit ngritet tonusi i zemrës. Prandaj, kënaquni me këto perime me ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe pasurojeni organizmin me të gjitha nutrientët e domosdoshme, si dhe kontriboni në disponimin më të mirë!
/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kufij të shëndetshëm në rrjetet sociale për adoleshentë

Krijo rregulla të thjeshta dhe të zbatueshme për rrjetet sociale që ruajnë fokusin shkollor, gjumin dhe mirëqenien. Shembuj praktikë, dialog me prindërit dhe ide “detoks”.

Si dalloni materialet që zgjasin rrobat

Udhëzues praktik Trend nga Kosovarja: si ta njohësh në dorë një material të qëndrueshëm, cilat prova të bësh në dyqan dhe si ta ruash rrobën më gjatë.

Kujdesi për jetën seksuale në dashuri

Udhëzues praktik dhe i ngrohtë për komunikim, pëlqim, rituale intimiteti dhe siguri – hapa të thjeshtë që e mbajnë jetën seksuale të gjallë brenda lidhjes.

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.