16.1 C
Priština
More

    Agresiviteti tek fëmijët: Pse ndodhë dhe çfarë duhet të bëni në lidhje me këtë

    spot_imgspot_img

    Ballafaqimi me agresivitetin tek një fëmijë, është shumë shqetësuese dhe kërkon durim të madh. Por, duke marrë ndihmën profesionale, ju do të jeni në gjendje që t’i siguroni fëmijës suaj këshilla dhe udhëzime të qëndrueshme që do ta kthejnë atë në aktivitetet normale.

    Pse fëmijët parashkollorë bëhen agresivë?

    Çerdhja- plot fëmijë që janë të hareshëm, fytyra të ndritura që ndajnë librat dhe ngjyrat mes veti, fëmijë që garojnë kush është i pari, 5 vjeçarë të vegjël me probleme të mëdha.

    Edhepse merret si shokuese, agresiviteti është normal tek fëmijët 5 vjeç, gati çdo fëmijë i kësaj moshe i grabit gjërat e të tjerëve, shkelmon, godet dhe bërtet nga koha në kohë. Ndonjëherë këtë e bëjnë nga frika, se mos ndonjë fëmijë tjetër po ua merr “primatin”; arsye të tjera kanë të bëjnë më shumë me rrethanat se sa me instiktin. Duhet kuptuar se ata janë duke u rikuperuar nga ndryshimet e mëdha, që nga çerdhja e deri tek ushqimi. Me kohë këta fëmijë e tejkalojnë agresivitetin, në vitin e 5, aftësitë gjuhësore janë mirë të zhvilluara dhe mund të përdoren fjalë në vend të grushtave. Gjithashtu mësojnë nga gabimet dhe kurreshtja.

    Çfarë mund të bëni ndaj agresionit?

    Regoni shpejtë, sepse ashtu fëmija agresiv do të kuptojë se është në gabim. Largojeni nga situata e tendosur, 5 minuta mjaftojnë që të kuptojë sjelljen e tij. Gjithashtu mund ta dënoni nëse bëhet agresiv, shembull 15 minuta më pak TV, 50 cent më pak para e tj. Duhet të krijoni shembull, pa marë parasysh se sa jeni nervoz, nuk duhet kurrë të bërtitni apo t’i thoni se është keq dhe ta lëndoni. Duhet t’i përmbaheni planit, duhet të reagoni çdo herë me masë të njejtë nëse doni që fëmija juaj t’i mendojë pasojat para se të bëjë diç të keqe.

    Shpjegoni se është krejtësisht e natyrshme për tu zemëruar ndonjëherë, por nuk është në rregull nëse goditni, shkelmoni ose kafshoni. Sugjeroni mënyra më të buta për të shprehur mllefin, si p.sh. goditja e jastëkut apo e topit. Gjithmonë është mirë që të bisedoni dhe të tregoni se si ndjeheni për çështje të caktuara. Duhet të rivendosni përgjegjësi, nëse agresiviteti i fëmijës suaj dëmton pronën e ndokujt tjetër atëherë duhet t`a bëni të përmirësojë gabimin. Duhet të mësoni fëmijën të kërkojë falje kur i tejkalon kufinjtë edhe nëse duhet ta dërgoni direkt tek pala e dëmtuar.

    Shpërbleni sjelljen e mirë: në vend që t’i kushtoni vëmendje fëmijës suaj vetëm kur sillet keq, tentoni që të interesoheni rreth tij kur ai sillet mirë, për shembull kur kërkon për një lojë kompjuterike apo kur ia lëshon rradhën një fëmije tjetër i cili është duke pritur. Tregoni atij se jeni krenar për të. Mësoni atë se përmbajtja e kontrollin dhe zgjidhja e konflikteve janë rezultate më të mira. Mbani një calendar të veçantë ku do të evidentoni për çdo sjellje shembullore të tij dhe kur të arrijë rezultate të kënaqshme, shpërbleni atë, si një vizitë në ëmbëltore apo ndonjë paketë të re të kartave të bejzbollit, varësisht nga preferenca e tij.

    Kufizoni kohën e TV: disa filma dhe shfaqjeve për fëmijë, shpesh përmbajnë britma, kërcënime, rrahje dhe brutalitet. Kështuqë, përpiquni që të monitoroni programet që fëmija juaj shikon, veçanërisht nëse ai është i prirur për agresivitet. Nëse ndodh diçka gjatë shfaqjes të cilën ju nuk e miratoni, flisni me fëmijën tuaj, si për shembull “ A e sheh se si e shtyu ai djali shokun e tij për të arritur atë që donte? Kjo nuk ishte aspak një gjë e mirë, apo jo?” (Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët e kësaj moshe të shohin TV vetëm një orë në ditë me program cilësor).

    Mos kini frikë të kërkoni ndihmë: disa fëmijë kanë më shumë probleme me agresivitetin se sa fëmijët tjerë. Nëse kjo sjellje e fëmijës suaj është e shpeshtë dhe e rëndë, ndikon në shkollë dhe aktivitete tjera të organizuara, rezulton në sulme fizike mbi fëmijët apo të rriturit, atëherë duhet të konsultoheni me pediatrin e tij. Së bashku, ju mund të përpiqeni të gjeni rrënjën e problemit dhe të vendosni nëse është i nevojshëm ndonjë psikolog apo psikiatër për fëmijën tuaj. Ndonjëherë një paaftësi e padiagnostifikuar ose çrregullim i sjelljes, fshihet pas pakënaqësisë dhe zemërimit, ndonjëherë problem lidhet me familjen apo edhe vështirësitë emocionale. Si do që të jetë burimi i saj, një këshillues është mëse i nevojshëm për të, ta ndihmojë fëmijën tuaj dhe të punojë me emocionet që tentojnë të kalojnë në agresivitet si dhe të mësojë t’i kontrollojë ato në të ardhmen.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...