A mendoni se jeni lider i mirë?

spot_imgspot_img

Disa njerëz duan që të udhëheqin, derisa të tjerët duan të jenë të udhëhequr. Lideri i mirë nuk lind, ai bëhet i tillë. Por, shumë shefa sot nuk kanë kaluar trajnimin e duhur dhe shpesh humben në dëshirën për të qenë autoritativ dhe që punëtorët t’i duan dhe t’i respektojnë.

Nuk është vështirë të jesh shef, por kjo gjë kërkon shkathtëesi të caktuara. Ju sjellim disa këshilla se si ta përmirësoni lidershipin tuaj.

Udhëheqje në vend të diktaturës

Vetëm pse dikush është shef nuk do të thotë se të gjithë do ta dëgjojnë dhe do të bëjnë atë që ai dëshiron. Autoriteti që nuk respektohet, nuk inkurajon për rezultate të mira. Liderët janë ata të cilët duhet t’i insiprojnë njerëzit që të japin më të mirën nga vetja dhe të realizojnë maksimumun e tyre. Shefi duhet të jetë autoritet, por gjithashtu mbrojtës absolute i punëtorit të vet.

Ndikoni pozitivisht

Disa shefa shumicën e kohës e harxhojnë në përmirësimin e gabimeve më të vogla të cilat i ka bërë puntori. Në vend të kësaj do të duhej të lavdëronte sejcilën gjë të vogël të cilën puntori e ka bërë mirë. Duke u kujdesur për puntorin, ai do ta kuptojë pse puna e tij është e rëndësishme dhe kështu nga ta do të nxjerrni më të mirën e mundshme. Duhet të jeni pozitiv tërë kohën, sepse entuziazmi është ngjitës. Njerëzit nuk i vë në lëvizje kritika, por lavdërimi, e këtë gjë pak shefa e pranojnë. Një nga motivuesit e njohur – Tom Hopkins, e thotë këtë më së miri: “Mbani sytë hapur në mënyrë që të vëreni sejcilën punë të mirë të cilën e bën puntori juaj, dhe pastaj për këtë lavdërone!”

Shefi i mirë flet pak dhe dëgjon shumë

Nëse jeni lider, kjo do të thotë se keni më shumë përvojë në fushë të caktuar dhe këtu jeni për të ndarë këshilla, por jo t’i ndani vazhdimisht! Ndërhyrja e vashdueshme në fjalën e tjetrit do të thotë ndalesë konstante për koncentrimin e puntorit. Mos ndani tërë kohën këshilla, por lërini puntorët që vetë të shpikin diçka dhe ta sjellin proektin deri ne fund, përndryshe do të jenë të mvaruar nga ju dhe idetë tuaja. Nëse jeni shef, nuk jeni më i mençuri!

Njerëzit punojnë për para

Për shumicën puna është burim i mjeteve për jetesë (besoni apo jo, edhe puntorët kanë jetën e tyre jashtë firmës tuaj). Njerëzit që me zell punojnë për ju, janë të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj jush dhe firmës tuaj me qëllim që ta sigurojnë jetën e tyre dhe vetërespektin. Duhet të jeni zemërgjërë – lavdëroni dhe luftoni për të mirën e tyre dhe tuajën, në të kundërtën ndoshta edhe nuk do të keni puntorë që do t’ju thërrasin shef.

Për shumicën e njerëzve më i rëndësishme është rrethi, raportet ndërnjerëzore dhe atmosfera në të cilën punojnë, se sa shuma e parave që marrin. Pikërisht këtë duhet t’ua ofroni – një atmosferë të këndshme ku do të punojnë. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual: Ruajtja e intimitetit në marrëdhënie në distancë — kufijtë, komunikimi dhe mirëqenia

Si të ruani lidhjen intime kur jetoni larg partnerit: vendosja e kufijve, komunikimi i qartë dhe kujdesi për mirëqenien mendore dhe emocionale.

Rregullimi i shtëpisë: Kursime energjie praktike në shtëpi — hapa pa premtime financiare të sakta

Si të rregulloni shtëpinë me hapa praktikë që synojnë kursimin e energjisë pa premtime financiare të sakta — me theks në menaxhimin e kimikateve, rregulla sigurie dhe reagime të shpejta në rast helmimi.

Trend: Si të zgjidhni copat funksionale për mot të paqëndrueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës

Udhëzues praktik për të zgjedhur copat funksionale kur moti është i paqëndrueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës: materiale, ndërtim, mirëmbajtje dhe blerje të qëndrueshme me një fokus në zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme.

Veshmbathje: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — baza për çdo ditë

Udhëzues praktik për të ndërtuar një garderobë ditore që përballon mot të ndryshueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës, duke vlerësuar zgjedhjet e qëndrueshme, materialet dhe mirëmbajtjen.